Analizė gjuhėsore e Dėshmisė sė Besimit.

Mbasiqë të kuptuarit e një shprehje mvaret nga njohja e analizës së saj gjuhësore, dijetarët (All-llahu i mëshiroft) i kanë dhënë nje rëndësi shumë të madhe analizës gjuhësore të shehadetit LA ILAHE IL-LALL-LLAH. Kështu që thojnë:

Fjala la (që don të thotë, askush) është e njohur si një pjesëz mohuese absolute.

Fjala ilah është emri përkatës i saj që është i refuzuar dhe që mbart implikimin e një termi sintatik të nenkuptuar (tekdir). Në këtë rast Takdiri tregohet si të jetë fjala Hak (e drejtë), kjo don të thotë, që asnjë nuk ka të drejtë (ose që meriton) të jetë një ilah.

Fjalia il-lall-llah (përveç All-llahut) është një përjashtim i mohimit të mëparshëm në rastin e caktuar.

Kuptimi i ilah është. çka adhurohet me adhurim. Është ajo që zemra dashuron, madhëron dhe adhuron, duke shpresuar në të për arritjen e përfitimit ose për mbrojtjen kundër dëmit.[1]

Është një gabim të mendosh që termi sintatik i nënkuptuar (takdir) ka kuptimin e ekzistencës (meuxhud) ose objekt i adhurimit (ma`bud), sepse dëshmia e besimit don të thonte atëherë se nuk ekziston hyjni përveç All-llahut ose asnjë hyjni nuk është e adhuruar përveç All-llahut. Porse ka shumë gjëra në ekzistencën që adhurohen përveë All-llahut, si për shembull idhujt, varret dhe gjëra të tjera. Megjithatë, i Vetmi që vetem Ai meriton dhe ka të drejtë të adhurohet është All-llahu dhe çdo gjë tjetër që mund të adhurohet përveç Tij është e kotë, adhurimi i të cilës është i rremë.

Kjo është edhe ajo që dy shtyllat (arkan) të La Ilahe Il-lAll-llah urdhërojnë.
[1] Për këtë kuptimi është, që asnjë gjë nuk ka të drejtë të (hyjnohet) adhurohet përveç All-llahut.


Autor:
Shejkh Salih El-Feuzan
(All-llahu e ruajtë)


Burimi:
Marrur nga libri: Dëshmia e Besimit.

Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita.net

 
 
 
Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e çdo materiali me kusht që të tregohet burimi
Udhëzimi dhe Drita.net