- 27-10-2019
- 1318 shikime Autor : Shejkh Feuzani (Allahu e ruajttë!) | Kategori : -----
Dexhali, cilësimi dhe fitneja e tij, koha kur ai do të shfaqet dhe ruajtja prej tij.
Pyetje:
Dëgjojmë për dexhalin dhe fitnen e tij, prej së cilës ka kërkuar mbrojtje prej Allahut edhe i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem|), gjithashtu na ka urdhëruar edhe ne që të kërkojmë mbrojtje (prej Allahut) nga ajo (fitneja). Kush është dexhali? Cilat janë cilësitë e tij. Kush është fitneja e tij? Kur do të shfaqet? Çfarë obligohemi që të veprojmë në mënyrë që të ruhemi nga rreziku i tij?
Përgjigje:
Dexhali është njeri, do të dali në fundit e kohës. Do ta pasojnë atë jehudët. Dalja e tij është nga shenjat e ditës së gjykimit. Ai kur të dalë, me vete do të ketë fitne të madhe, e cila do të ndikojë tek ata që do jenë me iman të dobët. Për shkak të tij do të humbin/shkatarrohen shumë njerëz, përveç atyre të cilët i ka ruajtur Allahu i Lartësuar.Ndërsa sa i përket cilësive të tij, ai është jobesimtarë, i verbër, fitnexhi i cili do t`i bëjë fitne njerëzve dhe dëshiron që t`i devijojë besimtarët nga feja e tyre duke përdrorur mënyra të shumta. Fitneja dhe rrezikshmëria e tij është shumë e madhe. Ai dë të dalë afër ditës së kijametit. Fitneja e tij është e veçant[ vetëm për të gjallët. Ne jemi të obliguar që të kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej fitnes së dexhalit ashtu sikurse na ka urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem|)[1].
Autor:
Salih El-Feuzan
Allahu e ruajttë
Burimi:
El-Munteka min fetaua Esh-Shejkh Salih El-Feuzan py 315 fq 305
Përshtati
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
26 Safer 1441H – 26.10.2019
[1] Shiko sahihul Bukhari 7/159 prej hadithit të Aishes (Allahu është i kënaqur me të!)