Shenjat e mëdha të Ditës së Gjykimit




Shenjat e mëdha të Ditës së Gjykimit

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Dita e fundit ka shenja, cilat janë shenjat më të dukshme të saj?

Përgjigje:
Dita e gjykimit ka shenjat e saj, disa janë shenja të vogla e disa të mëdha.

Prej shenjave të mëdha janë; shfaqja e Mehdiut, shfaqja e dexhalit, zbritja e Isait birit të Merjemes (alejhis-selatu ue selam!), lindja e diellit nga perëndimi, dalja e kafshës, si dhe shkrimi në njeriun, që tregon se a është ai besimtar apo jobesimtar. Këto janë nga shenjat e mëdha të Ditës së Gjykimit, të cilat vijnë njëra pas tjetrës.

Pra, ndërmjet tyre do të ketë vetëm pak kohë. Ato vijnë njëra pas tjetrës, si puna e varëses kur këputet dhe rruazat e saj që ndjekin njëra-tjetrën, siç ka thënë kështu Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Po.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Burimi:
Fetaua alel Heua
1 Xhumadal Ula 1434H - 13.03.2013

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
15 Xhumadal Ula 1434H - 27.03.2013

Në video mund ta shikoni këtu