- 12-06-2023
- 541 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Imam Albani dhe studenti që duhej të shkonte në aeroport!
Shejkhu:
Mirë! Ti do të udhëtosh nga toka apo nga ajri?
Studenti:
InshaAllah nga ajri.
Shejkhu:
Dmth: Kur do të shkosh në aeroport?
Studenti:
Do të shkoj nesër, afërsisht pas Jacisë.
Shejkhu:
Pas Jacisë?
Studenti:
Po!
Shejkhu:
Në cilën orë do të jesh në aeroport?
Studenti:
Duhet të jem në orën nëntë, ndërsa nisja është në njëmbëdhjetë e pak.
Shejkhu:
Ke ndonjë i cili do të dërgoi, në të kundërt unë jam i gatshëm!
Studenti:
Allahu të shpërbleftë me të mira o Shejkh. Allahu të shpërbleftë me të mira!
Shejkhu:
Ti iu përgjigje gjysmës së pyetjes time!
Studenti:
Po! Çfarë!
Shejkhu:
Unë të thashë ty, a ke ndonjë i cili do të dërgoi, në të kundërt unë jam i gatshëm!
Studenti:
Jo, jo! Kam mundësi inshaAllah. Me lejen e Allahut do më dërgojnë vëllezërit.
Shejkhu:
Edhe pse përgjigjja jotë është më e plotë (se e para) ti akoma nuk je përgjigjur plotësisht.
Studenti:
Janë disa vëllezër të cilët studiojnë tek Shejkh Aliu, ata do të më dërgojnë në aeroport.
Shejkhu:
Dmth: Ata të thanë ty ashtu?
Studenti:
Po!
Shejkhu:
Të premtuan dhe të dhanë fjalën?
Studenti:
Dmth; Ata nuk ma konfirmuan plotësisht, por më thanë se do të takohem bashkë me ta nesër.
Shejkhu:
Mirë! Unë të premtoj ty se nëse ti nuk ke mundësi, unë jam i gatshëm.
Studenti:
Allahu ta shpërbleftë me të mira o Shejkh!
Shejkhu:
Mundohem që të afrohem tek Allahu i Lartësuar duke qenë në shërbim/ndihmë të një nxënësi dije si puna jote.
Studenti:
Allahu ta shpërbleftë me të mira dhe Allahu iu dhëntë bereqet.
Shejkhu:
Edhe mbi ty Allahu dhëntë bereqet.
Studenti:
Nëse ndodh diçka dhe ata nuk mund të më dërgojnë, unë do t’ju telefonoj juve inshaAllah.
Shejkhu:
Shumë mirë do të bësh/veprosh.
Studenti:
Allahu ta shpërbleftë me të mira!
Shejkhu:
Je i mirëpritur.
Studenti:
Es-Selamu Alejkum.
Shejkhu:
Ue Alejkumus Selamu ue Rahmetullahi ue Berakatuhu.
Autor:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Fetaua abral hatifi ues sejjarati‘’ 280/2
Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita
22 Dhul Kadeh 1444H - 11.6.2023
Në video mund ta shikoni këtu