Nga Shemsud-din Ebu Abdullah, Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Edh-Dhehebi.
(All-llahu e mëshiroftë).
Në librin e tij të shquar Tarikhul Islam “Historia Islame” Imam Dhehebiu (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
191. Fatime Bintul Hafidh Ebul Kasim Ali Ibnul Hafidh Bahaudin Ebu Muhammed El Kasim Ibnul Hafidh El Kebir, muhadithi i Shamit, Ebul Kasim Ali Ibn Hasan El Asakir, Ummul Arab Dimeshkijjeh.
Ajo ka lindur në vitin 598 H dhe ka dëgjuar nga Umer Ibn Taberzed, Hanbel El Mukebbir, Ebul Futuh El Xhelaxhulij nga Sittul Khatabeh Bint Tar-rah dhe Ebul Jumn El Kindi. Dhe i është dhënë leje-ixhaze që të transmetojë nga Ebu Xhafer Es-Sajdelani, Muhammed Ibn Fekhir, Ebul Futuh Esed El Ixhlij dhe një numër i shejkhave të Irakut, Khurasanit dhe Asbahanit. Ajo ishte e durueshme, fisnike, e shquar në zinxhirin e transmetimeve me rrënjë të forta në hadith. Dhe dëgjimi i saj haditheve nga Umeri dhe Hanbeli është në nivelin e pestë dhe gjithashtu dëgjoi në nivelin e gjashtë nga Umeri.
Ed-Dimjati, Kutbedin Ibn El Kastalanij, Muhammed Ibn Muhammed El Kanxhij, Ibnul Khabbaz, Alauddin Ibnul Attar, Xhemalud-din El Mizzij, Alamud-din El Birzalij dhe të tjerë transmetuan prej saj. Dhe më ka dhënë edhe mua leje që të transmetoj hadithet e saj. Vdiq më 19 të muajit Sha’ban.
248. Sittul Arab Bintu Jahja Ibn Kajmez, Ummul Khajr Ed-Dimashkijjeh.
Ajo dëgjoi nga robi i tyre i liruar Et-Taxh El Kindi dhe ka qenë e pranishme tek Ibn Taberzedi. Dhe të vjetërit dëgjuan prej saj dhe ajo na ka dhënë leje neve të transmetojmë hadithet e saj. E ajo ka pasur leje-ixhaze të transmetoje nga El Muejjid Et-Tusij e të tjerë. Ibnul Khabbaz, Ibnul Attar, El Mizzi, El Birzalij e shumë të tjerë transmetojnë prej saj.
E pyeta Mizzin për të e ai tha:
“Një Sheikhe fisnike, që ka dëgjuar shumë transmetime, ajo ka dëgjuar El Gajlanijat e të tjerë nga Ibn Tarbezi. Dhe ajo ka transmetuar gjatë shumë viteve.
Them (Dhehebiu):
“Ajo ka lindur në Rabiul Akhir të vitin 599 H dhe ka vdekur më 29 të muajit Muhar-rem.
311. Zejneb Bintu Ali Ibn Ahmed Ibn Fadl, Sheikha asketike (e larguar nga kjo botë dhe kënaqësitë e saj) Ummu Muhammed Bintul Uasiti.
Ka lindur, mendoj në vitin 605 H dhe ka dëgjuar nga Sheikh El Mueaffak në vitin 611. E kemi dëgjuar këtë nga ajo. E ajo ishte mamaja (nëna) e sheikhut tonë Shems Ibnuz-Zar-rad. Ndërsa vëllai i saj Tekiuddin edhe pse ishte dijetar i madh, shkonte e vizitonte atë dhe kërkonte nga mirësitë e saja. Të pakta kanë qenë si ajo, All-llahu qoftë i kënaqur me të. Ka vdekur më 5 të muajit Muhar-rem.
461. Shah Sittu Bintul Sheikh Shemsuddin Ebul Ganim El Musal-lem Ibn Muhammed Ibn Al-lan El Kajsi
Ajo ka lindur në fund të vitin 618 H dhe na ka transmetuar ne hadithe nga xhaxhai i babait të saj Makkij Ibn Al-lan. Dhe ka dëgjuar nga kunati i saj Selim El Basri. Dhe ajo ishte nëna e Imamit, kryegjykatësit Nexhmuddin Ahmed Ibn Sasri.
Ajo ka vdekur më 20 të muajit Muhar-rem dhe e ka patur kunjën Ummu Ahmed. Ajo ishte e drejtë, bujare dhe shumë e devotshme. E ka humbur shikimin gjatë një kohe.
462. Shuhdeh Bintu Muhammed Ibn Hasan Ibn Rafi’i Ibn Sumejr El Amirijjeh Amatur-Rahman
Ajo ka lindur në fund të vitin 628 H, ka dëgjuar nga Xhafer El Hamdani. Dhe ka qenë e pranishme tek El Irbili.
Ibn Baka dhe Muhammed Ibn Ammad i dhanë asaj leje-ixhaze që të transmetojë (prej tyre). Ajo gjithashtu ka dëgjuar nga babai i saj Khatib El Musal-la Ebi Abdil-lah El Kasarhaxhaxhi. I kam dëgjuar dy vëllime prej saj e me të vërtetë ajo i ka transmetuar pas vitit 660 H.
Ajo vdiq në pjesën e fundit të vitit (705H) ose në fillim të 706 H.
467. Aishe Bintul Mexhd, Isa Ibnul Imam El Mueaf-fakuddin, Abdullah Ibn Ahmed Ibn Muhammed Ibn Kudameh, adhuruesi i moshuar e i drejtë që transmetonte hadithe. Ummu Ahmed El Mekdisijjeh Es Salihijjeh
Ajo ka lindur në vitin 611 H dhe El Kadi Ebul Kasim Ibnul Harastani dhe të tjerë i dhanë asaj leje-ixhaze që të transmetojë (prej tyre). Ajo ka dëgjuar nga babai i saj, Esh-Shihab Ibn Raxhih, El Izz Muhammed Ibnul Hafidh dhe nga të tjerë duke qenë e pranishme. Gjithashru, ajo ka dëgjuar nga gjyshi i saj dhe të tjerë. Dhe ishte e vetmja që transmetoi disa vëllime. Ajo gjithashtu dëgjoi nga Baha Abdur-Rahman Es-Siraxh Ebi Abdil-lah Ibn Ez Zubejdi dhe nga Ed-Dija El Makdisi.
Ibnul Khabbaz transmetoi prej saj gjatë jetës se saj e gjithashtu shumica e studentëve dëgjuan nga ajo, prej tyre, El Mukatali, Ibnun-Nabulusi, El Muhibb dhe Jusuf Ed-Dumjati.
Ajo vdiq më 19 të muajit shaban. U bë e vështirë ta dëgjonim atë (për shkak të sëmundjes së pleqërisë sh.p) dhe po merrnim prej saj (përfitimin e mësimeve) me vështirësi. Ajo ishte motra e El Hafidhus-Sejf.
480. Fekhirah Bintu Ebi Salih, Ubejdullah Ibn Umer Ibn Abdur-Rahim Ibnul Axhemij
Ajo transmetoi nga Ebul Kasim Ibn Rahauejh dhe ne kemi leje të transmetojmë prej saj.
532. Fatime Bintu Husejn Ibn Abdullah Ibn Abdur-Rahman El Amadi. Ummu Muhammed. Mamaja e saj ishte Khadixheh Bintuz Zejn, Ahmed Ibn Abdu-Daim dhe ishte gruaja e sheikhut zahid Ali El Mulakin.
Një grua e drejtë dhe adhuruese, ishte e sëmurë me një sëmundje kronike. Ajo e ka transmetuar Sahihul Bukhari nga Ibn Ez-Zubejdi dhe ka transmetuar nga Fekhr El Irbili dhe të tjerë.
Ka ndërruar jetë ne muajin Muhar-rem dhe unë kam dëgjuar prej saj.
617. Khadixheh Bintut Taki, Muhammed Ibn Mahmud Ibn Abdul-Mun’im El Maratibi El Hanbeli. Ummu Muhammed
Një grua e drejtë e moshuar, adhuruese, ishte që lexonte shumë, nga gratë më të mira të Ed-Dajrit. Ajo transmetoi nga Ibnul Zubejdi dhe Irbili. Ajo ishte vajza e asketikës Habibeh Bintush Shejkh Ali Umer. Ne dëgjuam prej saj.
Ka ndërruar jetë më 29 në Xhumadel Ula dhe ka qenë 80 vjeçe.
618. Khadixheh Bintu Jusuf Ibn Ganimeh Ibn Husejn, dijetarja e shquar, Amatul-Aziz El Bagdadijjeh, e më pas Ed-Dimeshkijjeh, ka qenë e njohur si Bintul Kajjim
Babai i saj ishte kujdestar i një banjo publike. Dhe ai kërkonte dhe priste shumë prej saj, kur i pa cilësitë e saj të mira, ai bëri që ajo të dëgjonte shumë dhe i`a mësoi asaj shkrimin, Kur’anin, bejanin (mënyrën e të folurit) dhe të tjera. Ajo i jepte këshilla grave, e më pas e braktisi këtë gjë dhe qëndroi në shtëpinë e saj. Dhe ishte gruaja e El Haxh Mahmud Edh-Dhehebi.
Ajo lindi në vitin 628 H. Ka dëgjuar nga Mukrini, Ibnush Shirazi, Ibnul Lat-tij, Ibnul Mukejr dhe Kerimeh. Dhe në Egjipt nga Ali Ibn Mukhtar El Amiri dhe Ebul Hasan Ibnul Xhumejzi. E ajo transmetoi në Damask në El Ula dhe Tebuk.
Ajo gjithashtu i`a ka lexuar Kur`anin me Texhuid Ueliut Ibnush-Shaua Er-Radi Et-Tunusit dhe En-Naxharit, porse, nuk e përvetësoi siç duhet. Ajo ka mësuar dy libra gramatike dhe ka mësuar mësime gramatikore me mësuesit e gramatikës.
El Birzali na recitoi ne prej saj Mekametul Hariri dhe ajo ishte e vetmja që e transmetoi këtë në Damask.
Ndërroi jetë në fillim të Sha’banit.
623. Zejneb Bintu Umer El Kindi Ibn Sad Ibn Ali. Ummu Muhammed Bintul Haxh Zakiuddin Ed-Dimeshki, gruaja e Nasiruddin Ibn Karkin, komisar i kështjellës së Ba’lebekut.
Një grua e drejtë, fisnike ishte e devotshme dhe jepte sadaka. Ajo e ndërtoi një shtëpi për të varfërit dhe la shumë dhurata, pasuri fetare (vakuf). Ajo jetoi në mirësi e begati, e krey haxhin dhe transmetoi shumë, nuk kishte të ngjashme me të në kohën që jetoi.
El Muejjid Et-Tusi, Ebu Ruh El Haraui, Zejneb Esh-Sherijjeh, El Kasim Ibnus-Sefer, Ebul Baka El Ukberi, AbdulAdhim Ibn Abdul-Latif Esh-Sherabi dhe Ahmed Ibn Zefer Ibn Hubejrah i kanë dhënë leje-ixhaze që të transmetoi (prej tyre).
Ajo ka transmetuar në Damask dhe në Ba’lebek.
Ajo ndërroi jetë më 29 Xhumadel Akhira në kështjellën e Ba’lebekut e ajo ishte 90 vjeçare.
Ebul Husejn El Jununi dhe fëmijët dhe të afërmit e tij, Ibn Ebil Fet’h dhe dy djemtë e tij, El Mizzi dhe djali i tij i madhi El Birzali, Ibnul Nabulusi, Ebu Bekr Er Rahbi, Ibnul Muhendis, Ahmed Ibnud Durajbi, babai im, daja ime dhe të tjerë nga Ba’lebeku dëgjuan prej saj.
Ibn Samah lexoi para asaj Sahihul Muslim dhe unë lexova fillimin e Sahihul Bukhari deri tek libri i Nikahut dhe e kam dëgjuar pjesën e mbetur të librit nga Ibn Asakiri. Dhe kam dëgjuar disa vëllime prej saj, All-llahu qoftë i kënaqur me të.
640. Safijjeh Bintu Abdur-Rahman Ibn Amr El Fer-ra, motra e Sheikhut tonë Izzuddin
Ne kemi dëgjuar një vëllim nga ata te dy. Ata të dy kanë transmetuar nga Sheikh El Muuaffak. Tek ajo kishte mirësi dhe devotshmëri. Ajo ishte ndihmëtare (mami sh.p) gjatë lindjeve në malin Kasjun dhe ka vdekur në atë mal si shehide (inshAll-llah) për arsye të të ftohtit dhe urisë në moshën 78 vjeçare. Dëgjimi i saj i transmetimeve ka qenë në nivelin e pestë.
Ismaili dhe Safijeh na trasnsmetuan ne duke thënë: Ibn Kudameh na transmetoi duke thënë: Ebul Fet’h Muhammed na transmetoi duke thënë: Ibn Bishran na transmetoi duke thënë: Ibnul Bakhtari na tregoi duke thënë: Jahja Ibn Ebi Talib na transmetoi duke thënë: AbdulUehhab na transmetoi duke thënë: Talha Ibn Amir na tregoi nga Ibn Tausi se ai (Ibn Tausi) agjëronte pas Eidul Fitr gjashtë ditë dhe thoshte:
”Ato janë baraz me agjërimin e një viti, 30 ditë (ramazan e barabart me, sh.p) 10 muaj dhe 6 dite (java pas bajramit të ramazanit me, sh.p) dy muaj.”Hadithi është shumë i dobët. Pasi ky transmetim ka problem në zinxhirin e transmetuesve.
729. Merjem Bintu Ahmed Ibn Hatim Ibn Ali
Një grua fetare, e devotshme, e cila kishte dhimbje trupore, duke bërë durim e duke shpresuar në shpërblim. Ajo transmtoi nga El Irbili dhe ishte e pranishme tek Baha Ibn Abdur-Rahman. Kam dëgjuar një vëllim prej saj.
774. Khadixheh Bintul Kadi. Kemaluddin Is’hak Ibn Khalil Ibn Faris Esh-Shajbani Esh-Shafi’i
Ajo na transmetoi ne dhe na dha leje të transmetojmë prej saj, nga Ibn Sebbah, Ibnul Lat-tij, Ibn Basujeh, El Irbili e të tjerë. Ajo ndërroi jetë në Edduthra’at me vëllain e saj EL Kadi Muhijjuddin në Muhar-rem.
779. Zejneb Ummul Khajr, vajza e kryegjygjëtarit Muhijjuddin Ibn Muhammed Ibn Zekij El Kurashi Ed-Dimashki, Esh-Shafi’i. Gruaja e Nidham Ibn Abdullah Ibnul Ben`jasi
Ajo na transmetoi ne nga Ebul Hasan Ibnul Mukejr, Ali Ibn Haxhaxh El Betlahi, Ebul Kasim Ibn Rahauaj, Futuh Ibn Nuh El Khuuaji. Ajo gjithashtu dëgjoi nga Muhijjuddin Ibnul Arabi.
Unë vetë, El Birzali, El Mukatali, Ibnun Nabulusi dhe të tjerë, dëgjuam prej saj tek kopështi i fëmijëve të saj në Birkatul Humjirin.
Ajo ndërroi jetë tek kopshti më 9 Sha’ban dhe u varros në malin Kasijun.
786. Aishe Bintul Kadi, Is’hak Ibn Khalil Esh-Shajbani, Ummu Isa, motra e Khadixhes së përmendur më lart.
Ajo na transmetoi ne dhe na dha leje të transmetojmë prej saj, së bashku me motrën e saj nga Ibnul Lat-tij dhe Ibn Sebbah e të tjerë.
Ndërroi jetë ne Damask dhe u varros pranë babait të saj në malin Kasijun.
Marrur nga fjalët e vetë Imam Dhehebiut në
“Tarikhul islam uel uefajatul meshahiri uel a’lam”
“Historia e islamit dhe vdekja e njerëzve të shquar dhe personaliteteve të larta“
v 15 faqe 503 deri 954.
Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita.