Kur konsiderohet një person bidatçi?




Kur konsiderohet një person bidatçi?

Pyetje:
A konsiderohet çdo person që vepron një bidat si bidatçi dhe kur përdoret termi bidatçi mbi një person?

Përgjigje:
Parimi është se secili që vepron një bidat konsiderohet si bidatçi. Ky është parimi. Kush vepron një bidat, ai quhet bidatçi. Por nëse ai është i paditur, duhet ta mësojmë (këshillojmë) atë, dhe nëse pendohet nuk e quajmë atë bidatçi. Nëse ai këmbëngul në atë, ai quhet bidatçi në bazë të bidatit të tij. Pra ai që këmbëngul të veprojë meuludin apo ditëlindje të tjera, këtë (person) e quajmë bidatçi derisa të pendohet.

Ai që këmbëngul të ndërtojë mbi varre, ta fal namazin mbi varre ose të ndërtojë mbi to xhami, apo lexon libra mbi to, këtë e quajmë bidatçi. Gjithashtu e quajmë bidatçi secilin që praktikon një bidat të ndaluar.

Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
Kini kujdes prej gjërave të shpikura (risive), sepse çdo bidat është humbje.

Dhe Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë në hadithin e saktë, që thuhet në hytben e xhumasë:
Fjala më e mirë është fjala e Allahut dhe uthëzimi më i mirë është udhezimi i Muhammedit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), dhe punët më të këqija janë punët e shpikura. Çdo bidat është humbje.

Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
Nëse ndokush e punon një vepër, për të cilën nuk ka argument nga ne, ajo do t`i refuzohet atij.

Prandaj muslimani i nënshtrohet urdhërit të Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) dhe e pohon atë çfarë Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë dhe paralajmëron prej bidateve dhe i quan njerëzit e saj (njerëzit e bidatit) bidatçi, derisa ata të pendohen tek Allahu i Lartësuar.

I padituri mësohet (këshillohet) dhe kush pendohet, Allahu e pranon pendimin e tij.

Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)

Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Në video mund ta shikoni këtu