A lejohet që muslimani të festojë krishlindjen?




A lejohet që Muslimani të festojë krishtlindjen?

Pyetje:
Një vëlla i jonë thotë: Kam vërejtur se disa Muslimanë marrin pjesë së bashku me të krishterët në ‘’festimin e ditëlindjes së Isait’’ apo sikurse e quajnë ata ‘’krishtlindjet’’. Ai kërkon nga ju që ta udhëzoni sa i përket kësaj!

Përgjigje:
Nuk i lejohet Muslimanit dhe as Muslimanes që të marrë pjesë së bashku me të krishterët, çifutët apo dhe me të tjerë nga jobesimtarët në festat e tyre. Porse e kanë obligim që t’i braktisin ato.

Kjo për shkak të thënies së Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ku ka thënë:

مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ

''Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.''

Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) na ka paralajmëruar ne nga imitimi i tyre dhe nga përngjasimi i jonë me zakonet/sjelljet e tyre.

Pra, çdo Musliman dhe Muslimane duhet të kenë kujdes rreth kësaj gjëje, dhe mos të jenë ndihmues (ndaj tyre) në festimin e këtyre festave me asgjë, sepse këto janë festa të cilat kundërshtojnë ligjin e Allahut dhe janë të vendosura nga kundërshtarët e Allahut.

Kështu që, nuk është e lejueshme për të marrë pjesë në ato festa dhe as të ofrohet ndonjë bashkëpunim me njerëzit (që i festojnë këto festa) apo t’u ndihmohet atyre në diçka, as me (dhënien) e çajit apo kafesë apo nga enët dhe të ngjashme, në asgjë nuk ndihmohen.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ۚ

‘’…por ndihmoni njëri tjetrin në El-Bir (mirësi/dëlirësi) dhe në Et-Tekua (devotshmëri) dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi…’’ Maide 2

Pjesëmarrja me jobesimtarët në festat e tyre është një llojë ndihmese e tyre në mëkat dhe armiqësi. Prandaj, është obligim për çdo besimtarë dhe besimtare që t’i braktisë këto (festa).

Po ashtu, nuk i ka hije atij që është i mençur që të mashtrohet nga njerëzit me anë të veprimeve të ryre. Është obligim që të shikohet ligji Islam dhe ajo (prej ligjeve) që ai ka sjellur, si dhe të pasohen urdhërat e Allahut dhe të Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) dhe most ë shikohet në çështjen e njerëzve, sepse shumica e njerëzve nuk i’u intereson ligji i Allahut.

Sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në librin e Tij Madhështor:

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ ۚ

‘’Dhe në qoftë se Ti i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të humbin/shamngin nga udha/rruga e Allahut.’’ En’am 116

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

‘’Dhe shumica e njerëzve nuk do të besojnë edhe sikur Ti ta lakmosh këtë (që njerëzit të besojnë).’’ Jusuf 103

Kështu që, festimet ku kundërshtohet ligji i Allahut nuk janë të lejuara që të pranohen edhe nëse njerëzit i praktikojnë.

Besimtari i peshon veprat dhe thëniet e tij, dhe veprat dhe thëniet e njerëzve me librin e Allahut dhe me Sunnetin e Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Ajo e cila përputhet me ato te dyja apo me njërën prej tyre, atëherë ajo është e pranuar edhe nëse njerëzit e kanë braktisur. Ndërsa ajo e cila I kundërshton te dyja apo njërën prej tyre, atëherë ajo është e refuzuar edhe nëse njerëzit e veprojnë.

Allahu na dhuroftë të gjithëve sukses dhe udhëzim.

Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
20 Safer 1435 – 23.12.2013

Në video mund ta shikoni këtu