Pyetje:
Një motër pyet: ”Si është çështja e veshjes së rrobave për fëmijët në të cilat ka piktura dhe janë piktura të gjërave që kanë shpirt nëse nuk është e mundur që t`i heqësh ato piktura, se nëse e bën, atëherë ato rroba prishen ?
Përgjigje:
Pa dyshim, se duhet të bëhet e ditur se, në pyetje të tilla bëhet e ditur se blerja e këtyre rrobave me piktura është bërë gabimisht ose prej harresës nga ana e babait ose nënës, të cilët e kanë blerë atë rrobë.
Sepse rregulli bazë është që nuk është e hijshme dhe e duhur që muslimani të blej rroba me piktura në to. Sidoqoftë, njeriu mund të mos jetë i ditur ose bën një gabim ose harron. E harron dhe kthehet në shtëpi e pastaj i bëhet e qartë se në atë rrobë ka një pikturë të plotë e cila është e ndaluar.
Është e domosdoshme të shtojmë edhe një pjesë si një hyrje në këtë pyetje. Dhe ajo është: Kthimi dhe ndërrimi i kësaj rrobe me pikturë me një tjetër pa pikturë në vendin ku është blerë.
Kështu, nëse nuk është e mundur që babai apo nëna ta ndërrojnë këtë rrobë, atëherë lind pyetja e bërë.
Kështu që, ju përkujtoj me këto dy hyrje që duhet të vendosen përpara pyetjes, sepse shumica e njerëzve janë te pakujdesshëm përsa i përket shitblerjes dhe marrëdhënieve tregtare në treg.
Ata blejnë gjëra të nevojshme përditë, të cilat janë prodhuar nga meteriale të ndryshme, gjëra që janë të përhapura (si tapete, qilima, dysheqe ose batanije etj) me gjëra të ilustruara shumë dhe me piktura në to. Dhe nuk kanë kujdes kur i blejnë këto dhe përdorin si justifikim, se këto janë gjëra në të cilat ecet dhe ulesh mbi to dhe se nuk varen nëpër mure.
Ne themi: “Është detyrë për çdo musliman që të jetë i zgjuar dhe të mos jetë në gjumë dhe të jetë i kujdesshëm ndaj kurtheve të jobesimtarëve, të cilët janë duke i pushtuar ata (muslimanët) me këto rrugë të ndryshme dhe njëra nga këto rrugë është, rrobat që janë me piktura.“
Dhe kjo çështje duhet të sqarohet pikë pas pike, sidomos nëse njerëzit janë në nevojë për këtë (sqarim). Dhe në një mënyrë më specifike kur ata janë bërë të pakujdesshëm për shkak të rregullave të përgjithshme dhe për shkak të fetuave të gabuara që nuk janë të bazuara në prova dhe argumente të sakta. Ashtu siç është puna me kukullat dhe lodrat e fëmijeve, ku tregjet janë të mbushura plot me to dhe nënat shkojnë dhe i blejnë ato lodra për t`i kënaqur e zbavitur fëmijët, duke u arsyetuar se, janë lodra për fëmijë.
Kështu, është e domosdoshme të përmendin këtu se kukullat të cilat janë për fëmijët e vegjël, e sidomos, them, vetëm për vajzat dhe jo për djemtë, sepse nuk ka asnjë argument për lejimin e tyre përveç hadithit të Aishes (radiall-llahu anha) ku thuhet në të se ajo i thërriste vajzat e fqinjëve që të vinin e të luanin me të me kukulla vajzash dhe i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e kishte lejuar atë dhe nuk e kishte ndaluar.
Kështu në një rast Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) hyri tek ajo dhe e gjeti që po luante me një kalë me dy krahë. Duke parë këtë, Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i tha:
“Një kalë me dy krahë ? Aishja (radiall-llahu anha) tha: ”A nuk je i njoftuar se Sulejmani (alejhis selam) ka pasur një kalë me krahë ? Keshtu, Ai (salal-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) qeshi dhe e pohoi thënien e saj. Ky hadith, është argument që lejohen kukullat që kanë formën e skulpturës për vajzat.
Sidoqoftë, është një rregull i fik’hut ku thotë:
Nese vjen ndonjë tekst që është i veçantë nga rregulli i përgjithshëm, atëherë ai rast (përjashtim) ndalet aty dhe nuk shtohet (punohet), sepse është në kundërshtim me rregullin bazë.
E kur është kështu, që është një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm atëherë nuk lejohet të bëhet kijas (barazpeshim) me atë që është përjashtim (kundërshtim) nga rregulli i përgjithshëm, sepse ajo gjë që ishte kundra analogjisë në rradhë të parë nuk mund të bëhet analogji në të, por ajo kthehet tek rregulli i përgjithshëm.
Nëse kjo është e qartë për të gjithë insha`All-llah, atëherë, themi që kukullat e Aishes (radiall-llahu anha) kanë qenë të atij lloji që gratë i`a jepnin fëmijëve të luanin që t`ia hiqnin vëmëndjen nga kërkimi i ushqimit dhe pirjes në kohën që ishin duke agjëruar. Kështu që, këto gra i bënin këto lodra nga leshi me ngjyra dhe i`a jepnin fëmijëve me qëllim që t`ia hiqnin vëmëndjen nga kërkimi i ushqimit dhe i pirjes në kohët që ishin duke agjëruar. Ky ishte lloji i pikturave dhe ishte në këto llojë lodrash për fëmijët dhe ishin lodra lokale te asaj zone dhe ishin shtëpiake të asaj shtëpie dhe nuk ishin të importuara nga vënde të tjera Islame, e jo më, nga vendet e jobesimit dhe lajthitjes të cilët bëjnë lodra e kukulla që janë në përputhje me shijen e tyre, traditat dhe zakonet e tyre, të cilat nuk përputhen aspak me shijen, traditat, zakonet e muslimanëve dhe me sheriatin.
Dhe ajo që e dëshmon këtë është se, sheh në këto piktura e lodra te importuara, që disa janë të vogla e disa janë të mëdha edhe një vajzë e vogël mund ta mbajë këtë kukull e ajo është e gjatë sa ajo (kukulla sa vjaza) dhe aq e gjërë sa vajza dhe i ka floket bjonde e me karfica dhe ngjajnë edhe me djemtë. Dhe ka kukulla të veshura me rrobe të shkurtëra pa mëngë apo më të shkurtëra që i tregon kembet. Këto lodra e kukulla, janë sipas shijeve dhe traditave të kafirave.
Kështu që, nëse i fusim këto lloj lodrash dhe kukullash në shtëpitë tona, atëherë kjo tregon se ne jemi të kënaqur me shijet, zanatet dhe traditat e tyre së pari dhe së dyti, që ne jemi duke i mësuar fëmijët tanë me këto sjellje e gjeste, duke i rritur e brumosur me këto dhe duke i parë si gjëra të kënaqshme që janë në kundershtim të plotë me veshjen islame, e sidomos çfarë janë në lidhje me burrat. Prandaj, duhet të jemi të dijshëm dhe të kujdesshëm nga këto rroba që vijnë nga vëndet e kufrit me llojet e tyre të ndryshme me format e tyre të ndryshme dhe me qëllimet e tyre të ndryshme dhe prej ketyre formave, janë rrobat e fëmijëve të vegjël.
Kështu që, me keqardhje të madhe themi se, sa herë që hyjmë në shtëpitë e vëllezërve tanë, i gjejmë fëmijët e tyre të veshur me këto lloj rrobash ku në to gjënden piktura dhe në disa raste, shikojmë rroba dhe me piktura të fëlliqura dhe të gjitha këto, në shtëpitë e atyre që thonë se janë duke ndjekur Kur`anin e Zotit të tyre dhe Sunnetin e të Dërguarit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Dhe kur na ka rënë kjo fatkeqësi, atëherë filluam t`i veshin të rinjtë tanë të cilët e kanë arritur moshën e përgjegjësisë, këto rroba me piktura nga përpara e piktura nga mbrapa. Dhe ndonjëherë qëllon që në namazin e xhumasë vjen dikush, i cili nuk e fal asnjë namaz tjetër përveç xhumasë, i cili e kalon jetën në dëfrim dhe qëllon që falemi pas tij dhe mbrapa bluzes së tij gjëndet piktura e një gruaje me flokë të gjata e të lëshuara që i tregon krahët apo më shumë se kaq.
Këto janë pakudejsi të çuditshme të muslimanëve dhe mendoj se ajo që i ndihmon në përhapjen e këtyre pikturave të turpshme, është thënia se pikturat e ndaluara janë vetëm pikturat tre dimensionale, të cilat kanë hije (p.sh: skulpturat).
E nëse nuk janë tre dimensionale, atëherë ata thonë, që lejohen, sidomos nëse nuk janë bërë me dorë, porse janë marrë me fotokamera ose me printer. Pra, këto janë nga vesveset e shejtanit që i`a ka hedhur njerëzimit në kohët e fundit dhe i`a ka zbukuruar atyre që të duket se nuk ka asgjë të keqe me to.
Kështu që, është detyrë e çdo muslimani që të largohet dhe të mos blejë asnjë lloj nga llojet e rrobave që i përmendëm më herët.
Dhe në përfundim them se, në lidhje me pjesën e pyetjes që, nëse çështja është rreth gërvishtjes së rrobes që të hiqet piktura dhe të hiqet përfitimi dhe kënaqesia (prej kësaj pikture) edhe meqë dihen gabimet e dukshme dhe të padukshme të kësaj rrobe atëherë them që lejohet të vishet.
Sidoqoftë, unë besoj se gruaja besimtare që e ka mundësinë dhe është e zonja në shtëpinë e saj, duhet që ta heqi apo mbuloje (në formën që mos të dallohet) kokën e kësaj pikture, sepse Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
“Me të vërtetë, piktura është koka.“
Kështu që, nëse koka mbulohet, atëherë piktura mbulohet edhe nëse disa shenja mbesin. Kjo ishte përgjigja e plotë e pyetjes insha`All-llah.
Shejkh
Muhammed Nasirud-din El Albani
(All-llahu e mëshiroftë)
Marrë nga kaseta me titull:
“Teuxhihatul lil mer’etil muslimeti”
Përshtati:
Udhëzimi dhe Drita