Çfarë do të thotë hizbije?




Çfarë do të thotë hizbije?

Pyetje:
Allahu iu dhënëtë sukses! Thotë pyetësi: Çfarë do të thotë hizbij? Çfarë do të thotë se filani ka hizbije? Kush janë hizbijtë, cila është thirrja dhe metodologjia e tyre?

Përgjigje:
Çdo kush i cili e kundërshton metodologjinë (menhexhin) e selefëve, ai është prej grupeve të humbura. Hizbija (grupacioni) nuk ka kushte.

Popujt e mëparshëm, Allahu i quajti Ehzab (grupe). Gjithashtu edhe Kurajshët u quajtën të tillë kur u bashkuan me grupet e tjera (kundër Rasulit salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Ata nuk ishin të organizuar (me kushte, etj), por tek ta gjendej shirku. Pra. nuk është kusht që një grupacion (i humbur) të jetë i organizuar. Megjithatë, nëse një grupacion (i humbur) organizohet, atëherë e keqja e tyre shtohet më shumë. Andaj, të jesh fanatik pas një ideje/mendimi të caktuar i cili e kundërshton sunnetin e Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) dhe të duash e të urresh për shkak të atij mendimi, në këtë rast ky është grupacion (në humbje), grupacion i cili ngrihet në një ide të devijuar dhe mblidhen pas tij njerëzit. Ky është hizbi (grupacioni); është e njëjtë, janë apo nuk janë të orgabizuar. Përderisa ai (grupacion) e kundërshton librin e Allahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij, konsiderohet një hizb (grup).

Kufarët të cilët e luftuan të Dërguarin e Allahut, nuk e kishin këtë organizim që gjendet sot, edhe pse kështu, Allahu i Lartësuar i quajti Ehzab. Pse? Sepse ata u mblodhën në të kotën për ta luftuar të vërtetën.
Dhe debatuan/kundërshtuan me të kotën për të fshehur (hedhur poshtë) të vërtetën. Gafir 5

Para tyre ka përgënjështruar populli i Nuhut dhe Ehzabët (grupet prej çdo populli). Dhe secili prej tyre (popujve/grupeve) u betuan ndaj të dërguarve të tyre për t`i vrarë ata. Dhe debatuan/kundërshtuan me të kotën për të fshehur (hedhur poshtë) të vërtetën. Unë i shkatarrova ata (për shkak të asaj që vepruan), dhe sa i madh/i tmerrshëm ishte ndëshkimi. Gafir 5.

Allahu i Lartësuar i quajti Ehzab. Allahu iu bekoftë!

Viti i Ehzabëve (u quajt ashtu ngase u bashkuan), Kurajshët me fisin Gatafan, me fisin Kurajdha dhe me fise të tjera, nuk kishin këtë organizim (që kanë sot grupacionet), edhe pse kështu (pa organizim), ata Allahu i quajti Ehzab, sikurse që edhe një Sure është quajtur Surja Ehzab.

A u quajtën Ehzab për shkak se ata ishin të organizuar? Kështu që, nuk është nga kushtet e Hizbit (grupacionit) që të jetë i organizuar.
Nëse dikush beson në idenë e tij të kotë, armiqëson për shkak të saj, debaton për shkak të saj dhe do për shkak të saj, ky është një Hizb. Ky është një Hizb, edhe nëse ia shtojmë organizimin - Allahu iu bekoftë - apo mbledhjen e parave, etj.

Kjo është prej hizbijes (grupacioneve) dhe konsiderohet nga Ehzabët (grupacionet) e humbura. Allahu na ruajttë!

Autor
Rabi Ibn Hadi El-Medkhali
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
21 Shaban 1434H - 30.06.2013

Në video mund ta shikoni këtu