Pyetja e cila e bëri të qeshë Shejkh Mukbilin




Pyetja e cila e bëri të qeshë Shejkh Mukbilin

Pyetje:
Thotë pyetësi! Shejkh i nderuar! Hizbijtë thonë; pse parandaloni/paralajmëroni prej librave të kutbijëve dhe të sururijëve dhe nuk parandaloni/paralajmëroni prej librave të Ibn Haxherit dhe Neueuiut duke e ditur se edhe ata kanë gabime në akide?

Përgjigje:
Këto janë fjalë/dyshime prej të cilave gati sa edhe dielli po qesh duke rënë në gjunjë.

Kjo është e vërtetë o vëllezer. Po, po!

Si mundet, Allahu i’u dhëntë mirësi, t’i bëjmë/llogarisim librat e sejd kutbit apo të muhammed sururit, ndoshta muhammed surur nuk e bën dallimin midis ‘’halit’’ dhe “temjizit” (gramatikës), t’i bëjmë/llogarisim këto njësoj si Imam Neueuiu dhe Imam Ibn Haxheri?!

Gjithashtu qëllimet/nijetet ndryshojnë. Këta janë materialistë të mjerë, ndërsa ata janë Imamllarë në kulmin e asketizmit dhe në kulmin e devotshmërisë.

Ibn Haxheri është prej dijetarëve të Hadithit dhe ndoshta nuk vjen pas tij dikush që t’i ngjajë atij (në atë fushë).

Po! Gjithashtu edhe Neueuiu Allahu i Lartësuar e mëshiroftë ishte i zhytur në (dijen/shkencën) e fikhut, dmth, kishte dije të madhe në të.

Po! Elhamdulilah, Pasuesit e Sunnetit nuk kanë frikë dhe i kanë shpjeguar gabimet e Ibn Haxherit dhe të Neueuiut në libra të veçantë. Allahu i shpërbleftë me të mira dijetarët tanë.

Ndërsa sa i’u përket juve, ju nuk jeni të kualifikuar që të tjerët të mirren me librat e juaj. Kush jeni ju?!

Kjo është ajo çfarë përhapin hizbitë. Kur të zhduket hizbizmi do të zhduken edhe librat e juaj.

Po! Çfarë o vëllezër. Gjithashtu o vëllezër, sa herë që pasuesit e sunnetit e kundërshtojnë dikë (prej hizbive) e djegin/i japin fund atë.

Po! Sabunin, autorin e mukhtesar tefsir Ibn Kethir, Abdurahim Et-Tahhan. Po! Muhammed El-Gazalin gjithashtu edhe Et-Turabin. Kushdo qoftë o vëllezër. Kardauin e prenë/goditën, i’a prenë gjuhën dhe veshët (dmth me kundërshtimet ndaj tij).

Po! Çfarë o vëllezër. Atë cilin pasuesit e sunnetit e godasin, ai nuk ka më mundësi që të ngrihet në këmbë, përveç nëse pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe kthehet në pasimin e sunnetit.

Po, Po!

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“Le të kenë kujdes ata të cilët e kundërshtojnë urdhërin/rrugën e Tij se do t’i godasë ata ndonjë fitne ose do t’i godasë një dënim i ashpër.” Nur 63.

Po! Çfarë Allahu i’u dhëntë mirësi/bereqet. Ata janë larguar, e luftojnë sunnetin dhe pasuesit e sunnetit. Po! Me mirësi nga Allahu, ata rrëzohen dhe nuk ngrihen më pas fare.

E ka thënë të vërtetën i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) kur ka thënë:
“Do të vazhdojë një grup prej umetit tim të jenë të dukshëm në rrugën e drejtë, nuk i bën dëm atyre ai i cili largohet prej tyre dhe as ai i cili i tradhëton derisa të vijë urdhëri i Allahut dhe ata janë/mbesin të tillë.”

Çfarë keni bërë o ju të larguar? Ku është qëndrimi i juaj kundër sufive? Ku është qëndrimi i juaj kundër shijave? Ku është qëndrimi i juaj kundër të kotës dhe kundër demokracisë etj përveç tyre?

Pasuesit e sunnetit, elhamdulilah, janë ata të cilët qëndruan përballë kësaj, asaj dhe asaj. Allahu i Lartësuar është me ata.

إِنَّ وَلِيِّيَ اللَّهُ الَّذِي نَزَّلَ الْكِتَابَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى الصَّالِحِينَ

“Me të vërtetë Ndihmësi/Mbrojtësi im është Allahu i Cili e zbriti Kur’anin dhe Ai i ndihmon/mbron njerëzit e mirë/drejtë.” El-E’araf 196.

Autor:
Mukbil Ibn Hadij El-Uadi’ij
(Allahu e mëshiroftë!)

Përshtati:
Ebu Muauije
Egzon Kreka 

28 Sha'ban 1443H - 31.3.2022

Në video mund ta shikoni këtu