|
Etheri nr. [30] Adij ibn Ar`tah ka kërkuar këshillë nga Umer ibn AbdulAzizi rreth (sektit të) Kaderive dhe Umeri ja kishte kthyer përgjigjen kështu: Pastaj, të porosis që t\\\'i frikësohesh Allahut, të jesh i kujdesshëm në urdhërat e Tij dhe në pasimin e sunnetit të të Dërguarit të Tij (alejhis-selam) dhe braktisjen e shpikjeve të shpikësve pasiqë me të ka ecur sunneti i tij dhe nuk kanë qenë të ngarkuar (nga Allahu) që të shpikin diçka (por ua ka përsosur fenë). Kështuqë, kapu fort pas sunnetit, sepse ajo (me lejen e Allahut) do të jetë mbrojtje për ty.
Mandej, dije se nuk ka bidat që e kanë shpikur njerëzit, veçse para tij i ka paraprirë diçka (si ajo, bidati) apo e ngjajshme me të. Nuk ka dyshim se sunnetin e ka bërë të ligjshëm Ai, që e ka ditur se e kundërta e saj është gabim, dështim dhe zhytje e qortuar. Prandaj, zgjidhe ti rrugën që edhe populli (selefus-salih)1 e ka zgjedhur për vete, sepse ata i kanë studjuar gjërat me dije dhe i kanë penguar shpikjet me këtë rrugë (që ata zgjodhën) dhe ishin më të fuqishëm (nga bidatçit) në shpalosjen e çështjeve të fesë dhe udhëzimi që gjendej tek ata (selefus-salih) ishte e detyrueshme të ndiqej në vend të rrugës së bidatçive. Nëse kjo që ju (kaderitë)2 ecni në të është udhëzim, atëherë ju vetëm se ua keni kaluar atyre (selefëve)3 në të! E nëse thuani (ju o kaderij) se ajo çfarë është shpikur pas tyre (selefëve) nuk e ka shpikur vetëm se ai që e ka parë vetën më të mirë se ata (selefët), atëherë kjo është e kotë dhe jo e saktë, sepse ata (selefët) janë ata që ua kanë kaluar atyre (kaderive) në këtë çështje dhe kanë folur (për çështjet e fesë) sa ka pasur nevojë (për pasardhësit), i kanë sqaruar ato aq sa ka qenë e nevojshme (për ta). Ata (selefët) e kanë ndalur vetën maksimalisht në zbulimin e gjërave që s\\\'ka qenë e nevojshme për t\\\'i zbuluar nga çështjet e fesë, kanë sqaruar prej tyre në veçanti aq sa ka qenë e nevojshme, duke mos u thelluar pa arsye (në këto çështje). Mirëpo, një grup njerëzish ishin shumë të cekët në sqarimin (e çështjeve të fesë) andaj edhe dolën nga rruga si anashkalues, kurse një grup tjetër me ambicie volgare, u thellua aq shumë sa që doli në ekstremitet4, kurse ata (selefët) qëndrojnë mes kësaj (në sqarimin e fesë) mes atyre dy grupeve, në rrugën e drejtë e të qëndrueshme.
Ti (o Adij) më ke shkruar që të pyesësh rreth shkrimeve mbi Kaderin (se a është kjo prej sunnetit apo bidatit) dhe padyshim (me lejen e Allahut) që ti ju ke drejtuar një eksperti dhe unë nuk di që njerëzit të kenë nxjerrë risi dhe të kenë shpikur bidat më të dëmshëm se sa shkrimet rreth Kaderit.5
Kaderi është përmendur edhe në kohën e xhahilijetit6 nga injorantët të cilët kanë folur për të dhe kanë hartuar vjersha, ku me to e kanë ngushëlluar vetën për atë që ju ka ikur (nga të mirat), e pas ardhjes së Islamit, atyre veçse ju ka ardhë edhe më rëndë (pasiqë ju ka bërë obligim besimi në të). E Pejgamberi (alejhis-selam) veçse e ka përmendur atë më shumë se në një hadith dhe e kanë dëgjuar prej tij muslimanët (sahabët), si dhe kanë folur për të (e kanë pranuar Kaderin) gjatë jetës së tij (të pejgamberit) dhe pas vdekjes së tij me bindje të plotë dhe dorëzim ndaj Zotit të tyre (ia kanë lënë atë Atij) dhe kanë qenë të bindur se është e pamundur që dija e Tij të mos ketë përfshirë gjithçka apo se nuk është përsosur në Librin e Tij (Leu`hi Mah`fudh) apo se ka diçka që Ai e ka neglizhuar nga Kaderi. Përkundër tërë kësaj {që për të (kaderin) është folur para islamit dhe pas tij} ai është përmendur në Librin Vendim-marrës (në Kur\\\'anin Fisnik), dhe prej tij është përfituar dhe mësuar besimi në Kader (nga Pejgamberi dhe shokët e tij). E nëse ju (o shpikësa) thuani: pse Allahu e ka zbritur këtë ajet apo pse e ka thënë këtë (që sipërfaqësisht duket kontradiktore)? Dijeni se ata (selefët) kanë lexuar (nga Kur`ani) atë që edhe ju e keni lexuar, por ata e kanë ditur komentin e asaj që ju e keni injoruar dhe për këtë pastaj edhe janë deklaruar: se besojnë se Allahu ka shkruar çdo gjë dhe e ka caktuar (shumë kohë para se të krijojë qiejtë dhe tokën) dhe është shkruar dëshpërimi, ajo që caktohet edhe bëhet, çfarë do Allahu realizohet dhe çfarë nuk do Ai nuk bëhet, dhe ne nuk jemi të zotët e dëmit e as të dobisë. Pastaj, (besimi i tyre në Kader nuk i ka penguar që të) nxitojnë në vepra të mira dhe njëkohësisht u zbrapsën (u ruajtën) me frikë (nga veprat e këqija)\\\".
E ka nxjerrë Ebu Davudi (4612), Ebu Nuajmi në \\\"Hilje\\\" (5/338), Ibn Bettah në \\\"el-Ibaneh\\\" (163) dhe të tjerët me rrugë të sakta, dhe shejkh Albani (rahimehullah) e ka vlerësuar si të saktë në \\\"Sahih Sunen ebi Daud\\\" duke u deklauar \\\"Sahih i këputur\\\". Thash (autori): etheri është i ngjitur tek të tjeret që e kanë nxjerrë atë.
1.Me ta është për qëllim këtu Pejgamberi (alejhis-selam) dhe shokët e tij radijallahu anhum..shih \\\"Aunul-Meabud\\\" (12/240).
2.Tani fillon ti drejtohet me fjalë kaderive…
3. Pra, selefët janë ata që ua kanë kaluar bidatçive në pasimin e udhëzimit e jo e kundërta, e me këtë Umer ibn AbdulAzizi (rahimehull-llah) po ua kotëson bidatin e Kaderive dhe bën shaka me ta...shiko \\\"Aunul-Meabud\\\" (12/240).
4. Pra nuk ia qëlluan mesit, siç qëndronin në të selefu salih…nga i njëjti burim.
5. El-Adhim el-Abbadi në \\\"Aunul-Meabud\\\" (242/12) thotë: \\\"Shkrimet rreth Kaderit janë quajtur risi dhe bidate nga aspekti gjuhësor duke shikuar nga këndi i preokupimit me shkrime dhe hartime rreth kësaj çështje (e cila ka shtyrë njerëzit në diskutime dhe polemika të ndaluara)….sepse as Pejgamberi (alejhis-selam) e as shokët e tij nuk e kanë përmbledhur atë në diçka (të shkruar), e nuk është quajtur bidat për shkak të esencës së saj, sepse sa i përket esencës së çështjes së Kaderit ajo është prej sunnetit të transmetuar saktësësht, e nuk është bidat, siç e konfirmon këtë edhe vet ai më vonë në letrën e tij\\\". Pra, bidat është quajtur polemika rreth kaderit në shkrimet që i kanë shpikur njerëzit, e jo vet çështja e Kaderit, sepse për të ka folur edhe Allahu dhe Pejgamberi i tij.
6. Koha para Islamit, para ardhjes së Pejgamberit (alejhis-selam) si Pejgamber.
|