Të mësohesh të flasësh një gjuhë tjetër përveç gjuhës Arabe ,që është simbol i islamit dhe gjuha e Kur’anit, në atë mënyrë që bëhet diçka e zakonshme për një vënd, ta flasësh atë edhe në familje me pjesëtarët e familjes, me miqtë, ta flasësh në treg, tu drejtohesh përfaqësuesve të qeverisë ose autoriteteve vendore, apo kur flet, komunikon me të njohurit, është pa dyshim mekruh (e papëlqyer), sepse do të thotë të sillesh si jo-arabët, që është mekruh, siç u tha edhe më lart.
Si pasojë, kur muslimanët e parë shkuan të jetonin në Siri dhe në Egjipt, ku populli fliste gjuhën greko-bizantine, dhe në Irak dhe në Khorasan ku banorët flisnin persisht dhe Afrika e Veriut (Maroku) ku populli fliste gjuhën barbare. Ata ua mësuan arabishten popujve të atyre vendeve, në atë mënyrë që arabishtja të bëhej gjuha dominuese në ato vënde (toka), dhe i gjithë populli, musliman dhe kafira, flisnin në arabisht.
Po kështu (e njejta) ka qenë edhe në Khorasan në të kaluarën, por më pas popujt (brezat) e kanë lënë pas dore gjuhën dhe vendosën (preferuan) që të flisnin Persishten deri sa e bënë atë gjuhën dominuese dhe Arabishtja u harrua nga shumica e tyre (popullit). Kjo është padyshim e papëlqyeshme.
Mënyra më e mirë është që të mësohesh ta flasësh Arabishten në mënyrë të tillë që të rinjtë ta flasin atë në shtëpitë dhe shkollat e tyre, kështu që simboli i islamit dhe muslimanët të dominojnë. Kjo do ta bëjë më të lehtë, për muslimanët , kuptimin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe fjalët e Selefëve, në ndryshim me një person që është mësuar të flasë një gjuhë të caktuar dhe pastaj dëshiron të mësoje dhe një tjetër dhe e ndjen të vështirë.
Dijeni që të jesh mësuar me të folurin e një gjuhe ka efekt të fortë dhe të dukshëm në formën e të menduarit, në formën e sjelljes dhe në përkushtimin fetar. Por ka edhe një efekt pozitiv, siç është të kërkosh t`i përngjasosh gjeneratave të para të këtij Ummeti , shokëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe Tabi’ineve. Të qenurit si ata përmirëson mënyrën e të menduarit, përkushtimin fetar dhe sjelljen në terësi.
Për vetë faktin, që gjuha Arabe është pjesë e islamit, ta njohësh atë (Arabishten) është një detyrë. Është detyrë ta kuptosh Kur’anin dhe sunnetin, dhe ato nuk mund të kuptohen pa njohjen e Arabishtes atëher kjo do të thotë që mjeti që shërben për përmbushjen e këtij detyrimi është obligim ta dish.
Ka gjëra që janë obligim për të gjithë njerëzit (fard ajn), dhe të tjera që janë obligim për komunitetin ose Ummetin (fard kifaje, që do të thotë që disa persona e zbatojnë dhe bie obligueshmëria për të tjerët).
Ky është kuptimi i asaj që është transmetuar nga Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe (All-llahu e mëshiroftë) i cili ka thënë. Isa Ibn Junus (All-llahu e mëshiroftë) na ka thënë. Nga Theuriu nga Umer Ibn Jezid (All-llahu I mëshiroftë) që Umer Ibn Khattabi (All-llahu është I kënaqur me të) i ka shkruarjtur Ebu Musa El-Esh`ariut (All-llahu është I kënaqur me të) dhe i ka thënë:
Mëso sunnetin dhe mëso Arabishten, mësoje Kur’anin në Arabisht, sepse ai është në Arabisht.
Së dyti, një hadith që e transmeton Umer Ibn Khattabi (All-llahu është i kënaqur me të), ai ka thënë:
Mësojeni Arabishten sepse është pjesë e fesë suaj, dhe mësojeni se si duhet të ndahet prona e të vdekurve (fara’id) sepse kjo është pjesë e fesë tuaj.
Ky urdhër i Umerit (All-llahu është i kënaqur me të), për të mësuar Arabishten dhe Sheriatin, bën një kombinim të asaj çka është e nevojshme, për faktin se feja përfshin të kuptuarit e fjalëve dhe të veprimeve.
Të kuptosh Arabishten është mënyra për të kuptuar fjalët e Islamit dhe të kuptuarit e sunnetit si dhe veprimet e islamit.
Autori:
Shjekhul Islam Ibn Tejmije
(All-llahu e mëshiroftë).
Burimi:
Iktidaus Siratil Mustekim 2/207.
Përshtati:
UdhezimidheDrita.net