|
Selefizmi është pasimi i Selefëve (të parëve tanë të mirë). Selefët janë shoqëria e të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe kushdo që i ka pasuar ata në mirësi nga tre gjeneratat e para dhe të tjerët që vijnë më pas (në pasim). Ky është selefizmi.
Bashkimi në selefizëm d.m.th. të jesh në atë që kanë qenë shokët e të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe njerëzit e hadithit. Njerëzit e hadithit janë në metodologjinë e Selefëve dhe i pasojnë ata.
Selefizmi është të besosh në Emrat dhe cilësitë e All-llahut, të besosh në kaderin, të besosh në mirësinë e Sahabëve dhe të tjera.
Selefitë besojnë në All-llahun dhe në Emrat më të bukur dhe Cilësitë më të larta të Tij, ashtu siç Ai e ka përshkruajtur Veten ose siç e ka përshkruajtur i Dërguari i Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem). Ata besojnë këtë në mënyrën siç i takon Atij, pa i shtrembëruar ata, pa i përngjasuar Ata, pa i mohuar dhe pa i komentuar ata me komentime të gabuara.
Ata besojnë në Kader, i mirë qoftë apo i keq dhe se Imani nuk është i plotë përderisa nuk beson që Kaderin e ka vendosur All-llahu subhanehu ue teala.Thotë Allahu:“Ne, çdo gjë e krijuam me kader” Kamer: 69.
Sa u takon sahabëve, selefitë besojnë që është detyrë të krenohemi më ta, se të gjithë ata janë të sinqertë, se ata janë më të mirët e këtij Umeti dhe se ata janë gjenerata më e mirë. Besojmë që të gjithë ata janë të sinqertë, duke kundërshtuar atë që besojnë Shijat dhe Khauarixhët së shokët e të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) janë mosbesimtarë (përvec disave) dhe nuk i’u japin të drejtën që u takon.
Selefitë nuk kanë udhëzues tjetër përveç të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) . I Dërguari I All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është Imami i selefive dhe shembull për t’u ndjekur. Shoqëria e tij poashtu janë shembull për t’u pasuar. Kjo bazë vjen nga fjala e të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem): Çifutët u ndanë në 71 grupe. Krishterët u ndanë në 72 grupe. Umeti im do të ndahet në 73 grupe. Të gjithë janë në zjarr, përveç njërit.
Ata (sahabët) thanë: Kush janë këta?
Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) tha: Janë ata të cilët do të ndjekin atë në të cilën jam unë sot dhe shokët e mi. Trans. Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Ahmedi dhe e ka saktësuar Shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë).
Dhe thënia e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) në hadithin që e transmeton Irbad Ibn Ser-rije (radiAll-llahu anhu) i cili e përshkruan ligjëratën e të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), ku më pas i këshilloi të kenë frikë All-llahun.
Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) tha: Ju këshilloj të keni frikë All-llahun dhe të bindeni ndaj udhëheqësve, qoftë ai dhe një rob nga Etiopia. Pastaj Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) urdhëroi që të pasohen suneti i tij dhe suneti i Khulefai Rrashidijn.
Ai (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: Ju urdhëroj të kapeni fortë pas sunnetit tim dhe sunnetit të khulefai rrashidijnve që do vijnë më pas, kapuni fortë me dhëmballë. Dhe bëni kujdes risitë në Fe, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr. Trans. Imam Tirmidhiu dhe e ka saktësuar Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë).
|