Bashkimi me pasuesit e bidateve për të luftuar jobesimtarët!




Bashkimi me pasuesit e bidateve për të luftuar jobesimtarët!

Pyejte:
Vërtet, Muslimanët sot janë ndarë në grupe e parti, kurse Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të ndahemi e të kemi mospajtime. Pra, në mesin e Muslimanëve sot, ky quhet selefi, ky tjetri është eshari, ky tjetri është sufi dhe ky tjetri është maturidi. Pyetja është: A nuk është e mundur që të anashkalohet akideja e ‘’Miqësisë dhe Armiqësisë‘’ - ‘’El-Uela uel Bera‘’ me qëllim të bashkimit të fjalës (midis Muslimanëve), në mënyrë që të mund të përballemi me armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij?

Shejkhu:
Kjo pyetje është e habitshme dhe e çuditshme! Dhe dëshmon se shumë prej Muslimanëve, edhe pse nuk themi shumica e Muslimanëve, nuk e dinë se si mund të përballen Muslimanët me armiqtë e Allahut dhe t’i luftojnë ata, ndërsa ata janë në këtë gjendje, siç i përshkroi dhe vetë pyetësi, të përçarë në fraksione dhe parti të shumta.

Si mund të mendojë/logjikojë ky pyetës që ne ta lëmë/braktisim studimin për Allahun e Lartësuar që është pikënisja jonë e fillimit të besimit për të cilën u urdhërua i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) në Fjalën e Tij:

وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ

‘’Dhe Zotin tënd madhëroje.‘’ Muddeth-thir 3

Dhe Fjalën e Allahut të Lartësuar:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ

‘’Dije pra, se nuk ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.‘’ Muhammed 19

Kështu që, nëse Muslimanët kanë mospajtime në kuptimin e kësaj Fjale të Mirë, si munden ata të jenë një dorë e vetme (të bashkuar) në përballjen/konfrontimin me armiqtë e Allahut dhe luftimin e tyre?

Sikur ky pyetës dhe të ngjashmit me të, duan nga ne që ta shfuqizojmë sheriatin e Allahut të Lartësuar, dhe me shfuqizimin e sheriatit të Allahut, do të kemi mundësi të përballemi me armiqtë e Allahut.

Kjo është sipas medh’hebit të Ebi Neuasit (i cili thotë):
‘’Dhe më mjekoi me atë që është vetë sëmundja.‘’

Zoti ynë i Lartësuar thotë:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا

‘’Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, kthejeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më e mirë dhe përfundim më i bukur.‘’ Nisa 59

Dhe Ajeti të cilin pak më parë e kemi përsëritur disa herë:

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا

‘’Dhe kushdo që e kundërshton të Dërguarin pasi që atij i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga rruga e besimtarëve, Ne e lëmë atë në atë gjë që e ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehennem. E sa përfundim i keq është ai.‘’ Nisa 115

Si mund të jetë i kënaqur ky pyetës dhe të ngjashmit me të, që t’ua kthejmë shpinën të gjitha këtyre Ajeteve të qarta ?! Dhe si mund ta përfytyroje ai mundësinë që këta Muslimanë të përballen (me jobesimtarët) megjithë mospajtimet e mëdha që gjenden midis tyre.

Ato (mospajtimet e mëdha në mesin e Muslimanëve) nuk janë siç thonë ata, (mospajtime) vetëm në çështjet degëzuese/dytësore, përkundrazi janë edhe në çështjet bazë dhe jo vetëm, porse edhe në rrënjën e çështjeve bazë, e cila është (adhurimi, njohja) e Allahut, Zotit të Gjithësisë, të Lartësuarit.

Mua më vjen shumë keq, që po ia përmend këtë gjë këtij pyetësi dhe të ngjashmëve me të, se ne vërtetë fluturuam nga gëzimi, kur na vinin lajmet për fitoren e vëllezërve tanë Muslimanë Afganë kundër komunistëve rusë dhe bishtave/pasuesve të tyre.

Pastaj, po aq sa u gëzuam, u trishtuam dhe u pikëlluam kur ata (Afganët) u ndaluan (nga luftimi i rusëve) përpara dy qyteteve të vetme (të ngelura) nga i gjithë Afganistani, dhe arsyeja ishte se ata, prijësit dhe udhëheqësit e tyre, u përçanë mes tyre dhe u ndanë.

Ndërsa Zoti jonë thotë:

 

وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ۖ

‘’Dhe mos u përçani ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin/kurajon e do t’ju lërë fuqia.‘’ Enfal 46

Kështu që, ky pyetës nuk i ka kushtuar vëmendje mospajtimit/ndarjes që ka patur për qëllim i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) në hadithin se (ky umet do të ndahet në) 73 grupe, dhe se grupi i shpëtuar është ai në të cilin ishte i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) dhe shokët e Tij.

Atëherë kur Muslimanët të bashkohen në këtë menhexh/metodologji, në Kur’an dhe Sunnet dhe në atë që ishin shokët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), atëherë do të jenë në gjendje që të përballen me armiqtë e Allahut të Lartësuar.

Ndërsa, ta lëmë të kaluarën në të kaluarën siç thonë ata, dhe të përpiqemi të bashkohemi dhe të takohemi në mënyrë që të përballemi me armikun, kjo është diçka e pamundur.

Ajeti (që u përmend më lartë), lufta e Hunejnit dhe të ngjashme me të, janë nga shembujt më të mirë për domosdoshmërinë e unifikimit/njësimit të fjalës së Muslimanëve, porse kjo nuk do të jetë kurrë e mundur, përveç se duke u bazuar/mbeshtetur në Kur’an dhe Sunnet.

Ndërsa Ajeti i mëparshëm ju mjafton inshaAllah si argument:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا

‘’Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, kthejeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më e mirë dhe përfundim më i bukur.‘’ Nisa 59

Kapuni pas Librit pas Librit (Kur’anit), pas Sunnetit pas Sunnetit dhe pas metodologjisë së Selefëve. Po!

 

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)


Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’El-Mutefer-rikat‘’ 26/6

Përshtati:
Sulejman Kushi
28 Rabiunil Euuel 1444H – 24.10.2022

Në video mund ta shikoni këtu