Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre ?




Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre ?

Pyetje:
Dhe një pyetje tjetër o Shejkh! Cili është gjykimi fetar për të kërcyerit e femrave midis tyre?

Përgjigje:
Gjykimi për çfarë?

Pyetësi:
Të kërcyerit e femrave midis tyre.

Përgjigje:
Nuk ka kërcim, as midis grave e as midis burrave. Pra, as burrat me burrat dhe as gratë me gratë.

Sepse kërcimin/vallen e shoqërojnë shumë gjëra negative, nga të cilat muslimani duhet të jetë larg tyre, veçanërisht gratë, të cilat shfaqin pjesë të trupit të tyre kundrejt njëra-tjetrës. Kjo gjë nuk është e lejuar sipas Islamit.

Ajo çfarë lejohet për gratë dhe veçanërisht nëpër dasma, është të kënduarit këngë e cila është e pastër dhe fisnike. Në të cilën nuk ka fjalë të pamoralshme dhe të mos jetë prej këngëve që i këndojnë fasikët/të prishurit dhe këngëtarët bashkohorë.

Porse ajo duhet të ketë kuptim të mirë. Ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes (Allahu është i kënaqur me të!) kur e pyeti i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):

‘’Prej nga po vjen oj Aishe?‘’

Ajo tha: ‘’Prej një dasme të Ensarëve.‘’

Ai tha: ‘’A kënduat, sepse Ensarët e duan të kënduarit?‘’

Ajo tha: ‘’Çfarë të themi/këndojmë o i Dërguari i Allahut?‘’

Ai tha: ‘’Thoni! Ne ju erdhëm ne ju erdhëm, na përshëndesni ju përshëndesim.‘’

A ka diçka të keqe në këto fjalë? Nuk ka asgjë të keqe.

‘’Ne ju erdhëm ne ju erdhëm, na përshëndesni ju përshëndesim. Nëse nuk do të ishte gruri i zi nuk do të shëndosheshin/rriteshin virgjëreshat e juaja‘’

Fjalë të mira (jo me kuptim të keq) dhe të pastra. Nëse kënga është si kjo, atëherë nuk ka problem.

Pyetësi:
Nga këtu del/lind një pyetje o Shejkh! Kur ju na treguat dhe thatë se, kur e pyeti Atë i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ‘’Prej nga po vjen oj Aishe?‘’ A mund të kuptohet prej kësaj se Ajo ka dalur prej shtëpisë së saj pa lejen e Tij?

Përgjigje:
Jo! Ajo ka dalur me lejen e Tij. Ndoshta leja ishte e përgjithshme dhe Ajo ka lëvizur nga një shtëpi në një shtëpi tjetër. Ajo kurrë nuk mund ta bëjë diçka të tillë...

Autor:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 132/9

Përshtati:
Sulejman Kushi
15 Rabi’unil Eu-uel 1444H – 11.10.2022

Në video mund ta shikoni këtu