Dëmet nga mos të falurit e namazit me këpucë




Dëmet nga mos të falurit e namazit me këpucë

Imam Mukbil Ibn Hadi El-Uadi`هj (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij të dobishëm “Sher`ijetus Salati bin-Nial”, ka një kaptinë shumë të mirë "Ligjshmëria e të falurit të namazit me këpucë" në faqet 24-26. Aty Shejkhu (Allahu e mëshiroftë) flet për dëmet e mos të praktikuarit të këtij sunneti dhe braktisjes së tij. Më pas ai flet rreth asaj që ka qenë dëshmitar dhe ka dëgjuar se çfarë u ka ndodhur atyre të cilët donin ta praktikonin këtë sunnet.

Dëmet nga braktisja e faljes së namazit me këpucë

Së pari: Nga dëmet më të mëdha të braktisjes së namazit me këpucë, është gjëja se pjesa dërmuese e muslimanëve janë bërë injorantë ndaj këtij sunneti dhe konsiderojnë se ai që falet me këpucë, ka bërë një krim të madh.

Dhe kam dëgjuar sa isha në Jemen, nga një mirëmbajtës i një Xhamie, i cili ka thënë: “Një njëri ishte njëherë në Saudi, pastaj u kthye në shtetin e tij dhe kur donte të hynte në xhami, i thashë: “Pasha Allahun, nëse ti hyn në Xhami me këpucë, unë do ta thyej këmbën!” I tilli (mirëmbajtësi i xhamisë) pretendonte se ishte nga njerëzit e dijes dhe në këtë çështje ai ishte injorant, nuk dinte se çfarë thotë në të vërtetë medh`hebi i tij.

Po ashtu, kam parë një grup njerëzish në Harem të Mekkes, të cilët ishin mbledhur kundër një njeriu për shkak se u falte me këpucë. Njëri nga ata tha (duke pasur për qëllim ata që falen me këpucë) i tha: “Ai është shejtan.” Është për të ardhur keq pasi që thanësi i kësaj fjale, është nga kujdestarët e xhematit në harem të Mekkes. Nuk ka dyshim se sikur ai ta dinte që kjo (falja me këpucë) është sunnet, nuk do ta akuzonte vëllanë e tij musliman, duke i thënë “Ai është shejtan.”

Kam parë sa isha në El-Bejshe (qytezë afër Xheddes) një njeri, i cili kishte shenja të mirësisë dhe devotshmërisë. Ky kundërshtoi njërin i cili u falte me këpucë. I thanë: “Ky është një sunnet”, e ai tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga ky sunnet!”

Dhe gjëja e cila është më e madhe se të gjitha këto që u përmendën, është se disa nga vëllezërit tanë që i duam për hir të Allahut, donin ta praktikonin këtë sunnet në Haremin e Medines, e ndërsa njerëzit i kundërshtuan shumë ashpër ata.

Dhe e gjithë kjo për shkak të mos veprimit me këtë sunnet nga njerëzit e dijes. Po ta praktikonin njerëzit e dijës këtë sunnet, atëherë nuk do kishim nevojë që t’i mblidhnim të gjitha këto hadithe e t’i përhapim ato në mesin e njerëzve.

Një tjetër shkak i gjithë kësaj është neglizhenca/largimi e njerëzve nga librat e sunnetit. Nëse ata do të ktheheshin në librat e sunnetit, nuk do kishin dyshime në lidhje me ligjshmërinë e faljes së namazit me këpucë dhe rreth asaj se ky është sunnet, të cilin jemi urdhëruar ta veprojmë.

Së dyti: Nga dëmet e mos faljes me këpucë, është se të gjithë ata që falen, i lënë këpucët në një vend, gjë e cila mund të shkaktojë shtrembërimin e rreshtave të cilët duhet të jenë të drejtë. Ne jemi dëshmitarë dhe kemi parë shtrembërimet e safave në Haremin e Mekkes për shkak të ngarkesës së këpucëve.

Së treti: Nga dëmet është edhe ajo që shumë nga namazfalësit, nuk i shikojnë këpucët e tyre tek dyert e Xhamive, kjo për shkak se ata nuk e kanë ndërmend të falen me këpucë. Mund të ndodhë që të kenë ndyrësirë nën këpucët e tyre, dhe nëse ai i fut ato në xhami, mund të ndodhë që ndyrësirat të mbesin brenda në xhami. E gjithë kjo mund të ndodhë për shkak të braktisjes së sunnetit, që është të shikuarit (për ndonjë papastërti) e këpucëve tek dera e xhamisë dhe të pastruarit nëse kanë ndonjë ndyrësirë apo papastërti.

Së katërti: Ai i cili falet, mund të ketë frikë se këpucët e tij do ia vjedhë ndokush, andaj edhe mund të jetë i shqetësuar gjatë namazit të tij. Një shqetësim i cili ia humb/largon përqendrimin në namaz, e përqendrimi në namaz është ajka e namazit, siç thotë Allahu i Lartësuar:

قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ

“Me të vërtetë që kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar/frikësuar në faljen e namazit.” Mu`minun; 1-2


Autor:
Imam Mukbil Ibn Hadij El-Uadi`ij
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Sher`ijetus-Salati bin-Nial, fq. 24-26

Përshtati:
UdhëzimidheDrita