Fitnet janë nga shenjat e ditës së kijametit




Fitnet janë nga shenjat e ditës së kijametit

Pyetje:
Siç po shihet, kohëve të fundit janë shtuar fitnet, grindjet/ndodhitë, zilia etj. A janë këto prej shenjave të Kiametit?

Përgjigje:
Nuk ka dyshim se fitnet janë prej shenjave të Kiametit, la haule ue la ku`u-uete il-la bil-lah.

Muslimani duhet ta lusë Allahun që mos t`i përjetojë ato, por nëse ato ndodhin, ai duhet të mos marrë pjesë në to, por të largohet prej tyre dhe të preokupohet me adhurim, sepse ibadeti në kohën e trazirave është sikurse të bësh hixhret tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), ashtu siç ka ardhur në hadith. Andaj, merresh me ibadet dhe nuk hyn në fitne, e as nuk merr pjesë, por përkundrazi, largohesh prej saj.

I Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) kur ia kujtoi/tregoi Hudhejfes (radijallahu anhu) se çka do të ndodh prej fitneve, dhe se do të ketë thirrës që thërrasin në të (fitne), thirrës të cilët janë/thërrasin në dyert e xhehennemit, Hudhejfe i tha:
Me çka po më urdhëron, o i Dërguari i Allahut, nëse e arrij atë kohë?
Tha (salallahu alejhi ue sel-lem!):
Bashkëngjitiu Xhematit të muslimanëve (pasuesve të hakut) dhe Imamit të tyre!

Kjo është mburoja më e mirë që të ruhesh nga fitnet. Muslimani të radhitet me xhematin musliman dhe imamin e tyre.

Tha duke e pyetur:
O i Dërguari i Allahut, e nëse nuk ekziston xhemat dhe imam në mesin e muslimanëve?
Ai ia ktheu:
Distancohu prej të gjitha grupacioneve dhe qëndro qoftë edhe duke kafshuar lëvoren e pemës, derisa të të vijë vdekja, e ti duke qenë në atë gjendje.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Burimi
http://www.af.org.sa/ar/node/3187

 

Në video mund ta shikoni këtu