|
Prej gabimeve të namazlive është edhe, ngritja e shikimit drejtë qiellit ose shikimi përpara ose shikimi në të djathtë apo në të majtë, vepra të cilat bëhen shkak që njeriu të hutohet apo të përshpëris në vetveten e tij. Nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) na ka ardhur urdhër, që t`i ulim shikimet dhe të shikojmë në vendin e sexhdes, porse përjashtohet rasti i uljes në teshehud (gjatë ettehijjatit), ku shikimi duhet të shkojë në vëndin ku lëviz gishti dhe nuk duhet ta tajkalojë atë. Është vertetuar gjatë formës së namazit të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i cili ka thënë: Nuk duhet të kalojë shikimi i tij, vëndin tek i cili lëviz gishtin. (Tra: Ebu Daud 1/260, Imam Ahmedi 4/15.)
Është pyetur Imam Iz Ibn Abdus-Selam (All-llahu e mëshiroftë): Çfarë argumenti kanë ata që thonë, se është e pëlqyer për namazliun, që gjatë rukusë të shikoj tek këmbët e tij, gjatë sexhdes të shikoj tek hunda e tij apo gjatë uljes (në teshehud) të shikoj në prehrin e tij ?
Është përgjigjur duke thënë: Këto fjalë nuk janë të sakta dhe ai që argumentohet me to, nuk ka asnjë argument nga Kur`ani dhe Sunneti, All-llahu e din më mirë. (El-Fetaua: f: 68.)
Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anha) se ka thënë, e kam pyetur të Dërguarin e All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) për shikimin (majtas, djathtas, lart, posht) në namaz dhe mu përgjigj duke më thënë: Ajo është një vjedhje që shejtani bën nga namazi i namazliut. (Tra: Imam Bukhariu 2/234 dhe 6/338. etj.)
Gjithashtu transmetohet nga Enes Ibn Malik (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: Çfarë kanë disa njerëz që gjatë namazit të tyre i ngrenë shikimet në qiell. Dhe foli rreth saj me ashpërsi derisa tha: Ose do ta lënë këtë vepër, ose do t`i mirren shikimet. (Tra: Imam Bukhariu 2/233 etj.)
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: Ata të cilët i ngrejnë shikimet në qiell gjatë namazit, ose do të ndalojnë së vepruari këtë vepër ose do tu merren shikimet. (Tra: Imam Muslimi 1/321 etj.)
Gjithashtu transmetohet nga Xhabir Ibn Semurete (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: Ata të cilët i ngrejnë shikimet në qiell gjatë namazit, duhet t`i japin fund kësaj vepre, ose në të kundërt, nuk do të shikojnë më. (Tra: Imam Muslimi 1/321 etj.)
Në këto hadithe shikojmë ndalesë dhe kërcenim për ato të cilët i ngrejnë shikimet në qiell gjatë namazit dhe për këtë vepër , dijetarët kanë rënë në një mendim (Ixh`ma) se ajo është e urryer (Sherhu Neueui ala Sahihi Muslim 4/152 apo Fet`hul Bari 2/234 etj) pra, është e urryer që namazliu të kthehet sa andej/këndej gjatë namazit pa pasur nevojë (Zadul Mead 1/248), gjë të cilëm e përfituam nga hadithi i parë.
Kthimi andej/këndej, ju atribua shejtanit, për shkak se ajo vepër të pengon nga përqëndrimi për tek All-llahu dhe kjo vepër e shejtanit u quajt Ikhtilasun (vjedhje me kryeneçësi), sespe shejtani vjedh nga namazi i namazliut pa u munduar dhe largohet para syve të tij. Plaçkitësi e merr sendin me forcë, ndërsa hajduti e merr fshehurazi, në këtë rast dhe shejtani e huton namazliun dhe e shpërqëndron nga namazi dhe ky i fundit fillon të shikoj sa andej/këndej pa ndonjë arsye, në këtë rast, shejtani arrin të vjedhi nga namazi i namazliut dhe përngjasohet me hajdutin. Kjo vepër është quajtur Ikhtilasun në mënyrën figurative, për të treguar neverinë e veprës që bën ky vjedhës, sepse All-llahu drejtohet drejt atij që falet, ndërsa shejtani pret rastin më të volitshëm për ta penguar këtë gjë nga ai dhe sapo të filloj së kthyeri sa andej/këndej, shejtani e shfrytëzon këtë gjendje të namazliut dhe vjedh prej namazit të tij (Fet`hul Bari 2/235).
Ai i cili kthehet andej/këndej, namazi i tij nuk prishet, me përjashtim të rastit kur i ka ka kthyer shpinën kibles apo kur nuk është në drejtim të saj. Ka thënë Ibn Abdul Birr (All-llahu e mëshiroftë): Shumica e Fukahave (dijetarët e fik`hut) janë të mendimit se, të kthyerit sa andej/këndej nuk e prish namazin, nëse kjo, është e pakët.
Urrehet që namazliu të falet mbi një send i cili do ta hutoj gjatë namazit, apo në një vënd që ka fotografi, apo të falet mbi një sexhade e cila ka figura apo zbukurime, apo në drejtim të një vëndi që ka figura, gjë të cilën e sqaruam në temën \" Përmbledhja e gabimeve të namazlive në vëndet ku falen \" e bemë këtë sqarim, nga frika e pakësimit të përkushtimit në namaz gjithashtu edhe nga frika se mo lihet drejtimi nga kibla e një pjese të trupit.
|