- 20-04-2025
- 46 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A ka dallim midis ngrënies duke qëndruar në këmbë dhe duke ecur?
Pyetje:
Shejkhu jonë! A ka ndonjë dallim në mes të të ngrënit duke ecur dhe të ngrënit duke qëndruar në këmbë, siç ka ardhur në hadithin:
‘’Ne hanim duke ecur dhe pinim duke qëndruar në këmbë.‘’
A lejohet në rast jo të domosdoshëm ngrënia duke ecur apo origjina është lejueshmëria?
Shejkhu:
Kjo është përgjigjja! Në origjinë është e lejuar. Ky hadith ka ardhur për të mbështetur origjinën (lejueshmërinë). Megjithatë, duhet të bëjmë dallim mes të ngrënies duke ecur dhe të ngrënies duke qëndruar në këmbë. Sepse për ngrënien duke ecur, vlen hadithi i mëparshëm. Kurse, në lidhje me të ngrënit duke qëndruar në këmbë, na ka transmetuar shërbëtori i Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), Enes Ibn Malik (Allahu është i kënaqur me të) se, ngrënia duke qëndruar në këmbë është me keq se të pish duke qëndruar në këmbë.
Nga ajo që ne dimë është se, askush prej Sahabëve nuk e ka kundërshtuar atë. Kështu që, është e detyrueshme që të pasojmë fjalën/mendimin e tij.
Pra, duhet të bëjmë dallim në mes të ngrënies duke qëndruar në këmbë, gjë e cila është e ndaluar dhe mes ngrënies duke ecur, gjë e cila është e lejuar.
Veçanërisht kur ekziston dallim mes të dy situatave, pra, personi që ha duke qëndruar në këmbë, mund të zgjedh që mos hajë në këmbë, të tillit i thuhet ashtu siç i thuhet edhe atij që po pi në këmbë, i thuhet (te dyve) ulu.
Ndërsa ai i cili po ha dhe është duke ecur, është e qartë se është i zënë (me diçka) dhe për shkak se është i zënë ai po ha duke ecur.
Pra, ka një dallim mes dy gjendjeve dhe ky është mendimi më i saktë në lidhje me këtë, duke u mbështetur në dituri, në fikh/kuptim dhe në ether.
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 804/7
Përshtati:
Sulejman Kushi
22 Sheuual 1446H – 20.4.2025
Në video mund ta shikoni këtu