بسم الله الرحمن الرحيم
إنّ الحمدَ لِلّه ، نحمَدُهُ و نَستَعينُه و نستَغْفِرُه، و نَعوذُ باِللَّه مِن شُرور ِأنفُسِنا، و سَيِّئات أعْمَالِنا، من يهدهِ اللّهُ فَلا مُضلَّ له، و من يُضلِلْ فلا هَادِيَ لَه.
وأشْهَدُ أن لا إله إلا اللّه – وَحْدَهُ لا شَريكَ لَه-.
وأشْهَدُ أنَّ محمَّداً عبدُهُ وَ رَسولُه.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيراً وَنِسَاءً وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيباً
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيداً يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِع اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً
Hamdi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.
“O ju që besuat! Keni frikë All-llahun (duke bërë gjithçka që Ai ka urdhëruar dhe duke u shmanguar nga e gjithçka që ka ndaluar) me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë Muslimanë. ” [Ali Imran 3:102]
“O ju njerëz! Binduni ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi nga një person i vetëm (Ademi), dhe prej tij (Ademit) krijoi bashkëshortën e tij (Havanë), dhe prej atyre të dyve krijoi shumë burra dhe gra dhe frikësojuni All-llahut nëpërmjet të Cilit kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjellta, dhe (mos i ndërprisni marrëdhëniet me) barkun tuaj (lidhjet familjare). Sigurisht, All-llahu është gjithmonë Gjithëvëzhgues mbi ju.”[En-Nisa 4:1]
“O ju që besuat! Plotësojeni detyrimin tuaj ndaj All-llahut dhe frikësojuni Atij, dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju për të kryer vepra të mira dhe të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe kushdo që i bindet All-llahut dhe të Dërguarit të tij, me të vërtetë ka arritur fitoren më të madhe (do të jetë i shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet. ”[El-Ahzab 33: 70-71]
Këto pyetje aktuale dhe përgjigje të thella e të fuqishme – në çështje të rëndësishme, precize, të dukshme-; po ua paraqesim ndjekësve të hakkut si vërtetim e përforcim, kurse kundërshtarëve të tij ua ofrojmë si ndalje e paralajmërim.
Këto pyetje ia kanë drejtuar hoxhës tonë, muhaddithit, imamit, dijetarit të madh: Muhammed Nasiruddin Albanit [rahimehullah], një numër njerëzish, disa nga ata njerëz të rëndomtë, disa prej tyre kërkues të dijës, në periudha dhe vende të ndryshme...
Kurse përgjigjet e Shejhut [All-llahu e mëshiroftë me një mëshirë të gjërë] – padyshim - ishin të qëlluara, përkrahëse të hakkut...dhe e tërë kjo me atë që All-llahu nëpërmjet tij e ktheu hakkun në vendin e tij dhe të drejtën në dyert e saja.
Andaj, All-llahu e shpërbleftë me sevapin më të mirë.
Këto përgjigje të qëlluara, –duke falënderuar e lavdëruar All-llahun - zbulojnë dy pika të rëndësishme shkencore:
E para: Kotësimi i shpikjes së armiqve të hoxhës sonë [rahimehullah] të cilët e akuzuan me Irxha! Apo se u përgjason Murxhiëve!![1]
E dyta: tregon largpamësinë e shejhut tonë [rahimehullah], mendimin e tij të thellë dhe se si ai me dijen e tij të gjërë dhe menhexhin e tij preciz e ka vëzhguar dhe analizuar ardhmërinë dhe ecuritë e saja, hyrjet dhe rezultatet...
Dhe, fatkeqësisht, ndodhi ajo çfarë ua tërheqte vëmendjen nga ajo dhe paralajmëroi...
Pas një meditimi të gjatë e pa nguti, e pashë të rrugës patjetër që t’a përhapi në mes të njerëzve; me qëllim të përhapjes së të vërtetës dhe të udhëzimit të njerëve. Tërë këtë duke qenë preciz në redaktimin e saj dhe me komente mesatare në to; me shpresë në All-llahun e Lartësuar se do të bashkojë radhët e ehlu sunnetit nga përgjithësia e ummetit, në mënyrë që të gjejnë fjalë të përbashkët dhe që të bashkohen përpjekjet e tyre.
Posaçërisht në këtë kohë të sfidave dhe sprovave, kur hizbijtë, tekfiritë, hargjojnë tërë mundin e tyre për përçarje dhe ndasi dhe me çdo kusht provojnë dhe përpiqen -duke shfrytëzuar eksplodimet dhe shkatërrimet- t’i quajnë me emër të Xhihadit!!
Mirëpo, “إنَ ربّك لبالمرصاد “[2] ...
...dhe me qëllim që - sërish - të shpërndahen dritat e sunnetit dhe të tevhidit nga dora e hekurit, që shpartallon çdo devijant inatçi dhe afron çdonjërin që është larg; në mënyrë që e vërteta dhe ndjekësit e saj të ndërlidhen nga të gjitha vendet: nga lindja e perëndimi, veriu e jugu. Dy thirrje të ndershme e të përsosura[3] nga Nexhdi e Shami e deri në Irak e Tadvan, nga Jemeni e Sudani
Për ta plotësuar këtë hyrje, para këtyre pyetjeve dhe përgjigjeve kam sjellur një studim të rëndësishëm akaidologjik e metodologjik dhe nga hadithi, rreth lidhshmërisë së Shamit me Imanin, duke e lidhur këtë me një fjalë të shkëlqyeshme të Shejhul-Islamit, Ibn Tejmijes [rahimehullah].
Në këtë ka mësim kumtues dhe këshillë madhështore për atë që mediton...
Në fund e lus All-llahun e LartMadhëruar që ndjekësve të të Vërtetës t’ju jep më shumë suksese në shtimin e dijes dhe vërtetimin e gjërave dhe që të udhëzojë atë -që ka kundërshtuar të vërtetën- në stabilitet, në rrugën e drejtë.
Kjo është e vërteta në të cilën nuk ka mjegullira
Andaj më lër rehat nga çorrsokaqet!
All-llahu është Udhëzuesi, dhe Atij i jam mbështetur me zemër
Dhe lutja e jonë e fundit është se Hamdi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave.
Shkroi:
Alij ibn Hasen ibn Alij ibn AbdulHamid
El-Halebij El-Etherij
20 Xhumadal-Ahireh 1425 h
Imani . . dhe Shami
Prej transmetimeve të Imamit të madh Ahmed ibn Hanbelit [rahimehullahu teala], është edhe hadithi të cilin e transmeton në “Musned”-in e tij (5/198-199- nr.21733), dhe në “Fadailus-Sahabeh” (1717); thotë:
Na ka transmetuar Is’hak ibn Isa, na ka transmetuar Jahja ibn Hamza, nga Zejd ibn Vakidi, na ka transmetuar Busër ibn Ubejdullah, ka thënë: më ka lajmëruar Ebu Idris El-Havlani nga Ebu Derda, ka thënë se Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Gjersa unë isha duke fjetur, kur pashë shtyllën e Librit e cila bartej nën kokën time dhe mendova se do ta largojnë atë, kështu që e përcjella atë me shiqimin tim, kur ja ajo u vendosë në Sham. E nuk ka dyshim se kur të ndodhin trazirat, Imani është në Sham”.
Thash[4]: Ky Sened është i Saktë, të githë burrat e tij janë besnik.
El-Havidh Ibn AbdulHadi [rahimehullah] në “Fadailush-Sham” (fq.21) ka thënë: “Ky hadith është Mesh’hur. Dhe Senedi i tij tek unë është në shteg të Buhariut”.
Poashtu edhe Havidh Ibn Haxheri [rahimehullah] ka cituar në “Fet’hul-Bari” (12/403) se hadithi është i saktë.
Gjithashtu edhe shejhu ynë Imam Albani [rahimehullah] e ka shpallur hadithin të saktë në “Tahrixhu Ehadithi Fadailush-Sham” (fq.15).
Edhe Bejhekiu e ka transmetuar atë në “Delailun-Nubuvveh” (6/44) dhe ka thënë: “Ky sened është i saktë e është transmetuar edhe nga një rrugë tjetër”.
Thash: Ai [rahimehullah] na aludon në atë që e ka transmetuar el-Havidh Ibn Rexheb el-Hanbelij [rahimehullah] në “Fadailush-Sham” (25) në (kapitullin e dytë: Çfarë është transmetuar rreth vendosjes së dijes dhe Imanit në Sham)- nga Abdullah Ibn Amër ibnul-Asi - me të-.
Pastaj tha: Atë e ka nxjerrur Hakimi, dhe ka thënë: Hadithi është i saktë në kusht të dy Shejhëve (Buhariut dhe Muslimit)”.
Këtu pra, ai ka heshtur dhe nuk ka cekur kurrfarë vërejtje ndaj hadithit![5]
Ndërsa shejhu i ynë Imam Albani rahimehullah në “Tahrixhu Fadail esh-Sham” (fq.15) ka thënë: “...këtë e ka pëlqyer Dhehebiu! Por, ata kanë gabuar kur kanë thënë: (Hadithi është në kusht të dy Shejhëve)! Ngase në të vërtetë ai është vetëm i saktë, sepse në sened gjendet Junus ibn Mejsereh ibn Halbes, kurse dy shejhët nuk kanë nxjerrur nga hadithet e tija asgjë, e ai është burrë besnik”.
Derisa tha (rahimehullah): “Dhe e ka transmetuar Ibn Asakiri në “Tarihu Dimeshk” (1/91-92), dhe tek ai gjenden rrugë tjera dhe e ka shpallur si Hasen”.
Thash (A.H): Dhe e ka transmetuar me sened të tij nga Abdullah ibn Amri[6] [radijAll-llahu anhu], shejhul-Islami: Ibn Tejmije [rahimehullah] në “el-Erbeine Hadithan” [nr.2 –siç gjendet në “Mexhmul-Fetava” (18/79)].
Prandaj edhe Shejhul-Islami në “Menakibush-Sham ve Ehlihi” (fq.78) ka thënë:
“Kështu që Mekkeja është e para, ndërsa Shami është i dyti: në krijim dhe në urdhër – në fjalët universale dhe të fesë-“.
Ndërsa fq.85 –pasiqë cekë hadithin e Pjegamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] “(Ukri) Themeli i shtëpisë së besimtarëve është Shami” – thotë:
“...me këtë hadith kam argumentuar kundër disa njerëzve në disa trazira që ishin rebeluar kundër neve disa mëkatarë dhe bidatçinjë –të cilësuar me tipare të dyfëtyrshëve, andaj i lajmërova me këtë hadith...”.
Thash: Hadithi gjendet në Musnedin e Imam Ahmedit (4/104-nr.16965) dhe tek të tjerët me sened të mirë.
Dhe “Ukër” do të thotë themeli, vendi i diçkaje, siç gjendet në “en-Nihajeh” (fq.630) të Ibn Ethirit.
Prandaj, them:
Për All-llahun, si ka mundësi që e mbetura e qëndrueshme e ehlu Sunnetit në Sham, e në krye të saj dhe prej saj- hoxha i ynë imam Albani [rahimehullah] së bashku me thirrësit në rrugën e selefit -prej bijëve të tij, nxënësve dhe shokëve të tij- të cilët sfidojnë bidatçinjët, partiakët, tekfirët, njerëzit e rrugëve; si ka mundësi që ata të akuzohen se janë Murxhi!!
Mirëpo, ky pretendim në të vërtetë, është një shenjë e defektit në çështjet e imanit!
Ndërsa imani i cekur në hadith, patjetër, është iman i vërtetë e i saktë; në pajtim me menhexhin e ehlus-Sunnetit të qartë, dhe drejtimin e Selefit të drejtë, atëherë si ka mundësi që të bashkohen dy të kundërta: konsiderimi imanit dhe defekti në çështje të imanit në një moment?!
“Vërtetë, kjo është një gjë e çuditshme”..
Andaj, ai i cili vëzhgon me drejtësi në librin “Muxhmel Mesail el-Iman vel-Kufri - el-ilmijje fi Usuli el-Akideti es-Selefije”, dhe në librin “et-Tearifu vet-Tenbieh bi Teësilat el-Imam el-Albani fi mesailil-Iman, ver-Reddu alel-Murxhieti”: e sheh pa kurrfarë mëdyshje- kotësinë dhe shkatërrimin e atij pretendimi.
All-llahu e mëshiroftë shejhul-islamin: Ibn Tejmijen, i cili para shumë shekujve ka thënë[7]:
“Ehlu Shami ishin të vrazhdët ndaj Murxhive”.
Poashtu në të njëjtin vend (4/449) ka thënë [rahimehullah]:
“Ndërsa Shami, aty ende gjendet dija dhe imani, dhe ata që luftojnë në ndihmë dhe përkrahje të saj në çdo kohë”.
Kështuqë kjo, elhamdulilah, është në pajtim me të vërtetën, në përputhshmëri me realitetin, dhe do të jetë ashtu përkundër të gjitha thashethemeve!!...
E as nuk na bëjnë dëm gabimet e gabimtarëve, e as shpifjet e shpifësve, hidhërimet e të hidhëruarve, e as fjalët e thashëthënësve...
Ngase ajo çfarë sytë e tonë shikojnë në të dhe kah ajo ngrejnë zemrat tona është:
Argumenti dhe bindja...
Kuptimet e sheriatit dhe fesë:
nga Libri i All-llahut dhe Sunneti i zotëriut të Pejgamberëve...
...që t’u përulen kokat tona, dhe të nënshtrohen qafat tona, të qetë e të bindur me argumente...
Por edhe historia, realiteti[8] dhe dëshmitë, të gjitha këto dëshmojnë se shumica e atyre që na kanë kundërshtuar, në shumicën e çështjeve që na kanë kundërshtuar, nuk e kanë qëlluar të vërtetën e as nuk kanë rënë në pajtim me udhëzimin e sigurtë...
Dhe se ajo që gjindet tek ne është e vërteta e qartë.
Vel-hamdulilahi rabbil-alemin...
Poashtu ne e falënderojmë All-llahun[9] –subhanehu-: që ata filluan(!) të kthehen dhe të shikojnë se ku është realiteti ...”kështu që ata të cilët kanë besuar t'u shtohet imani”...”dhe që të realizohet e vërteta me fjalët e tij”..
Dhe All-llahu dëshmon se që sa vite e përmbajmë vetvetën dhe iu flasim vëllezërve që të bëjnë durim (për padrejtësitë dhe kurthat) duke e cekur e duke i përkujtuar ata me fjalën e All-llahut:
فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاء وَأَمَّا مَا يَنفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ
“Ndërsa shkuma kalon si zgjyrë mbi brigjet e lumit, por ajo që u bën dobi njerëzve, mbetet në tokë”.
Prandaj, jetësimi ynë për këtë të vërtetë me dijen tonë para se të na mirret të pamurit, kjo e mirë është vetëm nga All-llahu – I Vetmi-.
Në davetin selefij nuk ka partishmëri
Pyetja (1)[10]: Disa partiakë thonë: Islami nuk do të ketë ngritje përveç se me partishmëri! Dhe ju akuzojnë juve se nuk keni projekt të saktë për të ngritur shtetin islam!
Duke pasur parasysh se akideja e atyre është akide Selefite, dhe thërrasin në Kur’an dhe Sunnet! Çfarë është përgjigjja e juaj për ta?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: "Ne ata i pyesim: A thërrasin ata në Tevhid?
Dhe a janë bashkuar ata dhe partishmëruar që të thërrasin njerëzit në Tevhid?
Nëse përgjigjja e tyre është pozitive, atëherë ne u themi atyre: Edhe pabesimtarët thonë: “Ne jemi në udhëzim dhe jemi në të qëlluarën”!
Por, ku jemi ne (muslimanët), e ku janë ata?!
Andaj, atyre që janë bërë partizanë, ne u themi: Ju po thërrisni në Tevhid, në pasimin e Kur’anit dhe Sunnetit; atëherë na ekspozoni adhurimin e juaj, namazin tuaj, sjelljet e juaja në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja...etj!
A janë ata në atë që kanë qenë Selefus-Salih?!
Apo siç thonë edhe ata- : a janë në Sunnet?!
Nëse ata janë kështu, atëherë pse janë tubuar kështu pa të tjerët?!
Pse nuk po e lënë davetin të ecë në mesin e tërë atyre besimtarëve, e që janë në grupacione dhe medh’hebe të ndryshme?!
Pas këtij tubimi dhe partishmërie –patjetër- që ka ndonjë prapavijë, nuk jam duke thënë se është diçka e fshehtë, përkundrazi diçka e qartë (e dukshme)!
Për çdo tubim dhe partishmëri që pretendohet se baza e saj është tek selefus-salih[11], thjesht vetëm tubimi na rrëfen se ai punon vetëm për tubimin, dhe e harron davetin e tij!
Ne këtë vetëm se e kemi parë tek një numër i madh i atyre që vërtetë kanë qenë në davetin e selefus-salih, e pastaj filluan të mirren me tubim dhe partishmëri; e kam për qëllim: filluan të preokupohen me politikë!!
Atëherë, bashkimi i politikës dhe thirrjes në Tevhid (në rrugën e selefu salih)- kjo nuk ka mundësi të arrihet dhe është e pamundur. Ngase është shumë e natyrshme që individi të mos jetë dijetar në çdo shkencë, dhe ekspert i çdo lëmie[12], sigurisht që ai do të jetë më i dobishëm në njërën shkencë më shumë se në tjetrën.
Ky është Ligj i All-llahut në krijesat e Tij dhe kjo është fuqia e njeriut që All-llahu i ka krijuar robërit e Tij në të.
Prandaj, nëse ata duan davet, atëherë sa lehtë është të mirresh me davet dhe sa shumë është i pavarur nga grumbullimi!
Kurse nëse duan të mirren me diçka tjetër jashta davetit: sikur të jenë në një shoqatë bamirëse, e cila mbledh të holla, u ndihmon fukarave dhe të mjerëve; kjo shoqatë bamirëse është punë e mirë[13], sepse është përmbajtja e Fjalës se All-llahut[14]: “Dhe as nuk nxitni në të ushqyerit e të varfërve!”. Andaj kjo nxitje është çështje e mirë, që për të nxitet në Kur’ani Kerim.
Mirëpo, me kusht që kjo vepër e mirë të mos armiqësojë ata të cilët thërrasin ummetin që të kthehet në rrugën e të parëve të tij të mirë, si në: akide, fikh, moral...etj; dhe kur t’u thonë këtyre (thirrësave): ne jemi të nevojshëm për ju, atëherë sa vepër edhe më e mirë që është kjo![15]
Ndërsa ata të cilët partizohen, ata në fakt janë larguar shumë nga thirrja në Kur’an dhe Sunnet, e posaçërisht në Tevhid.
Dhe secili i cili analizon botën e sotme islame, do të sheh se muslimanët janë larg tevhidit, edhepse sa shumë ka thirrësa(!), edhepse sa shumë ka grumbullime dhe xhemate partiake!
Sikur këta t’i kishin zbrazur forcat e veta dhe orientuar në arsimimin e muslimanëve, tevhidin dhe ibadetin e saktë; do ta kishin parë se bota islame nuk do të kishte qenë ashtu larg tevhidit siç është sot, e mos të flasim për largësinë e saj nga Sunneti, në kuptimin e saj të përgjithshëm e përfshirës.
Me këtë dua të them se: kjo partishmëri i largon ata –nëse janë të devotshëm- nga referimi në selefus-salih, sepse ashtu ata nuk do ta realizojnë obligimin e thirrjes në Kur’an dhe Sunnet, sipas metodës se selefus-salih, e që ata në realitet asaj i referohen...
E tëra çfarë ata pretendojnë është se ata bashkohen; pse? Për Davet!
Por daveti është shumë shumë larg tyre!
Ky është realiteti i partizanëve.
Ma tregoni vetëm një xhemat partiak, i cili i referohet davetit të selefus-salih, e që individët apo grupet të cilat ata i thërrasin në lindje e perëndim: të kenë mësuar tevhidin?! E që në disa vende të tevhidit[16] edhe fëmijët e vegjël e njohin, sepse ata e mësojnë dhe e marrin atë që nga fëmijëria e tyre, dhe zhvillohen (rriten) nën këtë davet!
Përderisa xhematet tjera nuk e njohin tevhidin dhe e luftojnë atë me një fjalë vetëm: “Tash nuk është koha e saj”!
Kur isha në Universitetin Islamik më patë ndodhur një ndodhi[17] në një mbledhi. Aty hyri kryetari i një xhemati të caktuar, vendi ishte i mbushur me vëllezër, e unë isha ulur kah fundi i mbledhisë në skaj të derës. Ai filloi të na përshëndeste, kurse ne -siç dihet- nuk ngritemi në këmbë për askë, kështu që ai u detyrua t’u flet vëllezërve për dore gjersa ata ishin ulur!
Unë vëzhgoja fëtyrën e tij, e atij i skuqej fëtyra dhe i ndërronte!
Kur erdhi tek unë –i cili isha i fundit-, i thash: O mësues! Tek ne në Siri thonë: “Krenar pa ngritje në këmbë”!
Ai siç e degjoi këtë fjalë shpërtheu dhe tha: “O ustah! Tani nuk është koha e saj...”.
Dhe filloi të ligjërojë gjatë e gjërë që të mos mirremi me gjëra sekondare, dhe se si tani gjendet partia e Ba’athit dhe ajo sekulariste – dhe bënte me shenjë kah vendi im Siria-!
Pastaj dolën nga ai fjalë të çuditshme ...kështu që i thash: O ustah! Ti kërkon nga ne që mos të hulumtojmë në çështjet kundërthënëse, por tani nuk ka çështje e që në të, të mos ketë kundërshtime; sa që edhe në tevhid!!
Kurse sipas teje: ne nuk duhet të hulumtojmë as në tevhid, sepse edhe në tevhid ka kundërshtime!
Unë në Sham pata lexuar një broshurë me titull: “La ilahe il-lAll-llah” të shejh Muhammed el-Hashimij el-Magribij[18]; në të komentonte fjalën (La ilahe il-lAll-llah) me “Nuk ka Zot përveç All-llahut”!
Sipas teje o ustah, ne nuk duhet të hulumtojmë as në këtë fjalë të gabuar në komentin e tevhidit!
Mos me ta marrë mendja se çfarë tha: “As me këtë nuk duhet të mirremi tash! Duhet që të bashkëpunojmë kundër komunistëve dhe ateistëve...etj”!
Atëherë i thash: O ustah! Por ti me kë do të bashkëpunosh, me besimtarët apo me jobesimtarët?!
Pastaj aty u zhvillua një debat i gjatë mes nesh, e ai ishte kryetar i një partie të njohur!
Unë mendoj se çifti i këtij me këto fjalë të tij, pasqyron realitetin e xhematëve të vendosura në shumë vende islamike!
Për këtë arsye të grumbulluarit dhe partishmëria nuk është prej davetit selefij, e as prej Sunnetit muhammedij. Bile është në kundërshtim me Kur’anin koncenzus: “Mos u bëni prej mushrikëve, nga ata që shpërbënë fenë dhe u bënë grupe-grupe, secili grup gëzohej me atë që thirrte në të”[19].
Rezymeja e tërë kësaj është se ne duhet të mirremi me davet, pasiqë e njohim rrugën tonë, në këtë rast nuk na mbetet neve tjetër të bëjmë veçse ashtu siç ka thënë Zoti ynë:
ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“Thirr në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshilla të mira, si dhe polemizoji ata në mënyrën më të mirë”.[20]
Dhe duhet t’ua bëjmë të qartë atyre pasojat e davetit të tyre; në çka?!
Ne e dimë se qëllimi i tyre është arritja deri në pushtet, mirëpo Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka vënë metodë se si të arrihet deri te pushteti, dhe ne as që dyshojmë në këtë për shkak të fjalës së tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “O ju njerëz! Nuk ka gjë e cila ju ofron kah xhenneti dhe ju largon prej zjarrit, veçse ju kam urdhëruar që ta veproni atë”.[21]
Atëherë, ne duhet të ndjekim rrugën e të dërguarit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]; e me çfarë ai ka filluar?!
Ka filluar me tevhid, për këtë arsye edhe ne duhet të fillojmë me tevhid.
Disa thonë: Deri kur të thërrasim, kur ummeti ka miliona (musliman)?!
Ne u themi: Do të vazhdojmë të thërrasim në tevhid derisa ata miliona të bëhen njësues të All-llahut, dhe sigurisht se të gjithë nuk mund të jenë njësues të vërtetë, sepse siç thotë Zoti i botërave:
وَلَوْ شَاء رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً
“Po të kishte dashur Zoti yt, do t’i kishte bërë njerëzit një ummet”.
Mirëpo, së paku ata të cilët mundohen dhe interesohen për thirrjen në Islam dhe për formimin e një pushteti islam në fëtyrë të tokës; këta duhet ta ndjekin “rrugën e besimtarëve”[22], dhe duhet që të mos i kundërvihen të dërguarit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], e as të mos e kundërshtojnë rrugën e besimtarëve.[23]
Dhe kjo është një çështje shumë e prerë, që assesi nuk duhet të luhatemi në të.
Prononcim i qartë e i hapur në luftë kundër partishmërisë
Pyetja (2): Çfarë është vendimi i Islamit mbi të partishmëruerit dhe partitë?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Ne deklarohemi qartë se e luftojmë partishmërinë, ngase këto grumbullime në parti, janë të kërcënuara nga Fjala e All-llahut të Madhëruar: “Çdo grup gëzohet me atë që në të thërret”[24]; dhe sepse partishmëria -në të vërtetë- i ka ndarë muslimanët dhe i ka dobësuar ata, e që edhe ashtu janë të dobët. Kështu u është shtuar atyre dobësi mbi dobësi!
Në Islam nuk ka partishmëri, ndërsa me tekst të Kur’anit ekziston vetëm një parti: “Vërtetë Pala e All-llahut është ajo që do të jenë ngadhënjyesit”. Mirëpo, kush është ajo parti e All-llahut?![25] Ata janë xhemati i Pejgamberit të All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]; andaj –në këtë kohë- aq sa muslimani t’i afrohet udhëzimit të të dërguarit të All-llahut me menhexh të sahabëve (siç është cekur në hadithin e grupit të shpëtuar), aq edhe do të jetë i sigurt, dhe e kundërta me të kundërtën. Por kjo, kërkon kërkim të dijes nga Kur’ani dhe Sunneti – (dhe është një peshore e arritshme për çdo musliman të mençur, të pastër nga partishmëria e verbër dhe teket) - që të dijë se nuk ka rrugë për njohjen e pasimit të metodologjisë së sahabëve vetëm se me kërkim të dijes. Kështu që secila prej këtyre xhemateve islamike dhe partive sa më afër të jetë dijes së Kur’anit dhe Sunnetit, aq më afër është udhëzimit, dhe anasjelltas.
Për këtë shkak, e kemi obligim që të kërkojmë dije të saktë, ngase mu kjo është ajo që na e ka përshkruar neve rrugën e grupit të shpëtuar, e çdo gjë tjetër përveç kësaj–kurrë- nuk na shpie kah ajo.
Fjalë e domosdoshme rreth xhematit të Sururive
Pyetja (3): Ne jemi një grup nxënësish të cilët qemë njohur me disa të rinjë të mirë. Ata na mësonin mësime në akide, fikh dhe çfarë kishim nevojë; kështu vazhduam derisa na arriti një lajm se disa na quanin neve: “Sururi”. Kurse ne nuk e dinim se kush janë Sururitë(!); dhe çfarë kuptimi kishte fjala Sururi! Kështu që tek ne u formuan dyshime dhe e ndjenim se ne jemi një lloj organizate, ngase personi i cili na mësonte pas mësimit shkonte në fshehtësi të madhe dhe na vinte me urdhëra të reja!
Në të vërtetë ne u mërzitëm nga këto urdhëra të cilat ishin në mënyrën: “vepro kështu, mos vepro kështu”…etj, sa që ata filluan të ankoheshin në ne, kurse –natyrisht- asnjërit prej nesh nuk i lejohej të kundërshtoj apo polemizoj! Poashtu patëm dëgjuar se te ata kishte edhe besatim dhe se ata thirrnin në ideologjinë Sururite, dhe ne habiteshim se si ata dinin çdo lajm mbi ne , qoftë i vogël apo i madh! Ata poashtu flisnin kundër dijetarëve të njohur, sikur kundër (shejh) Ali Halebiut dhe të tjerëve dhe i akuzonin ata me vjedhje…e tjera tjera. Andaj, ne dëshironim të dinim për ta se kush janë ata?! Çfarë është metodologjia e tyre?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Sururitë janë pasuesit e Muhammed ibn Sururit, ata janë të organizuar (organizatë), dhe përmes veprave të tyre e shoh se ata janë Sufij Bashkëkohor! Ngase më herët, sufitë para shejlerëve të tyre ishin sikur robër, të cilët quheshin el-Muridun; e që atyre nuk u lejohej kryerja e asnjë lëvizjeje vetëm se me lejen e shejhut!
Në Damask gjindet shejh Ahmed Kiftari[26], prijësi i tarikatit të Nakshibendive, person ky i cili e kishte edukuar xhematin e tij që t'i nënshtrohen atij plotësisht. Sa që asnjëri prej tyre nuk udhëtonte para se të marrë leje nga shejhu, dhe nuk bënte asnjë tregti, apo nuk martohej pa leje të shejhut. Kështu që shejhu tek ata ishte “i tëri” për çdo gjë!
Kurse sa i përket fshehtësisë të cilën e ceke në pyetjen tënde; në Islam nuk ka fshehtësi. Posaçërisht në këto ditë, sepse pabesimtari haptazi shfaq pabesimin e tij; dhe çfarë është ajo që na pengon neve për të bërë davet haptazi?!
Këshilla ime për ta është që mos të prezentojnë më në mbledhitë e tyre. E nëse shihni tek ata udhëzim[27] dhe përfitim të dijes, atëherë shoqëroni ata[28]. Mirëpo mos u partizoni me ta e as mos u fitnosni nga ata…
Prandaj, e keni obligim që të prezentoni në derset e atyre që në ta shihni pasim të Kur’anit dhe Sunnetit[29], kjo është më e mirë për juve –inshaAll-llah!
Ndarja e fesë në (lëvore) dhe (bërthamë) është prej bidateve të partive
Pyetja (4)[30]: Disa xhemate islamike e ndajnë fenë në lëvore (imtësira, gjëra të dorës së dytë, sekondare) dhe në bërthamë (prioritete), dhe thonë se ne duhet të mirremi me bërthamë, pa lëvore!
Cili është mendimi i juaj rreth kësaj ndarjeje?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: "Ajo që shpirtit ia shton të keqen dhe pikëllimin është se disa xhemate islamike të sotme, jo vetëm që nuk i japin rëndësi disa rregullave të rëndësishme të sheriatit. Përkundrazi ata për disa dispozita të sheriatit thonë: “Këto janë prej lëvoreve! Ne duhet të mirremi me bërthamë”!
Kjo –në të vërtetë- është një prej fatkeqësive më të mëdha që i ka goditur të rinjët e kohës prezente, sepse sikur kjo ndarje të kishte qenë legjitime, atëherë dijetarët do të kishin hulumtuar në sheriat që t’i ndajnë ato, e pastaj edhe t’i kategorizojnë. Ashtu siç kanë vepruar dijetarët e Fikhut në përgjithësi, kur kanë veçuar farzin nga sunneti; kurse hanefitë në veçanti kanë bërë dallime mes farzit dhe vaxhibit.
Por, për këtë dallim në mes farzit dhe sunnetit –padyshim- ka nevojë për ta njohur sheriatin, Librin e tij dhe sunnetin e pejgamberit të tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].
Ndërsa sa i përket lëvorës dhe bërthamës, kush duhet që të bëjë dallimin mes këtyre dyjave –sikur të kishte qenë e vërtetë?!
Sigurisht se dijetarët duhet ta bëjnë këtë.
Kurse kush është duke thënë: ne nuk duhet të punojmë me lëvore, por me bërthamë?!
Ata janë Injorantët.
Mirëpo, pasojë e kësaj është shkatërrimi i islamit, ngase ai i cili për një çështje thotë: kjo është lëvore, ku e di ai, ndoshta ajo në të vërtetë është bërthamë?!
Kurse ai i cili e quan me të kundërtën: bërthamë; ku e di ai, ndoshta ajo është lëvore?!
Kjo ndarje ndodh shpesh, e posaçërisht në çështje të Besimit!
Saqë kur diskutohet për çështje të akides, ata shpërthejnë dhe thonë: Na lëni rehat tani nga çështjet kundërthënëse!
Por, cila çështje nuk është kundërthënëse?!
Atëherë pra, cila është dobia e kësaj ndarjeje?! Ngase ne nëse bisedojmë për bërthamën, ata thonë: lëne këtë, kjo po i ndan rradhët dhe xhematin! E nëse bisedojmë për atë që e quajnë lëvore! Ata thonë: Na lëni rehat nga kjo lëvore, nuk duam të flasim për të në këtë kohë!
Mirëpo, sikur këta njerëz të kishin menduar pak, do të kishin parë se All-llahu [azze ve xhel] në çdo gjë që ka krijuar ka qenë i Urtë, si dhe i Urtë në çdo gjë që e ka bërë kushtetutë.
Kështuqë All-llahu [azze ve xhel] kur krijoi pemët dhe farat, atyre u bëri lëvore dhe bërthamë...
Por, a ka mundësi që kjo krijesë e All-llahut të jetë e kotë?!
Kurrsesi!
Në të vërtetë –sigurisht- që lëvoren e ka krijuar për ndonjë arsye, e ajo është: që ta ruajë bërthamën nga prishja.
Kësisoji qëndron puna sikur All-llahu [azze ve xhel] të kishte bërë në sheriat gjëra sekondare –siç pretendojnë ata-; sigurisht se legjitimiteti i asaj lëvorjeje nuk do të kishte qenë i kotë, por në të do të kishte ndonjë urtësi të madhe...
Rreth këtij vendimi janë transmetuar hadithe të shumta nga Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] që aludojnë në të, prej tyre: ajo që është transmetuar në hadithin kudsij: “...dhe do të vazhdojë robi të më afrohet me nafile, derisa ta dua atë, e kur ta dua atë, atëherë bëhem të dëgjuarit e tij që me të dëgjon, dhe të pamurit e tij që me të sheh, dhe dora e tij që me të godet, dhe këmba e tij që me te të lëvizë[31]. Dhe nëse më kërkon diçka unë atij ia jap, e nëse kërkon mbrotje nga unë, unë e mbroj atë”.[32]
Kurse në një hadith ka thënë: “Gjëja e parë që për të robi llogaritet në ditën e gjykimit është namazi, nëse atë e ka në rregull, atëherë tërë veprat e tjera i ka në rregull, e nëse jo, atëherë as veprat tjera nuk i ka në rregull”.[33]
Ndërsa në një transmetim tjetër thotë: “Nëse ka mangu diçka nga farzet e tija, All-llahu thotë: “Shikoni se a ka robi Im ndonjë namaz vullnetar, që me të, të plotësojë mangësitë e farzeve”.[34]
Pra, muslimani është i mvarur prej nafileve, sepse nëse i lë nafilet, atëherë prishet bërthama dhe e humb atë.
E ne nëse përkujtojmë Fjalën e All-llahut:
إِنَّ الْإِنسَانَ خُلِقَ هَلُوعاً . إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعاً . وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعاً . إِلَّا الْمُصَلِّينَ[35]
“Vërtetë që njeriu u krijua shumë i paduruar. I pakënaqur kur i bie e keqja. Dhe dorështrënguar kur i bie e mira. Përveç atyre që falin namaz”; do të shohim se këta falës të namazeve –siç është transmetuar në hadithe të sakta- namazi i tyre nuk mund të shpëtojë prej ndonjë mangësie, qoftë në sasi apo në formë:
-falësit ose i ikë ndonjë farz, nuk e fal në kohën e tij.
-apo e fal në kohën e vet të duhur, por ka mangësi në formën e kryerjes së saj...
Dhe i tërë njerëzimi në përgjithësi nuk mund të shpëtojë nga këto dy mangësi; ndërsa sa i përket individëve në mes tyre: ata ndryshojnë, dikush e ka të mëngët këtë, e dikush atë.
Nëse kështu qëndron puna, atëherë këtu vie në konsideratë fjala e Pejgamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Njeriu largohet nga namazi (pasi ta kryen), e atij i shkruhet një e dhjeta e saj, apo një e nënta e saj, apo një e teta e saj, apo një e shtata e saj, apo një e gjashta e saj, apo një e pesta e saj, apo një e katërta e saj, apo një e treta e saj, apo gjysma e saj”.[36]
Ku shkoi gjysma tjetër?!
Pas tregtisë, pas bujqësisë...etj!
Padyshim që kësaj nuk mund t’i iket, sepse ai është njeri, kurse Zoti ynë [azze ve xhel] kur i përshkroi besimtarët, prej cilësive të tyre të para ka qenë Fjala e të Lartësuarit:
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ ...الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ[37]
“Padyshim që besimtarët kanë shpëtuar..Ata të cilët në namazin e tyre janë të përkushtuar”; cili prej neve gjykon mbi veten e tij se ai arrin njëqind-përqind të shpërblimit?!
Askush!
Apo cili prej neve mund të thotë për vetveten e tij sot: se ai gjithnjë është i përkushtuar?!
Ndonjëherë... këtë e bën secili prej nesh –inshaAll-llah-; është i përkulur në ndonjë namaz, apo në ndonjë ditë...
Mirëpo, të jetë cilësi e përhershme e tij; kjo –siç thonë-: është më e rrallë se qibriti i kuq!
Pra, nëse kjo gjendje është e zakonshme tek njerëzit, dhe ka mangësi në namazin e tyre, atëherë me çka zëvendësohet kjo mangësi..
Sigurisht se duhet të falim namaz nafile..
Duke pasur parasysh, se edhe në këto namaze nafile do të ketë mangësi ashtu si në farze, mirëpo ato nafile që janë të plota u bashkëngjiten farzeve të mangëta...
Këtu e keni rastin të shihni rëndësinë e fjalës së të Dërguarit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin kudsij: “Shikoni tek robi im a ka ndonjë nafile për të plotësuar mangësitë e farzeve”.
Pra, i tërë qëllimi nga kjo është se besimtari nuk duhet të jetë sikur arabiu i cili i pat thënë Pejgamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Vall-llahi nuk do të shtoj në këtë e as nuk do të pakësoj (nga farzet)”!
Kështu ngase ai së pari ka qenë në natyrshmëri, kurse e dyta se Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] kishte dëshmuar për të duke thënë: “Ka shpëtuar nëse e thotë të vërtetën”, ose “Do të hyjë në Xhennet nëse e thotë të vërtetën”.[38]
Kurse sa na përket neve, ne sot nuk kemi këso dëshmie, që të thuhet edhe për ne ajo që u tha për atë arabiun, apo ashtu siç i tha Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] Umer ibn Hattabit –kur ky i fundit i tha: më lejo o i dërguar i All-llahut ta hjeki qafën këtij munafiku (pra:Hatib Ibn Ebu Beltea- , i tha: “Ai ka marrë pjesë në Bedër, e ku e di ti?! Ndoshta All-llahu ka shikuar se çfarë kanë Bedritë në zemrat e tyre e u ka thënë: “Veproni çfarë të doni, sepse juve ju kam falur”.[39]
Prandaj, ne duhet të preokupohemi – (sipas shprehjes së tyre, e që unë kërkoj mbrotje tek All-llahu nga shprehja e tyre) – me lëvore; sepse lëvorja nuk është bërë pjesë e sheriatit kot, por padyshim që është krijuar për ta ruajtur bërthamën..
“ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَذِكْرَى لِمَن كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ”
“Padyshim që në të ka përkujtim, për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmu
Zmbrapsje nga nxitimi në tekfir
Pyetja (5)[40]: Një grup vëllezërish mësojnë diçka nga dija, pastaj fillojnë emërtimin e njerëzve si kafira[41], kurse i Dërguari [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse njeriu i thotë vëllait të tij: O Kafir! Atëherë ajo fjalë i takon njërit prej atyre dyve”.
Andaj, a keni ndonjë fjalë që i edukon ata në lidhje me kufrin! Dhe se kur bën kufër njeriu?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Së pari, për një dijetar i cili e ka kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin, nuk i lejohet që ta etiketojë me kufër një person të caktuar apo xhemat të caktuar, përveçse pasiqë t’ia kumtojë atyre argumentin.
Kjo kërkon nga dijetari që të kuptojë saktësisht mendimin e atij që dëshiron ta etiketojë me kufër, pastaj atë ta gjykojë me argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti; nëse argumentet dëshmojnë se ai e meriton të etiketohet me kufër, prapëseprap nuk lejohet që ai të gjykohet menjëherë, vetëm se pasiqë atij t’i kumtohet argumenti.
Nuk ka dyshim se kjo çështje nuk është prej karakteristikave të kërkuesve të dijes, dhe për këtë arsye u mjafton ta kujtojnë Fjalën e All-llahut:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ
“O ju që besuat! Kujdesuni për veten tuaj. Në qoftë se ndiqni udhëzimin e drejtë, atëherë asnjë e keqe nuk do t’ju godet nga ata që kanë devijuar..”.[42]
Prandaj, kërkuesi i dijes duhet të jetë i kujdesshëm për vetën e tij e të shpëtojë që mos të bjerë në atë që ka ra personi, të cilin ky dëshiron që ta etiketojë me kufër!
Andaj, në fjalën e Pejgamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Nëse njeriu i thotë vëllait të tij: O Kafir, atëherë ajo fjalë i përket njërit prej atyre dyve”: ka kërcënim të madh për muslimanin i cili përshpejton në shqiptimin e kësaj fjale mbi atë që dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij...
Nëse kërkuesi i dijës ka ndonjë qëndrim, atëherë le t’ja paraqet atë atij që dëshiron ta etiketojë me kufër, dhe le ta polemizojë në atë; e ndoshta që ky është në gabim në vend të atij personit!
Si përfundim: çështja e tekfirit është shumë e rrezikshme, për këtë arsye edhe dijetarët kanë thënë: nëse për një person gjenden nëntëdhjetë e nëntë fjalë për konsiderimin e tij si pabesimtar, kurse vetëm një fjalë se ai nuk është pabesimtar, atëherë nga maturia është që të mirret kjo fjalë e vetme, përkundër atyre fjalëve[43], ngase në këtë çështje ka rrezik të madh.
Por, edhe sikur ky person me të vërtetë të kishte bërë kufër, prapëseprap, çfarë dëmi do t’i kishim bërë vetës sikur sërish mos[44] t’i kishim thënë atij kafir?!
Mendoj se ky përshpejtim i tyre, buron nga mashtrimi dhe pëlqimi i vetvetës, dhe se këta janë trazuar nga kjo dije e cekët të cilën e kanë përfituar “disa”[45]; andaj ata edhe i konsiderojnë pabesimtarë robët e All-llahut “Dhe mendojnë se ata me të vërtetë bëjnë punë të mirë” me atë vepër të tyre!
Kështu që, kërkuesi i vërtetë i dijës duhet që ta kujtojë ajetin e e mëhershëm: “O ju që besuat! Kujdesuni për veten tuaj. Në qoftë se ndiqni udhëzimin e drejtë, atëherë asnjë e keqe nuk do t’ju godet nga ata që kanë devijuar”.
Vendimi mbi kriminelin i cili shanë All-llahun dhe Pejgamberin
Pyetja (6): Cili është vendimi për atë që falet, por njëherit edhe shanë All-llahun [azze ve xhel] dhe të Dërguarin e Tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] – All-llahu na ruajtë nga kjo-?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet:
Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Vërtetë unë jam ndaluar që të vrasë ata të cilët falen”[46]; nëse këtë person e sheh se falet dhe përkundër kësaj ai e shanë All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], ky duhet që të këshillohet. Nëse e këshillon atë do të kuptosh se a e ka ai namazin nga besimi apo nga dyfëtyrësia!
Nëse pasiqë ta këshillosh thotë –siç thamë për disa njerëz të cilët kur këshillohen që të falen, ata thonë: All-llahu na falë neve!-; nëse e këshillon këtë që e ka sharë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai thotë: All-llahu e mallkoftë shejtanin, kërkoj falje tek All-llahu!
Çfarë do të kishe thënë për të?!
A ka qenë kufri i tij me qëllim[47] dhe nga zemra?!
Apo kufri i tij ishte me fjalë, e nuk është me zemër e me qëllim?![48]
Prandaj, gjaku i këtij nuk lejohet të derdhet vetëm se pasiqë të vërtetohemi se ai e ka sharë All-llahun dhe të dërguarin e Tij me qëllim, ose nga injoranca dhe nervoza?![49]
Mirëpo, ai i cili, përkundër që këshillohet që ta lërë sharjen e All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai insiston në atë, atëherë ky person konsiderohet Kafir.[50]
Mohimi i ‘akuzës së udhëheqësve me kufër’, nuk do të thotë patjetër se mohuesi i miqëson ata në ligjet e tyre
Pyetja (7): Disa njerëz i akuzojnë ata të cilët (nuk i bëjnë tekfir udhëheqësit ndryshe –vetëm se me bindje dhe me të bërit hallall me zemër)-; se ata po i përkrahin udhëheqësit!
Cila është përgjigjja e juaj për ata?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet:
Ata persona duhet t’i frikësohen All-llahut për vëllezërit e tyre muslimanë dhe mos të thonë për ata diç që ata janë në të kundërtën e saj..
Njëherit kjo çështje më përkujton esenë (artikullin) e një të riu që e pata lexuar në revistën “el-Muxhtemea”![51], i cili si rezyme solli se ata njerëz të cilët nuk i bëjnë tekfir udhëheqësit –sikur unë-, ata janë të kënaqur me udhëheqësit!!
Kur lexova këto fjalë thash me vete se ky njeri në realitet është zemërmirë, mirëpo është i pakujdesshëm!
Ngase ai nuk e di se nëse ne nuk u themi kafira atij që han kamatën, zinaçarit, vjedhësit –dhe mëkatarëve tjerë-, kjo sigurisht nuk do të thotë se ne jemi të kënaqur me mëkatet e tyre!!!
Atëherë pse ky shkrimtar thotë për ata që nuk i bëjnë tekfir udhëheqësit, se ata janë të kënaqur me ta?!
Ky person ndoshta nuk më akuzon mua personalisht, por ne jemi duke mbrojtur një parim të përgjithshëm dhe vëllezërit tanë që kanë të njëjtin qëndrim me ne në këtë bindje; e që kjo është bindja e selefu salih, e ajo është: muslimanin nuk duhet ta konsiderojmë pabesimtar për shkak të një mëkati që ka bërë ai.[52]
Pëndryshe realiteti na detyron që të themi:
Nëse nuk e ke ditur, atëherë kjo është fatkeqësi.
E nëse e ke ditur, atëherë fatkeqësia është edhe më e madhe.
Ne shpresojmë nga All-llahu i Lartësuar që të na shpëtojë nga ata udhëheqës dhe ligjet e tyre[53], sa më shpejt që është e mundur; mirëpo çështja nuk qëndron në shpresa dhe se ne jemi të kënaqur me ata udhëheqës! Ngase nuk ka musliman në fëtyrë të tokës që kënaqet me këtë udhëheqje.
Ta lëmë bisedën rreth udhëheqësve, dhe të flasim pak për të udhëhequrit; ngase debati ynë për ta është plotësisht i njëjtë sikur biseda për udhëheqësit, duke pasur parasysh se ky shkrimtar nuk flet për këtë çështje!
Këta të udhëhequr me sisteme tokësore –që përbëjnë miliona njerëz-, gjykimi i udhëheqësve të tyre sillet në dy çështje:
Ata ose janë muslimanë, ose janë pabesimtarë:
Kurse kufri është dy llojesh: kufër bindjeje dhe kufër vepror.[54]
Ndërsa muslimanët e sotëm janë ndarë në tri kategori:
1- Ata të cilët denoncohen nga çfarëdo vendimi që kundërshton sheriatin; duke mos shikuar se çfarë kufri ka bërë udhëheqësi: kufër riddeh (konvertues) apo kufër vepror[55]?!
2- Kategoria e dytë: ata të cilët nga brendësia e tyre kënaqen me këto ligje tokësore të kufrit; kufri i këtyre është kufër bindjeje[56], ngase ata kënaqen me të duke mos e mohuar.
3- Dhe kategoria e tretë: ata të cilët thonë: La havle ve la kuvete il-la bil-Lah; ne nuk e duam këtë udhëheqje, mirëpo, çfarë të bëjmë?!
Këta mbesin në atë që janë, dhe nuk nxitojnë në përmirësimin e situatës me mundësitë e veta.
Kështu që këta nuk janë sikur udhëheqësit të cilët kanë bërë kufër riddeh apo kufër vepror.
Prandaj edhe nuk gjykojmë mbi ta me kufër, përderisa ata thonë: Ne nuk kënaqemi me këtë udhëheqje.
Ndërsa ata të cilët kënaqen[57] me këtë lloj udhëheqjeje – e që fatkeqësisht janë shumë -, kufri i tyre është kufër riddeh.
Konkluza: Tek ne nuk ka dallim mes udhëheqësit që gjykon me ligj tjetër përveç ligjit të All-llahut, dhe në mes të udhëhequrit (njeriut të thjeshtë)[58] që gjykon me ligj tjetër përveç ligjit të All-llahut.
Mirëpo, këtu patjetër duhet të sjellim një detaj: ai i cili nga zemra e tij kënaqet me këtë udhëheqje (jashtë sheriatit), qoftë ky udhëheqës apo i udhëhequr; ai ka bërë kufër riddeh, ndërsa ai i cili nuk kënaqet me këtë me zemrën e tij, atëherë ai ka bërë kufër pa kufër (kufër të vogël).
Porse më duhet të them se unë habitem se si kjo pyetje buron nga disa njerëz, gjersa unë ndjej se kjo e ka një arsye –siç ka ardhur në disa shembuj arab-: (Muri i tha gozhdës: përse më çan?! Ai tha: Pyete atë që më troket)!
Kështu që, shkruesit të eses (artikullit), i cili kishte deklaruar se: "ata të cilët nuk bëjnë udhëheqësit pabesimtarë, ata janë kënaqur me ta!", i them:
Nëse nuk e ke ditur, atëherë kjo është fatkeqësi.
E nëse e ke ditur, atëherë fatkeqësia është edhe më e madhe.
Miëpo, siç vërehet edhe nga shkrimi i tij, ai është një fillestar në kërkimin e dijës dhe nuk di që të shkruajë, ngase edhe gjuhësisht gabon shumë, porse ka zemër të mirë[59]!!
Kërkojmë nga All-llahu udhëzim për ne dhe për të!
Ligjet njerëzore në mes gjykimeve të përgjithshme dhe çështjeve parciale[60]
Pyetja (8): Me sa e dimë ne, ka dallim të madh mes atij që në një apo dy çështje gjykon me ligje të vendosura nga njerëzit (kurse ai në të vërtetë në përgjithësi gjykon me islam) dhe në mes të atij që në përgjithësi gjykon me ligje të vendosura nga njerëzit dhe i ikë të gjykuarit me islam.
A është kështu?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet:
Sadoqë të jetë vepra –e paktë apo e shumtë-, nuk është masë dhe argument se ky veprues e ka mohuar sheriatin e All-llahut, sepse ne thamë edhe për gjykatësin e sheriatit, i cili në çështjen e parë ka gjykuar me diçka tjetër përveç ligjit të All-llahut: A ka bërë kufër ky?!
Ata thanë: Jo..
E nëse gjykon kështu me të dytën, e me të tretën, a ka bërë kufër?!
Ata thanë: Jo..
Atëherë kur mund të themi se, Kufri me vepra[61]-sadoqë të jetë e shumtë- nuk mund të jetë masë se ai ka bërë kufër të bindjes (të madh); dhe del nga feja?!
Kështu që prej këtij gjykatësi patjetër duhet të dëgjojmë një fjalë[62]!
Ai –patjetër- duhet ta shfaqë se çfarë ka në zemrën e tij[63]; ky është ligji i All-llahut në krijesat e Tij.
Pra, çështja - hulumtimi ynë është rreth imanit dhe pasimit; nëse paramendojnë një njeri i cili në zemrën e tij nuk e paramendon Islamin si Fe dhe sheriat, ai patjetër do ta shfaqë atë[64], sadoqë të mundohet për ta fshehur atë, dhe sado të jetë munafik
Kundërpërgjigje ndaj atyre që veçojnë mes Gjykimit dhe Legjislacionit[65]
Pyetja (9): Disa njerëz thonë: Sa i përket detajit të selefit në lidhje me atë se: kush gjykon me ligj tjetër përveç ligjit të All-llahut, me bindje se ligji i All-llahut është i vërteti, kurse të tjerët janë të kotë; dhe se nuk lejohet gjykimit të All-llahut t’i bashkëngjitet diçka; ky person ka bërë kufër vepror (të vogël).
Ndërsa nëse ka bindje se gjykimi i tij është më i mirë se gjykimi i All-llahut, apo i barabartë me atë, apo se lejohet që gjykimit të All-llahut t’i bashkëngjitet diçka; atëherë kufri i tij është me bindje[66].
Këtë detaj ne e pranojmë.
Kurse sa i përket çështjes se legjislacionit[67](nxjerrjes së ligjeve), këtë nuk ua pranojmë!!
Ngase ai i cili nxjerr ligje në një çështje të vogël vetëm, ai është kafir dhe i dalur nga Islami! Dhe për këtë nuk kushtëzohet të bërit hallall atë çështje me zemër; ai thjesht me veprën e tij është Kafir!
Cili është mendimi i shejhut për këtë –All-llahu ju ruajtë-?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet:
Ne atyre njerëzve u themi: Ata të cilët i kanë bërë këto ligje, a i kanë bërë me bindje?! Apo puna e tyre është vetëm vepër (pa bindje)?!
Nëse thonë se e kanë bërë me bindje, atëherë ata (njerëzit që janë deklaruar në pyetje) qenkan me ne ashtu siç ishin më parë.[68]
E nëse thonë: Vetëm me fjalë thjesht bëjnë kufër, atëherë nuk janë me të njëjtin qëndrim që ishin me ne më parë!
Nëse thonë: “Një vepër e kanë bërë ligj, e jo një bindje”. Atëherë ky dallim i tyre është një lojë me fjalët dhe arti i tyre në shprehje vetëm sa për të konsideruar dikë të humbur!!
Përndryshe cili është dallimi mes nxjerrjes së ligjit njerëzor dhe të gjykuarit me ligj njerëzor?!
E sigurisht motivi i nxjerrjes së një ligji është të gjykuarit me atë ligj të legjislatuar!
Dhe fjala (legjislatim) kthehet tek gjykimi, kurse gjykimi kthehet tek vepra, ndërsa burimi i kësaj vepre është ose bindja ose nuk është.
Kështuqë ata nuk përfituan nga kjo lojë me fjalë; për këtë arsye ne i detyrojmë ata që të kapen me këtë zingjir logjik, prej të cilit nuk kanë mundësi të ikin!
Dhe për këtë do të sjellim një shembull:
Nëse një njeri vendos një sistem, thjesht vetëm ngjyrë mbi letër, kurse një tjetër nuk ka vepruar diçka të tillë. Mirëpo që të dy bashkohen në atë se punojnë me këtë sistem, por dallojnë në mjetin, njëri e ka shkruar, kurse tjetri nuk e ka shkruar, e që të dy punojnë me të.
Nëse ata dy bashkohen në qëllim: punën e tyre nuk e lejojnë me zemër; atëherë kufri i tyre është vepror[69].
E nëse nuk bashkohen: njëri prej tyre e bën hallall atë me zemër, atëherë kufri i tij është kufër me bindje[70], edhepse ndoshta nuk e ka shkruar asnjë fjalë (për formimin e atij sistemi njerëzor)! Bile ky është më me kufër se sa ai që ka shkruar dhe vepruar, ngase ai nuk e ka bërë të lejuar me zemër!
Shpjegim rreth vendimit mbi vrasjen e jomuslimanëve të siguruar (apo të mbrojtur nga shteti musliman)
Pyetja(10): Disa të rinjë të xhemateve[71] i bëjnë hallall pasuritë e pabesimtarëve, si shkatërrimin e veturave të tyre. Kështu që sipas tyre të gjithë pabesimtarët janë: Muharibun[72], posaçërisht ata që bëjnë trazira në vend, si turistët; sa që gjakun e tyre e bëjnë hallall.
A është e saktë kjo që ata ecin në të?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Kjo nuk lejohet assesi, ngase padyshim që turistët hynë të siguruar nga udhëheqësit zullumçar (se do të jenë të mbrojtur). Në këtë rast ata konsiderohen si Muahidun[73]? Ndërsa ne nuk e mohojmë se ata (turistët) janë pabesimtarë që bëjnë trazira në tokë dhe që i kanë okupuar vendet tona, mirëpo “muahidi” nuk vritet.
Kështu që pabesimtarët tek dijetarët e fikhut janë tri kategori: Dhimmijun, muahidun dhe muharibun.
Sa i përket “dhimmijun”-ve, ata tani nuk ekzistojnë, sepse ata tani janë “shtetas” që nuk bëhet dallim mes tyre dhe muslimanëve! Fjala “shtetas” është një prej shumë fjalëve të shpikura për të humbur rregullat e sheriatit duke u mbështetur në traditat e poetëve që kanë thënë: (Feja për All-llahun, kurse shteti për të gjithë) si dhe fjala: (Ajo çka është për Kajserin, e kajserit; kurse ajo që është për All-llahun, e All-llahut)![74]
All-llahu ekber! Vërtetë këto janë tradita të krishterëve, të cilat i zbatojnë mbi muslimanët!
Kurse sa i përket “muahidun-ëve”; këta ekzistojnë si rezultat i marrëveshjeve të bëra në mes udhëheqësve zullumçarë dhe në mes të atyre…
Për këtë arsye, nuk lejohet sulmi i tyre me preteks se gjaku dhe pasuria e tyre është hallall, sepse Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e vranë një ‘muahid’, ai nuk do ta shijojë erën e xhennetit, era e të cilit ndihet katërdhjetë vjet ecje para tij”. Tra. Buhariu (6914). Kështu që ata hyjnë në vendet tona të siguruar nga udhëheqësit.
Prandaj, ky botëkuptim i formuar -tek disa- për turistët, burimi i tij del nga dy gjëra:
1-injoranca (e tyre) mbi rregullat e fesë,
2-zemrat e muslimanëve janë të lidhura tepër me materializmin.
Tani për tani, ambicja kryesore e tyre është bërë mbledhja e pasurisë! Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kur të bëni shitblerje me ‘Ineh[75], kur të kapeni për bishtat e lopëve[76], kur të ipeni pas bujqësisë, kur ta leni xhihadin; atëherë All-llahu ju bën juve të poshtëruar, nuk ua largon juve atë (nënçmimin, poshtërimin) derisa t'i ktheheni Fesë tuaj”. Es-Sahiha (11).
Ky lloj transaksioni me kamatë është i përhapur tek muslimanët në bazë të disa fetvave të disa “dijetarëve”(!) të disa vendeve islame.
Bile muslimanët kamatën e kanë përvetësuar, sa që në vendet e tyre janë shumuar bankat e kamatës!
Tërë kjo e ka burimin në atë se muslimanët e duan dynjanë dhe e urrejnë vdekjen, dhe janë në atë gjendje që i ka përshkruar Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: “Do t’ua mësyjnë juve popujt (me komplote dhe intriga), ashtu siç ia mësyjnë ngrënësit enës së tyre”. Dikush tha: A pakicë do të jemi në atë ditë?! Ai tha: “Përkundrazi, ju atëherë do të jeni shumë, mirëpo do të jeni shkumë si shkuma e detit dhe All-llahu do të nxjerr nga gjoksi i armikut tuaj frikën që e kanë nga ju, e në zemrat e tuaja do ta fusë Vehnin”. Dikush tha: “O i dërguar i All-llahut! Çka është Vehni?!”
Ai tha: “Dëshira për dynja dhe urrejtja e vdekjes”. Es-Sahiha (958).
Devijimi i këtyre të rinjëve ka vazhduar edhe më tej sa që ata kanë bërë hallall edhe pasurinë e shtetit që sundon!
Mirëpo duhet ditur se udhëheqësi është prej tyre, pamarrë parasysh se çfarë thuhet kundër tij, dhe ai për ta është sikur ajo që është cekur në shembullin sirian (Krimbi i uthullës është prej saj dhe në te).
Andaj, çka është kjo punë e tyre që vjedhin rrymën, ujin e pijshëm dhe të tjerat[77] me preteks se të gjitha këto janë hallall?! A nuk e dinë ata se shteti nuk ka pasuri të vetën dhe se ajo realisht është pasuri e njerëzve?! Dhe kur ti vjedh nga shteti, ti në të vërtetë je duke vjedhur nga të gjithë njerëzit, e jo vetëm nga kryetari i udhëheqësisë.
Pra, je duke vjedhur nga populli që e gjykon ky udhëheqës musliman, qoftë edhe vetëm gjeografikisht!!
Po e zëmë se ky udhëheqës është Kafir me kufër të madh; prapëseprap vendimi i mëhershëm nuk ndryshon nëse turistët kanë hyrë me premtim dhe siguri se do të mbrohen, ngase me ndryshimin e tij pasojnë dëme të mëdha….
Me këtë mjafton –inshaAll-llah!
Fjalë e shkurtër mbi xhematin e tekfirit dhe hixhretit
Pyetja (11): Kërkoj të dhëna të hollësishme rreth xhematit të tekfirit dhe hixhretit, sa i përket zhvillimit të tyre, menhexhit dhe akides![78] Dhe çfarë prisni nga ata gjatë trazirave dhe pas tyre?!Si dhe cili është përfundimi i të vrarëve të tyre nëse vriten në akiden e tyre?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Padyshim që ata më së shumti përgjasojnë me havarixhët e moçëm; ata ishin prej njerëzve më të devotshëm dhe të përmirësuar, mirëpo ata devijuan për shkak se akiden e tyre nuk e morrën nga Kur’ani dhe Sunneti sipas metodës së Selefit të mirë.
Dhe këta të sotmit, kanë ndjekur metodën e atyre (havarixhëve) dhe i kanë komentuar ajetet sipërfaqësisht, kurse dijetarët e tefsirit, sahabët dhe tabiinët, tek këta nuk kanë vlerë fare. Sa që ata, sa i përket Fjalës së All-llahut:
وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ
“..dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata për miq, atëherë padyshim se ai është një prej tyre”, thanë se ky person është pabesimtar sikurse ata (pabesimtarët)!!
Mirëpo ne këtë e kemi refuzuar dhe kundërshtuar me rastin e Hatib Ibën Ebu Belte’a [radijAll-llahu anhu], i cili kishte shkëmbyer pabesimtarët dhe me këtë i kishte shoqëruar ata; bile kjo vepër e tij ka qenë më shumë se shoqërim (miqësim), sepse konsiderohet tradhëti ndaj Pejgamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe mashtrim i tij.
Mendimi i tyre për këtë miqësim është se ai sahabiu është Kafir!!; kurse Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte thënë Umerit [radijAll-llahu anhu] –(kur ky i fundit i tha: “Më lerë o i dërguar i All-llahut t’ja heqë kokën këtij munafiku”)-: “Vërtetë ai ka marrë pjesë në luftën e Bedrit, e ku e di ti, All-llahu padyshim se e ka ditë çfarë veprojnë luftëtarët e Bedrit dhe ka thënë: “Veproni çfarë të doni, sepse veçse ua kam falur juve!”.[79]
Prandaj duhet mësuar se kufri është dy llojesh: kufri vepror dhe kufri nga bindja (me i’tikad).[80]
Dhe nifaku është dy lloje: vepror dhe me bindje.
Dhe zullumi është dy llojesh: zullumi me vepra dhe me I’tikad.
Si dhe fisku poashtu: fisku me bindje dhe fisku vepror.
Të gjitha këto çështje janë shumë të qarta në Kur’an dhe Sunnet, mirëpo xhemati i tekfirit i bartin ato jashtë kuptimit të drejtë dhe i komentojnë sipërfaqësisht. Pastaj ata nuk e marrin vesh se ajetet e All-llahut dhe hadithet e Pejgamberit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kanë komentuar asisoji që ta kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Ju, këto të vërteta, duhet t’i kuptoni para se të befasoheni me to. Ngase sipas tyre (tekfirëve), muslimanët në lindje dhe perëndim janë pabesimtarë!
Prej çudirave të tyre është se ata mua më konsiderojnë hoxhë (shejh)[81] të tyre nga librat e mia të cilat i kanë lexuar nga larg (formalisht e pa kuptim), megjithatë unë për ta jam një pabesimtar(!!); ngase unë nuk them në mënyrë të përgjithshme për udhëheqësit se ata janë pabesimtarë, e as për nëpunësit të cilët gjenden nën ta!!
Por, unë them, ashtu siç ka thënë Ibën Abbasi –Komentatori i Kur’anit- : “Kufër pa kufër”. Ai këtë e ka thënë gjatë komentimit të Fjalës së All-llahut të Madhëruar:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të këtillët janë Kafira”.
Si rrjedhojë e kësaj themi: Ajeti ka ardhë me tri fjalë të ndryshme: “..të këtillët janë Kafira”;
-“..të këtillët janë Dhalimunë (keqbërës)”;
“…të këtillët janë Fasikun (të pabindur e të panënshtruar).
Prandaj, siç ka thënë ai: “Kufër pa kufër”, edhe unë gjithashtu them: “zullum pa zullum”, “fisk pa fisk”.
Për shembull: All-llahu [azze ve xhel] e ka përshkruar Iblisin duke thënë:
كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ
“Ai ishte një prej xhindëve dhe nuk iu bind Urdhërit të Zotit të tij”; çfarë fisku është ky?!Ky lloj fisku është kufër që nuk ka më pas tij kufër.
Dhe e ka quajtur të etiketuarit me llagape “fisk”, All-llahu thotë:
وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ بِئْسَ الاِسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ
“Dhe mos e etiketoni njëri tjetrin me llagape, sa keq është të fyesh vëllanë pasi të ketë besuar…”.
Por, ky është fisk pa fisk; jo nxjerrës nga Islami.
All-llahu i Lartësuar poashtu ka thënë:
وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“Dhe kur Lukmani i tha birit të tij duke e këshilluar:
“O djali im, mos i bë shok All-llahut në adhurim, ngase vërtetë shirku është zullum i madh”.
Dhe ka thënë në hadithin kudsij: “O robët e Mij! Vërtetë unë ia kam ndaluar vetvetës zullumin dhe e kam bërë të ndaluar në mes jush, andaj mos bëni zullum”.[82]
Të gjitha këto hollësira ata (xhemati i tekfirit) nuk i dinë ngase ata ia kanë kthyer shpinën kësaj dije të trashëguar nga Sahabët dhe Tabiinët.
Pra, e tërë kjo nuk ka vlerë tek ata, nëse kjo dije ua kundërshton teket e tyre.
Kurse neve nuk na intereson çështja se xhemati i tekfirit janë shumë me numër, ngase edhe havarixhët e mëhershëm kanë qenë shumë sikur këta, apo ndoshta edhe më shumë; por, përkundër kësaj, Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] për disa prej tyre patë thënë[83]; [kur Dhul-huvejsireh et-Temimi, i cili jetonte me pejgamberin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe falej pas tij, pasiqë u patën ndarë plaçkat e luftës patë thënë: “O i dërguar i All-llahut! Ndaj drejt!”], ai[84] tha: “Mjer ti për vete! E kush mban drejtësi nëse unë jo?! Do të humbi dhe falimentoj nëse nuk mbaj drejtësi”. Umeri [radijAll-llahu anhu] (në atë moment) tha:
“O i dërguar i All-llahut! Më lejo t’ia thej qafën”. Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Lëre, ngase vërtetë ky ka edhe shokë tjerë; namazi i ndonjërit prej jush është i dobët në krahasim me namazin e tyre, dhe agjërimi i juaj me të tyre. Lexojnë Kur’an sa që nuk ua kalon fytin e tyre[85], dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu”.[86]
Për këtë shkak, para të gjithave, duhet drejtuar akiden, pastaj mbi këtë akide duhet ndërtuar veprat e mira, derisa vepra të jetë e pranuar. E ata në atë janë më shumë se sahabët e mirë.
Për këtë arsye, ne i këshillojmë të gjithë vëllezërit tanë muslimanë, që të mos nxitojnë në zbatimin e kuptimeve të tyre të veçanta në komentimin e ajeteve, e as kuptimet e hoxhallarëve të tyre, apo të orientuesve të tyre,. Por, duhet që të kërkojnë qëndrimet e selefu salih në këto ajete dhe në këto ndodhi, derisa të sigurohen (mbrohen) nga të devijuarit prej Kur’anit dhe Sunnetit, me emër të Kur’anit dhe Sunnetit!
Ky pra, është realiteti i xhematit të tekfirit dhe hixhretit!!
Ndërsa sa i përket përfundimit të tyre: All-llahu e di më së miri për ta se çfarë është përfundimi, por, ndodh që edhe të shpifen gjëra për ta.[87]
Por, unë po flas nga ajo çfarë kam parë prej disa xhemateve në Jordan –[All-llahu i udhëzoftë]-: kanë ardhur tek unë, i kam polemizuar ata në shumë çështje dhe vet metoda e tyre e të polemizuarit të tregon se të kuptuarit e tyre të teksteve është i parregullt..
Unë kur qesh takuar me ta, i pata polemizuar në tri mexhlise (ndeja):
Mexhlisi i parë ka vazhduar nga ikindija e deri në aksham, kur erdhi koha e akshamit, ata u tërhoqën dhe nuk u falën me mua, sepse ata mua më konsideronin pabesimtar!!!
Kurse mexhlisi i dytë vazhdoi që pas akshamit e deri në ora 11-të në mbrëmje, mirëpo, filluan përgëzimet e mira kur ata më çitën para dhe u falën pas meje.
Kurse mexhlisi i tretë dhe i fundit vazhdoi prej pas akshamit e deri në agim, atëherë përfundimi ishte i mirë, ngase ata u penduan tek All-llahu dhe u kthyen.
Ata tani janë me ne qe disa vite.
Unë për ta[88] di gjëra të habitshme dhe të çuditshme shumë, e që njëkohësisht janë kontraverze; si: tek ata gjen përmirësim, nxitje në vepra të mira dhe adhurim, falin namaz nate…etj. Mirëpo, akideja e tyre është e prishur, nuk ka asgjë prej saj, dhe ata[89] –atëherë- e kuptuan se çfarë ishin, dhe e kuptuan se udhëzimi i tyre në akide të shëndoshë ishte me ndihmën[90] e menhexhit të shëndoshë selefij.
Ky është vendimi për “Fikhul-Vaki’i”- dhe nuk ka tjetër!![91]
Pyetja (12): Hoxhë i yni! Disa nga kundërshtarët ju kritikojnë se ju nuk interesoheni për gjendjen aktuale (fikhu el-vaki’) të muslimanëve! Këtë e mbështesin me atë se ju nuk shkruani apo nuk flitni në çështjet bashkëkohore, si: Çështja e Palestinës, çështjet e ateizmit dhe komunizmit, dhe xhihadin në rrugë të All-llahut. Dhe thonë se, ju tërë interesimin tuaj ua kushtoni çështjeve të dorës së dytë, si: mohimi i bidatit dhe të tjerat!
Cili është mendimi i juaj rreth kësaj kritike?!
Shejh Albani [rahimehullah] përgjigjet: Mendimi im për këtë është se kjo fjalë buron nga njëri prej dy njerëzve:
1-ose nga armiku ziliçar.
2-apo nga besniku injorant.
Këtë e them ngase ju e dini se ajo çfarë ne veprojmë është thirrja në pasimin e Kur’anit dhe Sunnetit, dhe thirrja në pastrim të Sunnetit nga gjërat që kanë hyrë në të e që nuk janë prej saj, si dhe pastrimi i besimit nga shirket, idhujt dhe mohimit të shumtë të cilësive të All-llahut, e që për tërë këtë është në dije çdo dijetar.[92]
Prandaj, ne jemi duke e çuar në vend një obligim që rrallëkush në këtë kohë e bën këtë. Kështu që kryerja e këtij obligimi nuk i lë hapësirë njeriut që të mirret me obligimet tjera që ju i cekët në shembujt e mëhershëm në pyetjet e juaja.
Për këtë shkak , ne gjithashtu u themi atyre: ai i cili thërret në atë që ju i cekët në pyetjet e juaja, ai nuk mirret me pastrimin dhe edukimin që ne thërrasim në te.
Përkundrazi, ata janë ata që preokupohen me çështje të dorës së dytë dhe kanë refuzuar që të preokupohen me atë që është më obligative.
Posaçërisht kur –sot- realiteti i xhemateve islamike dhe individëve të saj na aludon qartazi dhe prerë se preokupimi i tyre me ato çështje – edhepse ne jemi të bindur se ato janë prej obligimeve- nuk bëhet obligativ vetëm atëherë kur baza e tyre është e shëndoshë, e që mbi të ndërtohen këto çështje.
Shkurt e qartë themi: ne jemi duke parë shumë prej atyre që thërrasin në xhihad – dhe marrin pjesë në to në disa vende-, se ata nuk e kanë luftuar vetveten në pastrimin e besimit të tyre dhe në pastrimin e moralit të tyre. E kjo bie në kundërshtim me atë që për të veçse ka lajmëruar Islami si: zilia, xhelozia e të tjerat…
Andaj edhe them: Çfarë i bën dobi muslimanit lufta e tij në rrugë të All-llahut, kur akideja e tij është e prishur?!
Ne e dimë mirë se disa nga ata që i cekëm janë shumë larg akides së pastër; saqë në mesin e tyre – për shembull- ka sufij ekstremistë të cilët haptazi besojnë në panteizimin. Kurse prej tyre ka që këtë e besojnë në mënyrë përmbajtësore dhe e tërë kjo për shkak të injorancës së tyre mbi Islamin e tyre dhe Akiden e tyre….
Apo mund të them se sikur ta pyetje ndonjërin prej tyre se, ku është All-llahu?! E që kjo pyetje është transmetuar saktësisht[93] nga Pejgamberi ynë [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]; sigurisht se ai do të ishte përgjigjur me vrazhdësi dhe rigorozitet dhe do të kishte kritikuar fort për shkak të kësaj pyetjeje që ti ia ke shtruar atij!
Kjo na aludon se sa larg janë –sot- shumica e muslimanëve [sikur shembulli i këtyre thirrësave dhe shkrimtarëve islamikë] nga akideja islame. Ngase ata nuk e dinë se Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] është ai i cili na ka mësuar –të gjithë neve muslimanëve- shtruarjen e këtij lloji të pyetjes.
Atëherë si kanë mundësi që ata thirrësa të pretenduar dhe shkrimtarë të njohur të na mohojnë neve këtë pyetje?!
Unë mendoj se arsyeja e kësaj kthehet në dy gjëra dhe nuk ka tjetër – dhe siç thuhet: “përfundimi i tij është i hidhur”-, e ato janë:
1-e para është se, ata nuk e dinë se kjo pyetje nuk është prej “bijave” të mendimeve tona (siç thuhet)!, dhe nuk është nga mendja apo teka jonë, por është pasim i yni i pejgamberit tonë [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].
2-e dyta, e kjo është më e madhe dhe më mohuese se e para, e ajo është se ata (me këtë qëndrim të tyre) në realitet po ia mohojnë të dërguarit [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] shtrimin e kësaj pyetje robëreshës. Kështu që ata kur kuptojnë se ne nuk e kemi shpikur këtë pyetje, ata mundohen të japin përgjigjje duke thënë: “Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] e ka pyetur robëreshën me atë pyetje vetëm që të dijë se a është ajo mushrike apo njësuese?! E nuk ka pasur për qëllim që të kuptojë se a beson ajo që All-llahu [azze ve xhel] – vërtetë- është në qiell apo jo”?!
Mirëpo, realisht ky lloj komentimi është rrugë e mohuesve (të Emrave dhe Cilësive të All-llahut) dhe të Xhehmive, të cilët kanë qenë të luftuar nga imamët tonë, imamët e hadithit dhe Sunnetit, e në krye të tyre ishte imam Ahmed ibën Hanbeli, Imami i Ehlu Sunnetit.
Si përfundim themi: se ata të cilët po merren me çështje të thirrjes (daves) dhe të luftës në rrugë të All-llahut, ata në të vërtetë nuk i kanë çuar në vend shkaqet të cilat ua mundësojnë atyre luftën në rrugë të All-llahut, e gjëja e parë e kësaj është: Korrigjimi i Akides. Kurse ne, vetëm se i jemi drejtuar kësaj çështje kaherë, sa që jetën tonë e kemi kaluar në të.
Andaj, sadoqë të zgjasë ajo, sigurisht se nuk do të jetë sa një e dhjeta e jetës së Nuhut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem], i cili vazhdoi të thirrë popullin e tij në adhurim të Zotit të tyre (tebareke ve teala), të Vetmin e të Pashoq, njëmijë vjet pa pesëdhjetë; siç e ka cekur Zoti ynë [azze ve xhel] në Librin e Tij.[94]
Atëherë pra, çka po ua merr mendja juve për një njeri si unë që i kam thirrë njerëzit në adhurim të All-llahut (Vahdehu la sherike lehu), dhe në pastrim të pasimit vetëm Pejgamberin [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe mosdevijimin nga Sunneti i tij, dhe kësaj thirrjeje ia kam bashkuar edhe durimin dhe mundin maksimal në pastrimin e haditheve dhe Sunnetit nga gjërat që kanë hyrë në të?! Pas kësaj, a thuhet për mua se unë nuk kujdesem për dertet e muslimanëve dhe për xhihadin në rrugë të All-llahut?!! Kurse unë jam i bindur se ky xhihad nuk mund të realizohet vetëm se me pregaditje të vërtetë. Dhe nëse All-llahu [azze ve xhel] ju ka drejtuar muslimanëve në Librin e tij me Fjalën e Tij:
وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا اسْتَطَعْتُم مِّن قُوَّةٍ وَمِن رِّبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدْوَّ اللّهِ وَعَدُوَّكُمْ
“Dhe bëni gati kundër tyre gjithë fuqitë që keni, bashkë me kalorinë për ta frikuar armikun e All-llahut dhe tuajin..” duke i urdhëruar ata me këtë pregaditje materiale, Ai këtë nuk e ka bërë për gjë tjetër vetem se, ju ka drejtuar besimtarëve të cilët ishin shumë afër kohës së mushrikëve, e pastaj All-llahu [azze ve xhel] I udhëzoji ata në rrugë të drejtë
Nuk ka dyshim se kjo pregaditje ka qenë e ndërtuar (ngritur) mbi realitetin se atyre që All-llahu u është drejtuar, ata veçse kanë qenë të pregaditur shpirtërisht –qoftë ajo pregaditje në akide apo në moral (vlera).
Kurse muslimanët e sotit nuk janë të edukuar në Islam të pastër. Për këtë arsye unë u them atyre: Mua nuk më intereson –së paku- të hulumtoj për xhihadin që muslimanët sot nuk munden ta realizojnë për shkak të gjendjes materiale dhe rrethanave që i preokupon ata.
Kjo ishte e para.
Kurse e dyta: Zemrat e tyre ende nuk janë të pregaditura për ngritjen e flamurit të luftës në rrugë të All-llahut.
Kjo ishte përgjigjja ime e tëra për këtë pyetje, e Hamdi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave.[95]
[1] Në librin tim “et-Tearifu vet-Tenbietu biTeësilat el-Imam el-Albani fi measili el-Iman ver-Reddu alel-Murxhieti”: mund gjesh material të bollshëm që sqaron këtë dhe i vërteton kundërpërgjigjet fort. (A.H).
[2] Vërtetë që Zoti yt është kurdoherë Gjithvëzhgues (mbi ta)”. El-Fexhër: 14.
[3] Në disa kundërpërgjigje të disa dijetarëve të mëdhenjë selefij ndaj dyshimeve të disa bidatçinjëve të vegjël të cilët argumentonin me hadithin “Nexhdi është briri i Shejtanit” kundër davetit selefit e përmirësues të shejhul-islamit Muhammed ibn AbdulVehabbit, gjejmë edhe fjalën e dijetarit të madh, shejh Ahmed ibn Haxher Alu Butami (rahimehullah) në librin e tij “esh-Shejh Muhammed ibn AbdulVehhab, akidetuhu es-Selefije, ve deavetuhu el-Islahije...” [me recenzim të shejh Bin Bazit rahimehullah], fq.69 thotë: “Nga përgjigjet heshtëse të dyshimeve është se: Shejh Muhammed ibn AbdulVehhabi i ka lexuar librat e hoxhallarëve të Islamit, Ibn Tejmijes dhe të Ibn Kajjimit. I ka medituar ato ngadalë, i ka kuptuar qartë; pastaj atë e nxiti shpirti i revolucionit ndaj asaj gjendjeje aktuale, dhe (leximi i atyre librave) e pajisën atë me armë të fuqishme nga argumentet e shpalljes dhe faktet logjike! Dhe me këtë ai ia arriti të shkatërrojë kotësirat e atyre të konvertuarve dhe mushrikëve, dhe arriti t’i mund dyshimet e dijetarëve të tyre dhe thirrësave të medh’hebeve të tyre. E nuk ka dyshim se ata dy hoxhallarë ishin nga Shami, atëherë: daveti i Shejhut ishte davet Shamit, e në hadith thuhet: O Zoti ynë, na begato neve në Shamin tonë dhe në Jemenin tonë”.
Thash (A.H.): Kjo ishte fjala e fundit e tij –All-llahu e mëshiroftë-.
Ndërsa hadithin: “Nexhdi është Briri i Shejtanit”, e transmeton Buhariu (1037) dhe (7094), nga Ibn Umeri. Kurse hadithi: “O Zoti ynë! Na begato neve në Shamin tonë...” është pjesë e atij hadithi. Andaj medito këtë, duke bërë me dije në një hadith tjetër të saktë i cili sqaron se Nexhdi i përmendur në këtë hadith të parin, me të është për qëllim “Iraku”.
Si dhe shiko komentin e Shejhut tonë Albanit [rahimehullah] për këtë hadith në “Muhtesaru el-Buhari” (544), si dhe librin tim “Inneha Selefijetul-Akideti vel-Menhexh” fq.46.
[4] A.Hasen.
[5] Ai [rahimehullah] ka cekur shkurtimisht edhe disa rrugë dhe transmetime të të njëjtit hadith nga një grup Sahabë, dhe atë pa kurrfarë kritike apo komenti. Pastaj në fund të fjalës së tij tha: Kësisoj transmetohet edhe nga Hadithi i Ebu Umames dhe Aishes, por në senedet e tyre ka dobësi”.
Por, kjo është një shenjë se ai ka qenë i kënaqur me senedet e para, andaj ke kujdes!
[6] Në të ka Shudhudh, siç ka bërë me dije butësisht Imam Ibn Asakiri në “Tarihun e tij” (1/91-92). Ndërsa transmetimin e saktë e të ruajtur, e ka transmetuar më shumë se një person, prej tyre: Hakimi në “Mustedrek” (4/509), e cila është cekur më lart.
[7] Mexhmu’ul-Fetava (7/432).
[8] Bile ai i cili mediton realitetin e davetit përmirësues selefit bashkëkohor-të cilin e ka udhëhequr dhe e ka bartur flamurin e tij para dy shekujve imami ripërtërirës, shejh Muhammed ibn AbdulVehhabi rahimehullah (në Nexhd dhe Hixhaz); medituesi do të shohë se themelet e saja shkencore dhe rregullat e saja sheriatike, kthehen tek Shejhul-Islami Ibn Tejmijje dhe daveti i tij në Sham...
Ashtu siç janë sjellur idhujt –para agimit të davetit- nga Shami: ashtu edhe shkatërrimi i tyre, dhe dritat të cilat shkundën errësirën, erdhën nga Shami –pas ngritjes së flamurit të davetit. Vel-hamdu li-lah!
[9] Të Cilit hamdi vetëm Atij i takon, dhe nuk bëhet hamd për ndonjë gjë të urrejtur vetëm se Ai.
[10] Fetvaja nr.6919.
[11] Edhepse ajo është shumë e pakët, nëse gjendet: frytet e saja janë të papjekura, kurse gjurmët e saj të lëkundura!
[12] Kjo sa i përket dijes nga ana individuale, po përfshirja në dije dhe davet nga ana grupore?! Padyshim që kjo më e vështirë shumë, andaj mendo.
[13] Nëse shpëton nga partishmëria, dhe format e saja të fshehta! E gati të them: se nuk ka mundësi ta arrijë këtë?!
[14] وَلَا تَحَاضُّونَ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ
[15] Ndërsa gjykimi i disave mbi të gjitha shoqatat (dhe asaj që është në kuptim të saj) se janë Haram, apo se edhe janë kriminelë; ky është një gabim shumë i qartë!
Po edhe e kundërta, si lejimi i të gjitha llojeve të shoqatave, edhe ky është gabim shumë i qartë!
Ndërsa e qëlluara në këtë çështje është ndarja të cilën e bëri shejhu [rahimehullah].
[16] Shejhu ynë sikur do të thotë se këto xhemate partiake, sikur t’i ishin mbështetur metodës se selefit, sigurisht se partishmëria e tyre do të kishte ndikuar në metodën e tyre dhe do t’ua kishte prishur rrugën e tyre.
E në këtë ka mësim për ata që logjikojnë!!
[17] Këtë ndodhi shejhu e ka cekur hollësisht në parathënien e tij të “Muhtesaru el-Uluv” fq.58-59.
[18] Ky është Sufij ekstrem! Prej thirrësave të (vahdetul-Vuxhudit apo Panteizmit), All-llahu na ruajtë nga kjo!
Ka lindur në Tilmisan të Algjerisë në vitin (1298 h), kurse ka vdekur në Damask më 1381h.
[19] ولا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَ مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعاً كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ
[20] En-Nahël: 125
[21] Hadithin e ka nxjerrë me të gjitha rrugët dhe fjalët e saja shejhu ynë në “es-Silsile es-Sahiha” (1803).
[22] Rrugën e sahabëve
[23] Siç thuhet në kaptinën en-Nisa: 115
[24] Dijetari i madh shejh AbdurRahman es-Seadi rahimehullah në tefsirin e tij (fq.698) gjatë komentimit të kësaj pjese të ajetit 32 të kaptinës er-Rum, thotë: “me atë..” nga dija e tyre e cila kundërshton dijen e pejgamberëve. Kurse “..gëzohet”: pretendojnë për vetveten se janë në “hakk” dhe se të tjerët janë në “batil”. Në këtë ajet ka parandalim për muslimanët që mos të përçahen, ku çdo grup tregohet fanatik në atë që ndjek prej “hakkut” dhe “batilit”, e ata me këtë u përgjasojnë mushrikëve. Kurse feja është një, pejgamberi është një dhe i Adhuruari me të drejtë është vetëm Një”.(sh.p).
[25] Sigurisht se nuk janë “Hizbullahi” shiit, i cili bën Istigathe me dikë tjetër përveç All-llahut dhe i lutet dikujt tjetër përveç All-llahut dhe njëherit e mashtron popullin e ehlus-sunnetit kinse me “xhihad” dhe pretendime të xhihadit!!! Por, vall-llahi, sikur ndonjëri prej tyre të kishte vdekur me shpindë të kthyer duke ikur nga fronti i luftës – e që kjo është prej mëkateve të mëdha-, më e lehtë do të ishte te All-llahu se sa të vdes duke kërkuar ndihmë (Istigathe) prej dikujt tjetër përveç All-llahut.
[26] Ka vdekur më 1425 hixhrij.
[27] Sikur të kishte qenë kjo, përkundrazi ata janë me të kundërtën e saj (A.Halebi).
[28] Me qëllim këshillimi dhe përkujtimi, ndërsa ai që refuzon këshillat apo qëllimkeqi, atëherë ai nuk meriton asgjë tjetër vetëmse bojkotimin dhe paralajmërimin nga ai (A.Halebi).
[29] Kurse ajo që ne e shohim tek shumica e atyre Sururive –All-llahu i udhëzoftë- është se, ata kundërshtojnë prezentimin në ligjëratat e selefive dhe shoqërimin e tyre, si dhe pengojnë të tjerët nga kjo dhe i parandalojnë!! (A.Halebi).
Vërejtje: Kjo që ceku përmbledhësi i këtyre fetvave Allahu e ruajtë, ka ndodhur edhe tek ne në Kosovë, nga disa të cilët fshihen pas "rrobave të selefillëkut", kur mu këtë dijetar dhe disa të tjerë i kemi sjellur tek ne për seminare fetare, shumë të rinjë nga qytete të ndryshme na kanë lajmëruar se u është bërë thirrje që mos të prezentojnë në këto seminare, kurse "ata" na akuzonin neve që kinse ne nuk u kemi lajmëruar "atyre" dhe se ata nuk e kanë ditur për të!! Përkundër posterave gati njëmetërshe që i patëm ngjitur nëpër qytete të ndryshme të vendit dhe lajmërimeve tjera!! (sh.p).
[30] Fetvaja nr.6973.
[31] Në “Behxhetun-Nadhirin Sherhu Rijadis-Salihin” (1/179), thuhet: “Afrimi tek All-llahu duke u kujdesur për kryerjen e obligimeve dhe nafilet e shumta, është shkak që All-llahu t’i përgjigjet lutjes së robit, ta ruajë atë dhe të përkujdeset për të. Dhe hadithi nuk është argument për zindikët e sufive të cilët pretendojnë me të se All-llahu lirohet në trupa e bashkohet me ta (Panteizmi); siç edhe ka thënë el-Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbelij në “Xhamiu el-Ulum vel-Hikem”: “Kush e komenton atë me diçka tjetër, ai veçse e ka komentuar me panteizëm, kurse All-llahu dhe i dërguari i Tij janë të pastër nga kjo”. Pra, me të është për qëllim se Allahu është në ndihmë të robit vazhdimisht nëse ai i plotëson parakushtet e cekura në hadith.
[32] Tra.Buhariu (6502) nga Ebu Hurejra.
[33] Shejhu ynë e ka nxjerrë në “es-Silsile es-Sahiha’ (1358).
[34] Sahihu et-tergib vet-terhib (540).
[35] El-Mearixh: 19-22.
[36] E ka nxjerrur shejhu ynë në “Sahih Ebu Davud’ (761).
[37] El-Muëminun: 1-2.
[38] Tra. Buhariu (6956) dhe Muslimi (11) nga Talha ibn Ubejdullah.
[39] Tra. Buhariu (3007) dhe Muslimi (2494) nga Alij ibn Ebu Talib.
[40] Fetvaja numër 6985.
[41] Transmeton Ibn Hibbani (81), Buhariu në “Tarihu el-Kebir” (4/301) dhe të tjerët nga Ebu Hudhejfe [radijAll-llahu anhu] se ka thënë, se Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ajo çfarë unë kam frikë për ju është kur një njeri lexon Kur’an, derisa të shihet ndikimi i tij në fëtyrën e tij, por është prishje e Islamit (të tij); e ndryshon atë sa të dojë All-llahu. Pastaj ai zhveshet nga ai, e hedh atë mbas shpinde, sa që fqiut të tij ia mësyn me shpatë dhe e akuzon me shirk”.
Ai tha: unë thash: O pejgamber i All-llahut! Cili prej tyre është më me prioritet që të akuzohet me shirk: I akuzuari apo akuzuesi? Ai tha: “Gjithsesi akuzuesi”.
Thash (A.H): Hadithin e ka nxjerrë shejhu ynë (rahimehullah) në “es-Silsiletus-Sahiha” (3201)
[42] El-Maideh: 105
[43] Këtë e ka cekur Ibn Haxheri në “Fet’hul-Bari” (12/300).
[44] El-Al-lameh Muhammed ibn Ibrahim el-Vezir el-Jemani në “Itharul-Hakki alel-Halki” fq.447 ka thënë: “Që të ndalesh nga tekfiri në rast kundërshtimi dhe dyshimi, është më prioritare dhe më e matur, ngase edhe nëse ndalja është gabim, prapëseprap, ky është anashkalim i një të drejte të el-Gani-ut, el-Hamid-it, të Atij që falë shumë, të më të Mëshirshmit, dhe më të Urtit [subhanehu ve teala].
Ndërsa Gabimi në etiketimin e dikujt me kufër, është prej krimeve më të mëdha ndaj robërve të Tij muslimanë e besimtarë, ngase i ka hyrë në hakk atij muslimani, bile e ka armiqësue dhe i ka bërë padrejtësinë më të madhe që ekziston. E ka nxjerrur atë nga Islami, kurse ai dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është i dërguari i All-llahut…”.
[45] Po, disa!! Mirëpo shumica e tyre nga injoranca mizore dhe zullumi ekstrem…
[46] Shih “es-Silsile es-Sahiha” (2379).
[47] Pra, me qëllim të kryerjes së veprës.
[48] Argumentet rreth kësaj çështjeje shiko fjalët e Ibn Kajjim el-Xhevziut në “I’alamu el-Muvekiin” (6/392), botimi i vëllait tonë Shejh Mush’hur Hasen Selman (All-llahu e ruajtë), si dhe librin tim “Et-Tahdhir min fitnetil-Guluvi fi et-Tekfir” (fq.90, bot. i tretë).
[49] Është për qëllim se e ka thenë atë fjalë pa qëllim..
Duke pasur parasysh, se ai me këtë ka bërë një mëkat prej mëkateve të mëdha, All-llahu na ruajtë…
[50] Kjo fetva e shejhut është plotësisht e njëjtë me fetvanë e Komisionit të Përhershëm për Fetva për të njëjtën çështje, të cilët kanë thënë: “Atij duhet t’i sqarohet se kjo është Kufër, e nëse ai pas dijës insiston, atëherë ai është Kafir”. Fetvaja (2/14).
[51] E cila është një revistë hizbije (Ihvanije) e hershme!
[52] Në librin “el-Esileh en-Nexhdijeh”mund të lexosh luftën (e nuk po them debatin) e ashpër rreth kësaj çështjeje, në mes shejhut të nderuar Ibën Bazit dhe një grupi të thirrësave dhe dijetarëve…Por, shejhu qëndroi i paluhatshëm në këtë qëndrim si paluhatshmëria e kodrave –All-llahu e mëshiroftë-!
[53] Ku janë ato pretendime të pabaza se kinse selefitë janë anashkalues sa i përket çështjes së udhëheqësve!
[54] Shejhu [All-llahu e mëshiroftë] ka për qëllim kufrin e madh dhe kufrin e vogël. Dhe kjo terminologji është një prej terminologjive të shumta në çështjën e ndarjes së kufrit: në atë që të nxjerr nga islami dhe në atë që nuk të nxjerr nga islami. Andaj me fjalën e disa dijetarëve (kufër vepror) nuk është për qëllim se njeriu me anë të veprave nuk mund të bën kufër nxjerrës nga feja! Siç kanë menduar “disa”!, por dijetarët me shprehjen “kufër vepror” kanë për qëllim kufrin e vogël, andaj ke kujdes!!
Dëshmitë e kësaj çështjeje dhe aludimet e saja shikoji në librin tim “et-Tebsir bi Kavaidit-Tekfir” (fq.49).
Në këtë kapitull që ka të bëjë me kufrin e bindjes, mund të themi poashtu anasjelltas se: nuk është e domosdoshme që çdo kufër bindjeje të jetë nxjerrës nga feja. Si për shembull: Keqinterpretimi i disa Cilësive të All-llahut, mohimi i disa kategorive të Kaderit; të gjitha këto bindje janë bidate kufri nga bindja! Mirëpo, a janë ato –urgjentisht- kufër i madh?!
Përgjigjja është: Jo.
Atëherë; në terminologji nuk ka kontestime, duke bërë sqarime e saktësime, dhe shpjegime të plota.
All-llahu është drejtuesi.
[55] Me vepror ka përqëllim kufrin e vogël, duke argumentuar se përkundër tij ceku kufrin me riddeh.
[56] Pra, kufër i madh.
[57] Kjo (kënaqësi) në përgjithësi nuk mund të ketë vetëm se katër alternativa, të cilat i ka sqaruar shejhu i ynë i nderuar, shejh Bin Bazi [rahimehullah], i cili thotë:
“Kush gjykon me diçka tjetër, përveç asaj që është shpallur nga All-llahu, gjindet në katër gjendje, e jo më shumë:
1- Kushdo që thotë: Unë gjykoj me këtë , ngase është më i mirë se sheriati Islam; ky (person) është pabesimtar (ngase ka bërë kufër të madh).
2- Kush thotë: Unë gjykoj me këtë, sepse është i njëjtë sikur sheriati Islam, kështu që lejohet të gjykuarit me të, siç lejohet edhe me sheriat; atëherë ky person ka bërë kufër të madh dhe është pabesimtar.
3- Kush thotë: Unë gjykoj me këtë, kurse të gjykuarit me sheriatin islam është më i mirë, por lejohet të gjykohet edhe me atë që nuk e ka shpallur All-llahu; atëherë ky është pabesimtar me një kufër të madh.
4- Ndërsa kush thotë: Unë gjykoj me këtë, por është i bindur që të gjykuarit me diçka tjetër përveç asaj që ka shpalluar All-llahu nuk lejohet dhe thotë: të gjykuarit me sheriat të islamit është më i mirë dhe nuk lejohet të gjykohet me diçka tjetër. Por, është tolerant apo këtë e bën për shkak të një urdhëri që i është dhënë nga udhëheqësit e tij, atëherë ky ka bërë kufër të vogël i cili nuk e nxjerr nga feja dhe (vepra e tij) konsiderohet prej mëkateve më të mëdha”.
[58] Ky është një bazament shkencor përmbledhës, që shumica e “tekfirëve” e anashkalojnë atë. Kurse pjesëzat “Kush” dhe “atë” në ajetet e “Gjykimit” në kaptinën el-Maideh aludojnë në intonim të përgjithshëm.
[59] Më ka pëlqyer shumë fjala e disa debatuesve kundër atyreve që bëjnë tekfir, se: “Problemi ynë me ta është në mendjen e tyre(!), e jo në zemrat e tyre!!”.
Të vërtetën e ka thënë…
[60] Fetvaja nr.6997
[61] Ka për qëllim kufrin e vogël i cili ka ndodhë me vepra të gjymtyrëve. Shejhu ynë në komentet e tija në “et-Tahdhir min fitnetil-Guluv fit-Tekfir” fq.90 ka thënë: “Ka prej veprave që vepruesi i saj bën kufër bindje (të madh), ngase ajo aludon në kufrin e tij –prerazi dhe bindshëm-; saqë vepra e tij sikur tregon me vet gjuhën e tij për kufrin e tij. Për shembull, ai i cili shkel Kur’anin me vetëdije dhe me qëllim”.
Bile në të njëjtin vend fq.94 shejhu thotë: “Sikur ndonjë prej njerëzve (qoftë edhe nga njerëzit e thjeshtë, jo prej udhëheqësve) e sheh se gjykimi me diçka tjetër përveç Islamit është më prioritar se gjykimi me islam -[edhepse sipërfaqësisht ky gjykon me islam]-; ky person është Kafir..”.
[62] Fjalë që zbulon se çka ka në brendësinë e zemrës dhe gjoksit të tij.
[63] Siç thotë All-llahu i Lartësuar:
“قَدْ بَدَتِ الْبَغْضَاء مِنْ أَفْوَاهِهِمْ وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ”
“Urrejtja tashmë është shfaqur qartë nga gojat e tyre, por ajo çfarë fshehin gjokset e tyre është më e tmerrshme”.
[64] Me fjalët që i rrëshqasin atij nga gjuha, apo nga veprat e tija të këqija, e që në realitet tregojnë të vërtetën për të. Mirëpo, me këtë nuk gjykon askush tjetër përveç se dijetari që të gjithë marrin fjalën e tij, njohësi i gjendjes së personit dhe të bindjes së tij; siç thotë edhe shejh Salih Alu Shejh në “Sherhut-Tahavije” (kaseta nr.26).
[65] Fetvaja nr.6999.
[66] Kufër i madh pra që e nxjerr nga feja.
[67] Këtu gjendet burimi i dyshimit dhe qëllimi i pyetjes.
[68] Pra, ka përqëllim detajin e parë të selefit në fillim të pyetjes.
[69] Do të thotë i vogël.
[70] Pra, kufër i madh
[71] Hizbije, të cilat nuk kanë burime shkencore e as argumente legjitime, e as fakte nga tekstet (e Kur’anit dhe të Sunnetit). (A.H).
[72] Pabesimtarët që luftojnë muslimanët.
[73] Pra, "muahidunët" janë ata që hynë në vendet islame të garantuar me siguri nga udhëheqësia e vendit islam përderisa qëndrojnë aty (sh.p).
[74] Pra, kjo është njëra prej arsyetimeve dhe motove të sekularistëve të cilët mundohen që fenë ta ndajnë nga shteti dhe nga jeta shoqërore e njerëzve.
[75] Lloj kamate me mashtrim për t’i ikë ndalesës së sheriatit (nga Im.Albani, shih “Qëndrime Selefite..” fq.193).
[76] Aludon në të marrurit e tepërt me çështjet e kësaj e bote dhe nënshtrimi asaj..(po aty).
[77] Disa prej tyre tek ne e lejojnë edhe vjedhjen e druve nëpër male(!!), All-llahul-Mustean! (sh.p).
[78] Menhexhi në të vërtetë është karakesë ruajtës dhe muri mbrojtës i akides, kështuqë defekti në të (n’menhexh) i kthehet mbrapshtë akides që ta prishë atë–qoftë edhe pas një kohe.... (A.H).
[79] Tra. Buhariu (4890) dhe Muslimi (2494) nga Aliu [radijAll-llahu anhu].
[80] Do të thotë: kufri i vogël dhe i madh.
[81] Siç ka vepruar zemërverbëri i ashtuquajturi Ebu Besir, i cili në disa shkrime të zeza të tija thotë: (Hadithin e ka saktësuar shejhu ynë el-Albani) apo: (..e ka vlerësuar si jo të saktë shejhu ynë el-Albani..)!!!
Kurse pastaj për (shejhun e vet!) thotë: [Ai është Xhehmij, që ka devijuar në çështjen e besimit]!!!
[82] Tra.Muslimi (2577) nga Ebu Dherri radijAll-llahu anhu.
[83] e ai është thënësi më besnik.
[84] Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].
[85] Në lidhje me këtë lexim të tyre të Kur’anit, shiko komentet e dijetarëve në librin “Qëndrime Selefite..fq.120, fusnota e tretë, (sh.p).
[86] Tra. Buhariu (3610) dhe Muslimi (1064) nga Ebu Seid el-Hudri [radijAll-llahu anhu].
[87] Kjo është drejtësia e Ehlus-sunnetit ndaj kundërshtarëve të tyre, edhepse kundërshtarët e tyre nuk janë të tillë me ta…bile edhe shpifin për ta (do të thotë për ehlus-sunnetin) dhe u bëjnë zullum këtyre dhe i shtypin.
[88] për xhematin e tekfirit është fjala.
[89] Të penduarit pas tri mexhliseve.
[90] Është për qëllim se pasi janë kapur dhe kanë punuar me metodologjinë e selefit.
[91] Fetvaja nr.7243.
[92] Pastaj shpifin shpifësit dhe spekulojnë thashethënësit: Albani është Murxhia! Apo: Në të ka Irxha!! Apo ka ra në ujdi me Murxhiat!!
Por, vAll-llahi; ata janë prej atyre dy grupeve që i ceku shejhu ynë (armiku ziliçar apo besniku injorant) …
[93] Tra.Muslimi (537) nga Muavijete bin Hakem es-Sulemij radijAll-llahu anhu.
Kurse përgjigjja e robëreshës të cilën e kishte aprovuar i dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] kur kishte pyetur atë ishte: (Mbi qiell).
Nga kjo është edhe Fjala e All-llahut të Lartësuar:
أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاء أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِباً فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ .
"Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet (si në tërmet)? Apo ndjeheni të sigurtë se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do të dërgojë kundër jush vorbull uragani të egër? Atëherë, do ta merrni vesh sa (i tmerrshëm) ka qenë Këshillimi im?". El-Mulk:16-17.
[94] Kaptina el-Ankebut, ajeti (14).
[95] Kjo ishte e tëra që Allahu i Lartësuar më ndihmoi në përmbledhje e kësaj broshure, recenzimin e saj, si dhe komentimin e saj.
E Lus Allahun e Lartë e më të Lartin (subhanehu), që të bëj dobi me të, që të devijuarin nga e vërteta ta drejtojë në të, vërtetë Ai është që dëgjon dhe përgjigjet.
Shkroi: Ebul-Harith; Alij bin Hasen bin Alij bin AbdulHamid el-Halebij el-Etherij –Allahu e faltë-; me datë 25 Xhumadal-Ahir 1425 h.
Pyetjet nga Shami që u përgjigjet Imam Albani rahimehullah
përmblodhi:
Ali Hasen AbdulHamid
Përshtati: Zejd Haziri
Redaktura gjuhësore: Sylë Dinaj
Kopertina: Arian Jahja
Botimi i parë:
Amman - Jordan
1428-2007
Botimin e këtij libri e ndihmuan disa bëmirës, Allahu i shpërbleftë me të mira!