Mis`uaku, një sunnet i harruar.

Njëra nga mënyrat më të mira për të mbrojtur dhëmbët është mis`uaku, që është përmendur në raste të ndryshme nga Pejgamberi Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem).

Njëra nga këto thënie të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) është trasmetuar nga Ebu Hurejra (radial-llahu anhu).

Ibn Maxhe (All-llahu e mëshiroftë) me nr.288 shënon që i Derguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka thënë:
Përdore mis`uakun se ai e pastron gojën dhe e kënaq Zotin. Çdo herë që XHibrili ka ardhur tek unë, më ka ftuar ta përdor mis`uakun deri në atë pike saqë u friksoja që do tu bënte i detyrueshëm për umetin tim. Nëse nuk do të friksohesha që do të kishte qen i vështirë përdorimi i mis`uakut për umetin tim do ta kisha bërë të detyrueshëm dhe faktikisht unë e përdor mis`uakun deri në atë pikë saqë friksohem që dhëmbët e përparshëm të më hiqen.
Hadithi Nr. 1816.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) tha:
Nëse ndonjëri hanë ose pinë me harresë atëherë duhet të plotësoj argjerimin e tij, ngaqë ajo çfarë ka ngrënë ose pirë, i është dhënë nga All-llahu.

Trasmetohet nga Amr Ibn Rabi`a (radial-llahu anhu) se ka thënë:
Kam parë Profetin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) të pastroj dhëmbët e tij me mis`uak derisa argjeronte aq shum herë sa që nuk ja dal ti numuroj.

Ebu Hurejra trasmeton që Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka thënë:
Nëse nuk do të ishte per frikën time që do të kishte qenë e vështirë për pasuesit e mi, do tua kisha urdhëruar atyre të pastronin dhëmbët me mis`uak në çdo marje abdesi.

E njëjta gjë trasmetohet nga Zaid Ibn Khalid (radial-llahu anhu), që Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) nuk bënte dallim midis atij që argjeronte dhe atij që nuk argjeronte në këtë drejtim (për përdorimin e mis`uakut).

Aishja (radial-llahu anha) ka thënë, Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem) ka thënë:
Është (domethënë mis`uaku) një pastrim për gojën dhe një mënyrë për të kërkuar kënaqësinë e All-llahut.

Fukahatë kanë sugjeruar që kur të përdoret siuaku, personi do të duhej të fillojë nga e djathta dhe të bëjë një lëvizjë anësore horizontale, në vënd që ta bëjë lartë dhë poshtë, ngaqë ky i fundit mundet të dëmtoj mishin e dhëmbëve. Nga mënyrat e përdorimit të siuakut, kemi të mëposhtmet:

1. Siuaku do të  duhej të lahet pas përdorimit, për të larguar mbledhjen e pislliqeve.

Aishja (radijAll-llahu anha) ka thënë:
Profeti
(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)  e përdorte siuakun, ma jepte pastaj mua për ta larë. E përdorja unë, e laja dhe pastaj ja riktheja përsëri.
Tra: Ebu Daud,1/45

2. Siuaku do të duhej të mbahet në një vënd të pastër.

Duhet ta kujtojmë praktikimin e këtij sunneti në të gjitha kohët. Është një humbje e madhe harresa e Misuakut mbi të gjitha kur ka kaq shumë hadithe që përkujtojnë rëndësinë e tij.

Përshtati:
www.UdhezimidheDrita.net

 
 
 
Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali me kusht që të tregohet burimi
Udhëzimi dhe Drita.net