A janë të sakta hadithet që gjenden në librin Zadul Muslim?




A janë të sakta hadithet që gjenden në librin Zadul Muslim?

Pyetje:
Sa i përket librit Zadul Muslim, shumica e haditheve që gjenden në të, a janë të sakta apo jo? Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje:
Ajo që është e njohur tek dijetarët, është se; çfarë transmeton Bukhariu dhe Muslimi janë (hadithe) të sakta. Gjithashtu, çfarë transmeton vetëm Bukhariu apo vetëm Muslimi janë të sakta. Ndërsa (hadithe) të tjerat përveç tyre, shikohet në to (për saktësinë e tyre).

Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Likaul Babil Meftuh 1/2

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
14 Rabi`unil Euuel 1441H - 12.11.2019