Ekzistojnë pesë mendime rreth seh`ui sexhdes (sexhdia e harresës) dhe se kur duhet të veprohet.
- Shafitë thonë se ajo duhet të bëhet çdo herë para teslimit (para selamit).
- Hanefitë thonë se ajo duhet të bëhet çdo herë pas teslimit.
- Malikitë bëjnë dallim në situata dhe thonë se ajo duhet të veprohet para teslimit nëse veprohet diçka që njeriu e mangëson, nëse njeriu shton diçka (në namaz), e vepron pas teslimit (pas selamit)
- Ahmed Ibn Hanbeli ka thënë se ajo duhet të bëhet para teslimit në ato raste ku i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka vepruar para teslimit, ndërsa pas teslimit atëher kur i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka vepruar pas teslimit.
Dhahiritë thonë se ajo duhet të veprohet vetëm në pesë situatat në të cilën i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka vepruar.
Autor: Imam Muhammed Ibn Ahmed Ibn Rushd
Burimi: Bidajatul Muxh`tehid uen Nihajatul Muk`tesid (1/265) Darul Mearifeh, 1420/2000
Përshtati: Udhezimi dhe Drita |