Ne nuk bëjmë gara me asnjë për këtë botë!




Ne nuk bëjmë gara me asnjë për këtë botë!

Ne nuk bëjmë gara me asnjë për këtë Botë. Mbajeni mend mirë këtë. Uallahi o Vëllezër! Kjo botë për ne nuk ka vlerë fare dhe nuk bëjmë gara për të.

Sikur të na ofrohet pozita, ne nuk e dëshirojmë atë. Pozitë më e madhe për mua, është që të hap një libër, ta redaktoj dhe ta komentoj atë, këtë e shoh si një pozitë shumë të madhe. Ndërsa heqjen dorë nga kjo, e konsideroj ulje për mua dhe për vëllezërit e mi.

يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ

Allahu i ngren/lartëson ata që besuan dhe ata të cilëve u është dhënë dituria në grada/shkallë të larta. El-Muxhadele 11.

 

Ku mund ta gjejmë këtë pozitë? Uallahi sikur të ma jepnin/ofronin pozitën e presidentit të shtetit o xhemat, nuk do pranoja Uallahi, nuk e dëshiroj. Na është ofruar një gjë e tillë dhe nuk e kemi pranuar.

Ne nuk bëjmë gara me asnjë për këtë botë, dua që ta kuptoni këtë gjë! Ky vend o vëllezër si të gjithë vendet tjera është i njohur me edukatë dhe vlera. Në të gjen prej kundërshtarit fjalë të mira, para atij me të cilin pajtohesh, kjo është prej përvojës. Kundërshtari kur të vjen, të mirëpret/mirësevjen dhe nuk dëgjon prej tij të këqija para atij që pajtohesh me të. J’ua them këtë haptazi, kjo është mirësi prej Allahut për ata.

Po! Prap e them, ne nuk bëjmë gara me asnjë për këtë botë. Unë bëj gara vetëm në mësimin e Kur’anit përmendësh. Kush dëshiron të bëj gara në Kur’an me mua, le të vijë, dy Xhuze, tre Xhuze mirësevjen. Bëj gara gjithashtu në Rijadus Salihin, kush dëshiron të bëj gara me mua në të, le të vij, dhe kështu në këtë gjendje janë Inshallah nxënësit e mi, vëllezërit e mi, shokët e mi. Bëjmë gara në dituri. Gëzohem kur e shikoj dikë i cili ka dituri dhe e dua për hirë të Allahut. Kjo është e përditshmja jonë.

Dhe Unë… Disa e kundërshtojnë thënien e fjalës ‘’unë’’ por kjo ‘’unë’’ ka ardhur shumë në Kur’an dhe Sunnet. ‘’Dhe unë garantoj për atë’’ sikurse thonë.

Nuk ka pas thirrjes/davetit tonë gjë të keqe për njerëzit në veçanti dhe as për shoqërinë në tërësi. Nëse i bëj keq një muslimanit, dëshiroj më mirë të vdes se sa të dënohem në varr për shkak të lutjeve që i bën (ai që i bëj padrejtësi).

إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُوا مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُوا وَرَأَوُا الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الْأَسْبَابُ وَقَالَ الَّذِينَ اتَّبَعُوا لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّءُوا مِنَّا ۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ اللَّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ ۖ وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ

(Atë Ditë) do të distancohen ata që pasoheshin prej atyre që u shkuan pas dhe që të gjithë e shohin dënimin dhe ndërpritet çdo lidhje mes tyre. Dhe do të thonë Pasuesit; ah sikur të na lejohej një kthim në (Dunja) e të largohemi prej atyre që i pasonim, ashtu siç u larguan ata prej nesh. Kështu Allahu do t’jua paraqesë veprat që janë dëshprim/tmerr për ta, e ata nuk kanë për të dalë nga Zjarri. El-Bekara 166-167.

Nëse ndodh që të devijojmë prej Kur’anit dhe Sunetit, kush më shpëton prej këtij kërcënimi?

Kur vdiq i Dërguari salallahu alejhi ue selem, dikush shkoi tek Ebu Bekri radiallahu anhu duke kërkuar trashëgiminë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ebu Bekri radiallahu anhu i tha:
E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Ne nuk trashëgohemi, atë që e lëmë pas është lëmoshë/sadaka.’’ Dhe unë kam frikë se nëse ndryshoj do të devijoj.

Dhe ne gjithashtu njësoj, kush na garanton? Ne kemi frikë.  

Kjo thirrje është thirrje e pastër me dije prej ditës së parë, as nuk do të ndryshohet dhe as nuk do të shtrembërohet. Dhe ajo që ndodhi më parë ishte vetëm mbrojtje e jetës dhe e nderit, por prap së prap, kjo thirrje është një thirrje me dije prej ditës së parë. E lus Allahun që të mos lëvizë/anojë majtas dhe as djathtas, gjatë jetës apo dhe pas vdekjes sonë.

Kjo thirrje është me dije, kush vjen e mësojmë, e këshillojmë, Vëllazëri për hirë të Allahut. Po, durim në bindje ndaj Allahut, nëse ndodh diçka e keqe bëjnë durim dhe nëse dikush i përkrah, e përkrahin atë në bindje ndaj Allahut, kjo është këshillim ndërmjet veti! Shembull! Nëse unë e mësoj dikë, dhe e shoh se ai e mësoi Kur’anin, Uallahi e përkrah/ndihmoj. Gjithashtu, nëse ai flet/thotë diçka që nxit në mësimin e dijes dhe në përkrahjen e njëri tjetrit, Allahu e shpërbleftë me të mira atë që më përkrah.

Thotë Ibnul Uezir:
O shokët e mi me mall (po ju drejtohem). A është dikush prej jush që në dashurinë e Ahmedit të më ndihmojë? Dmth, kush më ndihmon në dashurinë ndaj Imam Ahmedit dhe përhapjen e Fesë!

Kështu janë të gjithë njerëzit e mirë “Më ndihmo ta përhap Fenë e Krijuesit tim”, dëshiron që t’i mësojë të tjerët. I Dërguari salallahu alejhi ue selem shkonte tek fiset, në tregun Dhul Mexhenne, Ukadh, dhe në tregjet e tjera dhe thoshte:
‘’Kush më ndihmon ta transmetoj (përhap) Fenë e Krijuesit tim.” Dmth, t’i mësoj fëmijët e Muslimanëve, dhe kështu ndodhi, mësuan, dhe na largoi Allahu me anë të Tij prej errësirës në dritë.

هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولًا مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ

“Ai është që (Arabëve) të cilët nuk dinin shkrim dhe lexim, u dërgoi të Dërguarin nga mesi i tyre që t’ua lexojë atyre Ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të qartë.” Xhumu’a 2

Kur mar vesh se dy (vëllezër) kanë mospajtim ndërmjet tyre, unë nuk jam i qetë derisa t’i pajtojë ata te dy. Dua që njerëzit të bashkohen në librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit. Përçarja ndërmjet Muslimanëve tek Ne është e urryer.

Po! Për të gjitha këto tregojnë argumentet e Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. E gjithë kjo vjen prej Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, dhe bindja ndaj saj është e patjetërsueshme.

Ky ishte një përkujtim me vëllezërit musafirë të nderuar. Allahu i ruajttë, dhe mirë se kanë ardhur ata dhe gjithë të tjerët, dhe e lus Allahun të na jap sukses në dije dhe vepra.

Autor:
Jahja El-Haxhurij
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
Ebu Muauije
Egzon Kreka

 

24 Sha'ban 1443H - 27.3.2022

Në video mund ta shikoni këtu