Vërtetë, vetëm Allahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëvetes sonë dhe veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit; atë që e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe i vetmi i Cili meriton të Pasohet.
"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" Ali-Imran:102
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikqyrës mbi ju." en-Nisaë:1
"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." el-Ahzab:70-71
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, sal-lAllahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.
Allahu, subhanehu ve teala,ma mundësoi shkrimin e kësaj broshure "Fatkeqësia e vdekjes së pejgamberit, alejhi selam, dhe gjurmët e saj tek muslimanët", duke shpresuar nga Allahu -teala- që ata të kenë dobi të madhe me vlerën e saj. Them: pa dyshim se nga gjërat që mungojnë në mendjet e shumë kërkuesve të diturisë dhe thirrësve në rrugën e Allahut -teala-, është fatkeqësia e madhe e vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam. Pa dyshim se na ka paralajmëruar Pejgamberi, alejhi selam, me ç'rast ka thënë: "Nëse e godet dikë ndonjë fatkeqësi, le të më përkujtojë mua në fatkeqësinë e tij; padyshim se kjo është prej fatkeqësive më të mëdha".
Vërtetë dobitë tona nga ky hadith nuk ndalen vetëm tek ajo se çka na udhëzon prej domosdoshmërive të durimit të një personi në këtë fatkeqësi, por vërtetë kjo është çelës i pasurive, diturive dhe njohurive, të cilat e ndritin rrugën për muslimanët dhe i informojnë për shkaqet e mëkateve që i ngjallin ata, dhe i njoftojnë ata për fatkeqësitë me të cilat jetojnë dhe ua bëjnë të qartë shpëtimin në pasimin e rrugës së Pejgamberit, alejhi selam.
Është një humbje shumë e madhe nëse vdes dikush, të cilit ia dinë vlerën, por gjurmët e vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam, nuk ndihen vetëm tek sahabet, radijAllahu anhum, por janë ndier dhe ndihen në tërë ummetin. Dhe, e shoh të domosdoshme për ne që të meditojmë mbi pasojat e vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam, në veçanti dhe në përgjithësi, ndoshta kjo do të na e ndryshojë gjendjen tonë të mjerueshme në atë çka është më së miri. Nuk dua që të prek çdo gjë që ka të bejë me vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam: çka i ka paraprirë atij dhe çka e ka goditur atë prej sëmundjeve, vdekjes, varrimit, apo diçka tjetër; por në këtë libër kam zgjedhur vetëm atë që ka të bëjë me pasojat e vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam, tek muslimanët.
Kërkoj prej Allahut që të e pranojë këtë punë timen dhe punët tjera, dhe që të kem dobi prej saj unë dhe vëllezërit e mi.
Prej fatkeqësive më të mëdha është vdekja e pejgamberit, alejhi selam.
Transmetohet nga Ibn Abasi dhe Sabit el-Xhumehi, radijAllahu anhum, të kenë thënë se ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:"Nëse e godet dikë ndonjë fatkeqësi, le të më përkujtoj mua në fatkeqësinë e tij, se me të vërtetë kjo është prej fatkeqësive më të mëdha."
Na sqarohet neve nga ky hadith se vërtetë vdekja e Pejgamberit, alejhi selam, është prej fatkeqësive më të mëdha që e ka përjetuar ummeti islam. Që këtej, Pejgamberi, alejhi selam, kërkon që në fatkeqësitë tona ta përkujtojmë vdekjen dhe ndarjen e tij, e me këte të na lehtësohen fatkeqësitë dhe dhimbjet. Nuk ka më të vlefshëm, më të dashur, më të afërt dhe shok, vetëm se e kemi humbur atë, dhe zemra ka shijuar dhembje përvëluese dhe djegëse me ndarjen e tij, alejhi selam.Çka nëse njeriu e humb familjen e tij?
Vërtetë, zemra ndjen dhembjen për të, pikëllohet, ndërsa lotët e tij rrjedhin pandërprerë.
Pas një kohe ai martohet, dhe pas disa viteve i vdes ndonjë prej fëmijeve të tij. Si do të jetë mërzia dhe brenga e tij kur të krahasohet me fatkeqësinë e parë? A nuk është kjo çështje më e lehtë dhe fatkeqësi më e vogël? Dhe, është e domosdoshme që me këtë që t'i qetësojmë shpirtrat tanë, sa herë që na godasin fatkeqësitë - me përkujtimin e vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam.
Vërtetë, Pejgamberi, alejhi selam, na drejtohet dhe thotë: "O ju njerëz! Cilido prej njerëzve -ose besimtarëve që goditet me ndonjë fatkeqësi, le të përmbahet në fatkeqësinë e tij dhe ta mund atë me fatkeqësinë e vdekjes sime, se vërtetë asnjë prej ummetit tim nuk do të goditet me ndonjë fatkeqësi më të vështirë sesa fatkeqësia (e vdekjes) ime."
Nëse meditojmë mbi fjalën 'le ta mund,' do të gjejmë në të barin dhe shërimin. Me të vërtetë këto janë shkronja me të cilat mjekohen zemrat.
Çka nëse i humb njeriu dy prindërit e tij të dashur në ndonjë fatkeqësi trafiku? A nuk do të vërehen gjurmët e kësaj fatkeqësie në zemrën e tij tërë kohën?
Çka nëse e humb nënën, gruan, ose fëminë e tij?
Çka është me neve që jemi goditur me humbjen e Pejgamberit, alejhi selam, dhe nuk ndjejmë dhembje?
Me të vërtetë kjo fatkeqësi duhet të rritet nëse e dëgjojmë fjalën e Pejgamberit, alejhi selam:"Nuk ka besuar askush prej jush derisa të jem më i dashur tek ai se fëmia i tij, prindi i tij apo njerëzit në përgjithësi".
Kështu, sikur kuptimi pas këtij argumenti është: nuk ka besuar askush prej jush (nuk e ka plotësuar besimin e tij) derisa të jetë vdekja ime fatkeqësi më e madhe sesa humbja e fëmisë, e prindit të tij apo njerëzve në përgjithësi.
Ku është kjo ndjenjë?
Ku është kjo dhimbje për Zotin e tuaj?
Kjo është ndjenja e besimtarit të sinqertë.
Vërtetë, unë e shoh se humbja e Pejgamberit, alejhi selam, është prej fatkeqësive të fesë dhe se vërtetë çdo person humbjen e tij (që e ka goditur atë pos vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam) duhet ta lehtësojë me humbjen e Pejgamberit, alejhi selam.
Duro në çdo fatkeqësi dhe qëndro!
Dhe dije se robi nuk është i përjetëshëm-pavdekëshëm.
Dhe përkujto fatkeqësinë tënde me të dërguarin Muhammed, alejhi selam.
A e ke humbur nënën tënde?
A të kujtohet gjatë vdekjes së saj kur ti ishe duke qajtur, ngase vërtetë ajo të ka nxjerrur ty nga errësirat e barkut të saj në dritën e kësaj bote, të ka ruajtur dhe të ka edukuar?
Vërtetë të ka nxjerrurr Allahu me thirrjen e Pejgamberit, alejhi selam, prej errësirave të humbjes në dritën e udhëzimit dhe të teuhidit. Dhe kjo, me dëshirën e Allahut, subhanehu ve teala, të ka shpëtuar nga qëndrimi në zjarr. A mos qumështi i nënës sate, butësia apo ngrohtësia e saj të kanë shpëtuar nga qëndrimi në zjarrin e xhehennemit? Pasha Allahun, edhe sikur t'i kisha një mijë nëna me butësinë e nënës sime dhe ngrohtësinë e saj, dhe të vdisnin në një ditë të vetme, nuk do të mërzitesha për to më shumë se për vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam!!
A e ke humbur fëminë tënd?
Ose ke vazhduar të qarit tënd duke kujtuar përkrahjen dhe ndihmën e tij, butësinë dhe bamirësinë e tij?
Dhe sadoqoftë të arrijnë këto çështje, vërtetë, ato nuk mund ta arrijnë atë çka na ka ofruar Pejgamberi ynë, alejhi selam, prej çështjeve që na fusin neve - me ndihmën e Allahut - në xhennet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit edhe tokës; të hyjmë në të dhe të kënaqemi me atë që na ka dhuruar neve dhe të qëndrojmë në të. Mund të kënaqemi me ndihmën e fëmijëve dhe butësinë e tyre për disa vite, të cilat kalojnë, por kënaqësia në xhennet nuk ka përfundim dhe nuk ka tjetër.
A nuk e meriton i Dërguari i Allahut, alejhi selam, që ne të mërzitemi për vdekjen e tij më shumë se për çdo gjë tjetër, dhe ta përmendim atë më shumë se gjithkënd tjetër që e kemi humbur, prej fëmijëve, bijëve, dhe të dashurve?!
Ajo që ka ofruar i dërguari alejhi selam prej të mirave, është më shumë se ajo që na e ka ofruar ndonjë i afërm apo i dashur.
Dhe atë se - vërtetë çdo i dashur, i nderuar apo i afërm, sado që të pranojmë prej tij dashuri, butësi, përgjegjësi -, asgjë nga kjo s'mund të përmendet përballë ngrohtësisë, butësisë, përkujdesjes dhe përgjegjësisë së të Dërguarit, alejhi selam. Vërtetë na ka treguar Pejgamberi, alejhi selam, për shkaqet e çdo të mire dhe lumturie, dhe na e ka hequr vërejtjen nga çdo rrugë e keqe dhe e prishur në të dy botërat. Pra, kush prej të dashurve tanë apo prej të afërmëve tanë apo prej shokëve tanë na e ka ofruar këtë?
Përkujto këtë që të ndjesh dhimbje për ndarjen e tij, alejhi selam.Çka nëse Allahu nuk do që të na udhëzojë në udhëzimin dhe Sunnetin e Pejgamberit, alejhi selam?
Çka nëse hyn në zjarr?
Çka nëse ndalohesh prej xhennetit?
Çka nëse dënohesh në varr?
Kush do të bëjë dobi ty?
Dhe kush është ai që të shpëton ty nga e tërë kjo?
Dhembja e sahabëve, radijAllahu anhum, gjatë vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam
Ndërsa sa i përket ndjenjave të Sahabëve, radijAllahu anhum, për humbjen e Pejgamberit, alejhi selam, kjo ka qenë diçka krejtësisht tjetër.
Transmetohet nga Salim ibn Ubejde, radijAllahu anhu, të ketë thënë:"Ka humbur vetëdijen Pejgamberi, alejhi selam, gjatë sëmundjes së tij dhe më pas i ka kaluar dhe ka thënë:"A është ardhë koha e namazit?" I thanë: "Po." Tha: "Urdhëroni Bilalin që të thërrasë ezanin, dhe thoni Ebu Bekrit që t’ua falë namazin njerëzve (apo ka thënë: me njerëz)." Dhe tha: "Pastaj prapë ka humbur vetëdijen, i ka kaluar, dhe tha: "A është ardhë koha e namazit?" I thanë:"Po." Tha:"Urdhëroni Bilalin që të thërrasë ezanin dhe thoni Ebu Bekrit që t’ua falë njerëzve namazin. Aisha, radijAllahu anha, tha: "Vërtet, Ebu Bekri është njeri që qan shumë, nëse ngritet në këte vend nuk do të mund ta falë namazin, sikur të kishe urdhëruar dikë tjetër." E ka humbur vetëdijen dhe i ka kaluar përsëri, dhe tha: "Urdhëroni Bilalin që të thërrasë ezanin dhe thoni Ebu Bekrit që t’ua falë njerëzve namazin, se me të vërtetë ju jeni sikur gratë e kohës se Jusufit." U urdhërua Bilali që ta thërrasë ezanin dhe e thirri; u urdhërua Ebu Bekri dhe ua fali namazin njerëzve. Pastaj i Dërguari i Allahut, alejhi selam, gjeti lehtësim dhe tha: "Më ndihmoni dikush që të mbështetëm në të." Erdhi Berirete dhe një njeri tjetër dhe ai u mbeshtet në të dy ata. Posa e pa Pejgamberin, alejhi selam, Ebu Bekri deshi që të largohej dhe t'ia lëshojë vendin Pejgamberit, alejhi selam, mirëpo Pejgamberi, alejhi selam, bëri me shenjë nga ai që të qëndrojë në vendin e tij, derisa e perfundoi Ebu Bekri, radijAllahu anhu, namazin e tij."
Pastaj Pejgameri, alejhi selam, vdiq dhe Omeri, radijAllahu anhu, tha: "Vallahi, mos të dëgjoj asnjë që thotë se ka vdekur Pejgamberi, alejhi selam, se do ta rrahi me shpatën time."
Tha:"Njerëzit nuk dinin shkrim e lexim, nuk u është dërguar më parë Pejgamber, kështu që ata u ndalën dhe thanë: "O Salim! Shko tek shoku i të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, dhe thirre atë." Erdha tek Ebu Bekri, radijAllahu anhu, dhe ai ishte në xhami, u afrova tek ai duke qarë, duke qarë çuditshëm. Posa më pa, më pyeti: "A ka vdekur i Dërguari i Allahut, alejhi selam?
Thashë: "Vërtetë , Omeri po thotë 'Vallahi, mos të dëgjoj asnjë që thotë se ka vdekur Pejgamberi, alejhi selam, se do ta rrahi me shpatën time.'" Ai më tha mua:"Ec!" Dhe u nisëm me të. Erdhi, dhe njerëzit vetëm sa kishin pas hyrë tek i Dërguari i Allahut, alejhi selam, dhe tha:"O njerëz! Më lironi rrugën mua!" Ia liruan rrugën, u afrua, u përmbys mbi të, e preki atë dhe tha:"Ti do te jesh i vdekur edhe ata do të jenë të vdekur." ez-Zumer:30.
Pastaj thanë:"O shoku i të Dërguarit të Allahut, a ka vdekur i Dërguari i Allahut?
Tha:"Po." Kështu ata e ditën se ai e tha të vërtetën.
Thanë:"O shoku i të Dërguarit të Allahut, a i falet namazi i xhenazes Pejgamberit të Allahut?
Tha:"Po."
Thanë:"Si?"Tha:"Hyn një grup, marrin tekbirin, falen dhe luten, pastaj dalin, pastaj hyn një grup tjetër, marrin tekbirin, falen dhe luten, pastaj dalin… derisa të hyjnë të gjithë njerëzit."
Thanë:"O shoku i të Dërguarit të Allahut, a varroset Pejgamberi?
Tha:"Po."
Thanë:"Ku varroset?"
Tha:"Në vendin në të cilin i është marrur shpirti atij, ngase vërtetë Allahu nuk e ka marrë shpirtin e tij, vetëm se në vend të mirë."
Dhe e ditën njerëzit se e foli të vërtetën.
Pastaj i urdhëroi që ta pastrojnë të afërmit e tij.
Omeri ka thënë:"Vallahi, mos të dëgjojë asnjë që thotë se ka vdekur Pejgamberi, se do ta rrahi me shpatën time!!"
Ç'është me Omerin, radijAllahu anhu, që po kërcënohet me shpatën e tij!! Vërtetë, çështja e Pejgamberit, alejhi selam, ishte e madhe në shpirtin e tij. Vërtetë, vendi i Pejgamberit, alejhi selam, ishte i lartë në zemrën e tij. Vërtetë, e ka dashur atë më shumë se vetëveten, fëmijët e tij, gruan e tij, pasurinë e tij, dhe njerëzit në përgjithësi. E, si është puna atëherë nëse dikush i thotë: vdiq i dërguari i Allahut, alejhi selam!
Sa ju përket Sahabëve në përgjithësi, radijAllahu anhum, vërtetë nuk ka pasur në mesin e tyre të dërguar para Pejgamberit, alejhi selam, që të dinë se si të sillen, kështu që heshtën. Ndërsa sa i përket Ebu Bekrit, radijAllahu anhu, ai është përmbysur mbi të Dërguarin e Allahut, e ka prekur atë dhe ka lexuar fjalën e Allahut, subhanehu ve teala: "Ti do te jesh i vdekur edhe ata do te jenë të vdekur." ez-Zumer:30
Kështu e kuptoi Ebu Bekrit, radijAllahu anhu, Kuranin fisnik. Vërtetë ai e ka kuptuar nga ky ajet se vdekja është e domosdoshme, dhe se nuk bën përjashtim as i Dërguari, alejhi selam. Sidoqoftë, qëndrimi i tyre dhe dashuria e shumtë e Sahabëve, radijAllahu anhum, që kanë pasur ndaj Pejgamberit, alejhi selam, i ka bërë ata që të jenë në këte gjendje (Pastaj thanë: "O shoku i të Dërguarit të Allahut! A ka vdekur i Dërguari i Allahut?" Tha: "Po." Kështu që ata e kuptuan se ai e tha të vërtetën).
Kështu u qetësuan sahabet, radijAllahu anhum, dhe e ditën se vërtetë Pejgamberi, alejhi selam, kishte vdekur.
Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, të ketë thënë:"Në ditën kur ka ka hyrë Pejgamberi alejhi selam në Medine, është ndritur në të çdo gjë; ndërsa në ditën që ka vdekur, është errësuar në të çdo gjë. Nuk jemi ndarë nga varrimi i Pejgamberit, alejhi selam, vetëm se mërzia në zemrat tona ka tejkaluar çdo kufi."
"Në ditën kur ka ka hyrë Pejgamberi alejhi selam në Medine, është ndritur në të çdo gjë." Domethënë, Me ardhjen e Pejgamberit, alejhi selam, kanë shkëlqyer dhe janë ndritur gjërat, janë mbushur me gëzim zemrat e të rinjëve dhe të rejave, burrave dhe grave.
"Ndërsa në ditën që ka vdekur…" Domethënë, ndërsa në ditën që e kanë humbur të Dërguarin e Allahut, alejhi selam, është errësuar në të çdo gjë. Edhe toka u ishte ndryshuar, nuk ishte më ajo tokë që e njihnin. Ishtë errësuar në Medine çdo gjë. Nuk ka pasë atë ditë e ëmbëla ëmbëlsi dhe as e bukura bukuri. Janë ngushtuar zemrat e tyre, "dhe nuk jemi ndarë nga varrimi i Pejgamberit, alejhi selam, vetëm se mërzia në zemrat tona ka tejkaluar çdo kufi."
Dhe nuk jemi ndarë nga varrimi i Pejgamberit alejhi selam derisa kemi përfunduar varrimin e tij, vetëm se janë pikëlluar zemrat tona. E cilat janë ato zemra që i njohim ne? E urryen zemrat e tyre, radijAllahu anhum (ndarjen prej tij) dhe e tëra kjo ishte prej ndjenjave dhe dhimbjeve të rënda që kishin. Por, çfarë të bëjmë ne me zemrat tona, të cilat nuk urrejnë gjë, dhe sytë tanë, të cilët nuk shohin gjë?
Kush e lehtëson këtë mërzi, që për plagën e vdekjes nuk ka kurrfarë ndjenje?
Të qarët e Ummi Ejmenes për vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam, dhe bërja e Ebu Bekrit dhe Omerit radijAllahu anhum të qajnë së bashku me të.
Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, të ketë thënë:"Pas vdekjes së Pejgamberit, Ebu Bekri i ka thënë Omerit të që ta vizitojnë Ummi Ejmenen ashtu siç e vizitonte Pejgamberi, alejhi selam. Posa e përfunduan vizitën, ajo qau. I thanë: "Çka të bëri të qash? A e di se nuk ka tek Allahu më të mirë se i Dërguari i Allahut, alejhi selam? Ajo tha:"Nuk po qaj për atë se nuk e di që nuk ka tek Allahu më të mirë se i Dërguari i Tij, alejhi selam, por po qaj për atë se vërtet shpallja është ndërprerë," dhe kështu i bëri edhe ata të qajnë së bashku me të.
Dhe për këtë shkak them:
O Ummi Ejmen, qajte por vërtetë ne luajmë dhe tallemi pa njohuri dhe edukatë.
Nuk po e sheh as gjendjen e sotme as gënjeshtrën.
Nuk po i sheh instrumentet muzikore e defat.
Nuk po e sheh pirjen e alkoolit dhe amoralitetin.
Nuk po e vëren se si jemi duke u shkatërruar.
Nuk po i vëren risitë (bidatet) e humbura dhe epshet.
Sikur mos të ishte vdekja jote, do të shihje tek ne gjëra të çuditshme.
Nuk po i sheh veprat e armikut dhe shoqërimin me ta.
Dhe si po u gjunjëzohemi Çifutëve.
Dhe më është djegur zemra ime prej qarjes.
Është bërë lojë çështja e ummetit tone.
Pejgamberi, alejhi selam - siguri për Sahabet, radijAllahu anhum
Oh, dhimbja për humbjen e Pejgamberit, alejhi selam, sigurisë së sahabëve, radijAllahu anhum.
"Yjet janë kujdestarët e qiellit. Kur yjet të shuhen, ajo që është caktuar për qiellin do t'i ndodhë atij. Unë jam kujdestar për Shoqëruesit e mi, kështu që kur unë të vdes, Shoqëruesve të mi do t'u ndodhë ajo që është caktuar për ta. Dhe, Shoqëruesit e mi janë kujdestarët për Umetin tim, kështu që kur Shoqëruesit e mi të vdesin, ajo që i është caktuar Umetit tim do t'i ndodhë."
Çka nëse shuhen yjet?!
Ndryshon forma e jetës, ndodhin ndryshime tmerruese, frikësuese. Po ashtu, me vdekjen e Pejgamberit, alejhi selam, jetët dhe çështjet e sahabëve ndryshuan dhe në mesin e tyre ndodhën përçarjet dhe mospajtimet. Gjithashtu, me shkuarjen e Sahabëve, radijAllahu anhum, pasuan përçarjet e shumta në këtë ummet, ndodhën ndryshime mahnitëse, u shtuan fitnet dhe fatkeqësitë. Pra, bidatet janë bërë sunnete, sunetet janë bërë bidate, e mira është bërë e keqe, e keqja ëshë bërë e mirë, është shtuar injoranca ndërsa është shuar dituria; përveç disa njerëzve të pakët prej robërve të Allahut, subhanehu ve teala, të cilët i ka veçuar Allahu me mëshirën e Tij. Është bërë i pavlefshëm gjykimi me atë çka ka zbritur Allahu, subhanehu ve teala, dhe vendimet fetare janë bërë ndihmë për epshet, lakmitë dhe dëshirat, janë ndarë muslimanët mes veti dhe janë përçarë në grupe e parti.
E, pra, kështu kjo na kujton neve atë çka është vërtetuar prej Ibn Mesudit, radijAllahu anhu, që është e ndalur tek ky sahabi dhe është ngritur tek Pejgamberi alejhi selam si hukm, se vërtet ai ka thënë:"Si do të jetë puna e juaj kur t'u vishen fitnet, ikë prej tyre i madhi, ngriten të vegjlit, dhe i marrin njerëzit ato si Sunnete. Nëse lihet diçka prej tyre, do të thuhet: është lënë sunneti! Thanë:"E kur do të ndodhë kjo?" Tha:"Kur të shkojnë (vdesin) dijetarët tuaj dhe të shumohen lexuesit, kur të pakësohen fukahatë (ata që mirren me vendime fetare) dhe të shtohen qeveritarët dhe të pakësohen siguruesit, si dhe kur të vishet dunjaja me punë të ahiretit dhe të gjykohet me diçka jashtë fesë."
Pra, nëse me shkuarjen e Sahabeve, radijAllahu anhum, i vjen Ummeti tonë ajo që i është premtuar, atëherë cili është premtimi me shkuarjen e Pejgamberit,alejhi selam?
Kundërshtimi ndaj atyre që thonë "Nuk është fatkeqësi vdekja e Pejgamberit, alejhi selam, kur Kurani dhe Sunneti janë në duart tona!"
Thanë:Ky është libri fisnik i Allahut, subhanehu ve teala, dhe ky është Sunneti pastër i Pejgamberit, alejhi selam, e cila atëherë është ajo gjë që na frikëson për vdekjen e Pejgamberi, alejhi selam?
Si shembull për këtë është përgjigja e Pejgamberit, alejhi selam. Le te dëgjojmë përgjigjen e tij. Transmetohet prej Zejd ibn Lubejdit, radijAllahu anhu, të ketë thënë:"E ka përmend Pejgamberi, alejhi selam, një gjë dhe ka thënë se kjo do të jetë në kohën kur do të humbet dituria. Thashë:"O i dërguari i Allahut! Si humbet dituria kur ne po lexojmë Kuran, dhe ua lexojmë atë fëmijëve tanë dhe fëmijët tanë ua lexojnë fëmijëve të tyre deri në Diten e Kijametit?! Tha:"Mos të pastë nëna e jote! Kam menduar që je prej njerëzve më të zgjuar në Medine. Po këta, Çifutët dhe të Krishterët, a nuk e lexojnë Tevratin dhe Ingjilin? Nuk punojnë me asgjë që gjindet në këto të dyja!"
Ky pra është libri i Allahut, subhanehu ve teala, dhe ky është Sunneti i të Dërguarit, alejhi selam, mirëpo… ku është puna? Ku është daveti (thirrja)? E posaçërisht ku është dituria e vërtetë para punës dhe davetit (thirrjes)?
Pra, nuk ka vend për këso lloj fjalësh!
Vërtet, ummeti kanë qenë të kënaqur me Muhammedin, alejhi selam, si i Dërguar Pejgamber, prijës, komandant, edukator. Por, kush është ai që e bashkon ummetin sot?
Mjerë ne, e dimë se si ka qenë gjendja në periudhën dhe kohën e tij, alejhi selam, dhe si është tash? Ka pasur autoritet, krenari, fisnikëri, ndërsa ne kemi ngelur sot në errësira e nënçmim.
Vërtetë, ne kërkojmë (shpresojmë) mëshirë prej ummeteve më mëdha, duke iu frikësuar nënshtrimit dhe shkatërrimit që mund te na e bëjnë ata. Lajmet nëpër gazeta flasin për atë çka na godet neve prej mbytjeve, okupimeve, betejave, skllavërimeve, okupimeve të tokave, dhe gjëra tjera që e kanë goditur ummetin tonë - partitë (hizbitë) e urryera që përçajnë ummetin, ku çdo parti është e kënaqur me atë që përmban në veten e saj. Në emër të islamit sulmohet islami, dijetarët dhe thirrësit. Në emër të familjes së Pejgamberit, alejhi selam, fyhet po kjo familje. Janë shumuar kënaqësitë, grindjet, kundërshtimet dhe rrahjet. Janë pakësuar kërkuesit e xhennetit dhe janë shtuar kërkuesit e zjarrit. Gënjejnë në emër të të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, dhe është bërë shumë vështirë të dallosh të vërtetën prej jo të vërtetës tek njerëzit. Ka filluar dhe është bërë shumë lehtë trillimi i haditheve për çdo pronar (pasues) të bidatit. Bidati shenjtërohet sikur të ishte bazë apo shtyllë prej shtyllave të islamit! Pronari i Sunnetit quhet bidatçi, ndërsa bidatçiu quhet pronar i Sunnetit! Janë shtuar kryeparët e atyre që meditojnë dhe përgatisin planet. Janë ngritur në fenë islame pasuesit e dëshirave dhe epsheve. Është bërë durimtari i merakosur dhe i shqetësuar. Në mes nesh dhe kuptimit të drejtë e të vertetë ka shkretëtirë që ndalon dhe vështirëson arritjen tek ajo. E, sikur të na thotë predikuesi apo ligjëruesi se ka thënë Pejgamberi, alejhi selam, obligohemi që të hulumtojmë dhe të verifikojmë vërtetësinë e hadithit, dhe nuk di se a do të takojmë dikë që ia ka dhuruar Allahu këtë baraspeshim dhe përpikmëri në këtë shkencë apo jo. Po edhe nëse vërtetohet hadithi, të paktë janë ata që e vërtetojnë këtë. Jemi të obliguar që të dimë kuptimin e tij dhe çka na udhëzon tek ai kuptim, dhe për këtë është detyrim për ne që të zhytemi në lëndën e usuli fikhut, e ndoshta mund që të dalim në bregun e tij me ndonjë sukses, dhe duhet që patjetër të mësojmë gjuhën dhe çka ka në të prej çështjeve anësore dhe pas saj… Por edhe nëse përfundojmë këtu apo aty me sukses, harrojmë punën me atë çka mësuam dhe ndalemi prej davetit (thirrjes) të cilën patjetër duhet ta kryejmë.
A nuk janë këto fatkeqësi dhe mundime si rezultat i vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam? A nuk janë këto si rezultat i vdekjes së sahabëve të Pejgamberit, alejhi selam? A nuk janë këto si rezultat i mospunës me Librin e Allahut, subhanehu ve teala, dhe me Sunnetin e Pejgamberit, alejhi selam?
Çfarë pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam?
Janë përlotur sytë dhe janë pikëlluar zemrat, mirëpo, çfarë duhet bërë?
Duhet të punosh me Librin e Allahut, subhanehu ve teala, të punosh me Sunnetin e Pejgamberit, alejhi selam.Vërtet, na e ka bërë të qartë i Dërguari i Allahut, alejhi selam, se shkaku i humbjes së Çifutëve dhe i Krishterëve është mosveprimi i tyre me Tevrat dhe Inxhil, kështu që është e detyrueshme që ne të punojmë dhe të garojmë në këtë. Dhe, është e detyrueshme që të fillojmë një kontroll të plotë dhe të mos e pranojmë atë që nuk është e saktë prej haditheve, ngase kjo çështje është fe, dhe kjo thënie është ligj. Prandaj, le të shikojmë se prej kujt po e marrim fenë tonë. Po ashtu është e detyrueshme për ne dituria dhe qëndrimi me dijetarë.
Pra, le të meditojmë mbi porosinë e Omer ibn Abdu el-Azizit, rahimehull-llah, që e ka shkruajtur për Ebu Bekr ibn Hazm:"Shiqo se ç'ka prej haditheve të Pejgamberit, alejhi selam, dhe shkruaj ato, ngase me të vërtetë unë i frikësohem humbjes së diturisë dhe shkuarjes së dijetarëve, dhe mos prano tjetër vetëm se hadith të Pejgamberit, alejhi selam."
Përhapeni diturinë dhe uluni derisa të mësohet ajo që nuk dihet, se vërtet dituria nuk shkatërrohet derisa të fshihet. Dhe se kërkimi i diturisë dhe prezentimi në këto mësime na bën që ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, siç thotë poeti:
Pronarët e hadithit janë shokët e Pejgamberit, alejhi selam.
Po edhe nëse nuk e kanë shoqëruar atë vetë, frymëmarrjet e tyre e kanë shoqëruar
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në namazin e tij
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në agjërimin e tij
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në zeqatin e tij
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në haxhin e tij
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në sjelljet e tij
Le ta shoqërojmë Pejgamberin, alejhi selam, në luftën e tij
Dhe mos prano vetëm se hadith të Pejgamberit, alejhi selam
Hadithi i tij është shërim dhe dritë. Në të ka paqe, fitim, dhe lumturi
Medito mbi porosinë
Vërtetë, kjo është një çështje me ç'rast secili që ndahet duhet të lë porosi. Po a ka lënë Pejgamberi, alejhi selam, ndonjë porosi për neve?
Po, ka lënë grup porosish dhe burim këshillash.
Nga Abdurrahman ibn Amr es-Sulemi, nga Irbad ibn Sarijeh, radijAllahu anhu, i cili ka qenë prej atyre që kanë qajtur, i cili ka thënë:"Na e ka falur Pejgamberi, alejhi selam, namazin e drekës e pastaj është drejtuar me fytyrë nga ne, na ka këshilluar me një këshillë të rrjedhshme, nga e cila na janë përlotur sytë dhe na janë pikëlluar zemrat. Një njeri pyeti:"O i Dërguari i Allahut?! Sikur kjo këshillë të jetë këshillë lamtumirëse?! Tha:"U porosis për devotshmëri ndaj Allahut, nënshtrim ndaj sunduesit edhe nëse ai është rob Etiopian (habeshit). Vërtet, kush jeton prej jush pas meje do të shohë kundërshtime të shumta, prandaj kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e Hulefai Rrashidinëve të përudhur drejt, dhe kapuni për këto me dhëmballë, ruajuni nga risitë (bidatet) në fe, sepse vërtet çdo bidat është humbje."
Pa tjetër duhet që të meditohet mbi këtë porosi. Pa tjetër duhet të jetojmë me porosinë dhe porosia të jetojë me ne. Dhe patjetër duhet ta përkujtojmë këtë në çdo çështje gjatë jetës sonë… në kënaqësi dhe hare, në çdo ndjenjë dhe zemërim… në siguri dhe në sprovë,në bashkim dhe në përçarje, ngase vërtetë në të ka shkaqe lumturie dhe fshehje të fitimit.
Titulli origjinal:
"Musibetu Mevti en-Nebiji alejhi selam ve Etheruha fi Hajati el Umeti".
Përktheu:
Bali Muslih Sadiku.
Recenzoi:
Unejs Shuajb Murati.
Lekturoi dhe Korrektoi:
prof.Sadri Jahir Daku